Qendra e masazheve në Tiranë ishte kthyer në vend për prostitucion, dhe në pranga ka rënë një 24-vjeçare, kurse në kërkim nga Policia është shpallur një 36-vjeçar. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Spa 19”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases: K. I., 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E.…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me të cilin diskutoi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Në takim u konfirmua mbështetja e Italisë për Shqipërinë lidhur me projektet dhe programet e shumta që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit. Ambasadori Bucci i uroi suksese në detyrën e re Ministrit Balla dhe siguroi që bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë i vazhdueshëm dhe i shtrirë në shumë fusha. Ministri Balla, pas takimit përmes…
Rezarta Shkurta nuk nguron që të tregojë dashurinë që ka për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Këtë herë përmes një video të postuar në Instagram, ajo ka ndarë momente intime me bashkëshortin e saj, ku shfaqen të dashuruar, duke u prekur dhe puthur.
Një 53-vjeçar u kap në portin e Durrësit me 44 mijë euro të fshehura poshtë tapicerisë së furgonit. “Me qëllim shmangien e deklarimit në doganë, paratë i kishte fshehur ë pjesën e tapicerisë së furgonit, ku dhe policia kufitare i zbuloi pas një kontrolli në vijën e dytë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. A., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar””,-informon Policia e Durrësit.
Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” për pjesën tjetër të jetës, ndërsa Evropa dhe SHBA-ja po përballen me valë të të nxehtit. Peter Kalmus bën thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”. Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë…
Partizani humbi 2-0 kundër BATE Borisov në Hungari, duke u eliminuar nga turi i I i Champions League. Të kuqtë do luajnë në turin e tretë të Conference League, me skuadrën nga Andorra, Atletic D’Escalante që është kundërshtari i “Demave”. Pas ndeshjes për mediet foli Zoran Zekic. Trajneri u duk i zhgënjyer, por që tregoi se nga kjo e mërkurë do vijojnë përgatitjet për kundërshatin e Conference League. “Jam shumë i zhgënjyer përsa i përket rezultatit sot. Ne luajtëm futboll, por nuk arritëm të shënonim dhe sigurisht në situata të veçanta ata na ndëshkuan. Bëmë vetëm një gabim, të cilin…
Në prangat e Policisë së Vlorës ka rënë personi i cili ditën e djeshme i vendosi flakën automjetit në lagjen Pavarësia, teksa më pas morën flakë edhe dy makina të tjera. Personi është arrestuar përgjatë mbrëmjes. Bëhet fjalë për një djalë të ri nga mosha 25-30 vjeç i cili ka qenë autor u zjarrit. Personi në fjalë është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Ai është nisur nga zona e stacionit të trenit në lagjen 24 maji në Vlorë, është ndalur në një karburant ku ka pirë kafe, teksa më pas bidonin e ujit gjysmë litri e ka mbushur me benzinë…
Kryetarja e Komisionit të Edukimit, deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar përmes një letre në lidhje me nismën për t’i dhënë mandat të përjetshëm kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Açka flet për puç që po bëhet në Parlament për të arritur sipas saj këto synime. Mes të tjerash ajo shton se deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj nuk mund të shkelin ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit. Açka i ka kërkuar në emër të komisionit, Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës që të informohet për depozitimin e ndonjë kërkese në protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy…
Kryenegociatorët e Kosovë dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, do të takohen këtë të mërkurë në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE Miroslav Lajçak. Temë kryesore e takimit pritet të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe hapat drejt çtensionimit të situatës në veri. Javën e kaluar në një takim që ka zhvilluar kryenegociatori Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së Lajçak janë pajtuar për hapat që do të ndërmarrë Kosova për çtensionimin e situatës në veri e që sipas palës kosovare krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 Shkurtit dhe…
Këngëtari latin Ricky Martin ka një mesazh për publikun shqiptar para koncertit madhështor që pritet të mbahet nesër në mbrëmje në sheshin “Skënderbej”. Në mesazhin ne ndarë nga kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale, këngëtari thekson se koncerti do të jetë fantastik dhe i fton të gjithë të bëhen gati për të kërcyer. “Përshëndetje Shqipëri! Si jeni? Unë jam Ricky Martin dhe sapo kam mbërritur në Tiranë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse kam një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në 20 korrik. Dua të gjithë të jeni aty dhe bëhuni gati për të kërcyer, pasi do të…
Kremlini ka rritur moshën maksimale për ushtarët e saj deri në dhjetë vjet për të lejuar përgatitjen e forcës së re me 100,000 ushtarë. Kjo forcë e re ushtarake e Vladimir Putin është angazhuar për të sulmuar zonën përreth Kupyansk në sektorin verior të vijës së frontit në Ukrainë, sipas shefave ushtarakë në Kiev. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, kolonel Serhi Cherevaty tha se Rusia kishte urdhëruar batalionet e ish-të dënuarve Storm-Z të përgatiteshin për betejë dhe po godet me më shumë se 500 predha në ditë rreth Kupyansk. “Armiku ka përqendruar një grup shumë të fuqishëm. Më shumë se 100,000…
Më 19 korrik të vitit 1998, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë dhe u plagosën, si pasojë e një sulmi të forcave serbe. Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë. Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht. Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të…