Author: tirana

Anija shqiptare “Butrinti”, që është angazhuar në operacionet e përbashkëta me forcat greke dhe turke në Egje, ka asistuar në shpëtimin e 52 emigrantëve nga Lindja. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shkruan se ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve. “Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti”! 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke. Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit…

Read More

Në një botë të mbushur me talente të ndryshme dhe artistë frymëzues, një emër spikat, jo vetëm për muzikën e tij të jashtëzakonshme, por edhe për vendosmërinë dhe ambicien e tij të palëkundur. Capital T, koncerti i të cilit në stadium shënon të parin në një dekadë nga një interpretues vendas. Udhëtimi i tij ka qenë një sukses i vazhdueshëm, sfidues dhe një pasion i palëkundur për zanatin e tij. Duhet admiruar udhëtimin e jashtëzakonshëm të këtij artisti të palodhur, konceptin e tij të ndërprerë të turneut për shkak të pandemisë dhe koncertin unik, Time Capsule II që po zhvillohet…

Read More

Besim Muçaj, Ilir Daci, Ergin Peposhi, Ardit Peposhi dhe Gazmen Brahaj ishin në rrugë për në punë, por një aksident tragjik u mori jetën të gjithë. Pesë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Edessa të Greqisë, ku një “Mercedes Benz” me targa shqiptare u përplas me një kamion, mësohet se ishin punëtor sezonal. Sipas medias greke “Protothema”, pas operacionit të zjarrfikësve nga mjeti janë nxjerrë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 47-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar. Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka përfunduar në korsinë…

Read More

Emigrantët shqiptarë të cilët po presin që të vijnë në atdhe, po përballen me një fluks të mjeteve dhe radhëve kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës. Prej dy orësh makinat qëndrojnë në pritje në pjesën greke të pikës Kufitare të Kakavijës. Shkak është bërë puna me një sportel nga pala greke. Gjatë orëve të fundit raportohet për dalje nga Shqipëria të mbi 3000 shtetasve dhe mbi 3500 në hyrje në Shqipëri, ndër të cilët edhe grekë që vijnë për pushime në Shqipëri.

Read More

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga Durrësi turistik, ku flasin turistët e huaj dhe vendas. Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se Durrësi turistik është një kantier me të reja të mirëpritura edhe këtë vit. “MIRËMËNGJES dhe nga Durrësi turistik, një kantier me të reja të mirëpritura edhe këtë vit, ku pushuesit e huaj dhe vendas ndjehen të mikpritur çdo vit e më mirë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Edhe këtë të mërkurë vijon i nxehti përvëlues. Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë, por edhe pjesën më të madhe të Europës Jugore. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 17 deri 37°C në zonat e ulëta 19 deri 42°C në zonat bregdetare 23 deri 39°C

Read More

Dashi Kjo ditë fillon me shumë energji për të derdhur të gjithë në dashuri. Nga ana tjetër në punë duhet të përfundoni sa më shpejt një marrëveshje. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi. E papritura është pjesë e lojës. Demi Të mërkurën dashuria nuk po noton mirë kohët e fundit dhe ka pasur probleme me partnerin tuaj, por përpiquni të mos jeni gjithmonë shumë të ngurtë. Një lajm interesant po vjen në punë. Binjakët Nëse sapo keni takuar dikë të ri, mos e lini të largohet sepse mund të jetë personi i duhur. Në punë mirë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka tërhequr vëmendjen strukturave të policisë për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm. Balla thotë se mjetet zyrtare nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. “Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm! Standardi i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij,…

Read More

Prej 48 orësh ministri i Brendshëm z.Taulant Balla qarkullon me një mjet që është i mbushur me gjoba. Tre gjobat datojnë në vitin 2021 dhe 2022. Dy gjoba janë vënë këtij mjeti në Tiranë dhe një në Lushnje.  Kjo periudhë daton me drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga z.Bledi Çuçi i shkarkuar nga kryeministri Rama. Z.Balla është ministër prej 72 orësh dhe më herët ka përdorur mjetin me targë xx 900 TB. Çuçi ose ia ka “fshehur” Ballës 3 gjobat ose se ka ditur fare që vartësit e tij në policinë rrugore e kanë gjobitur.

Read More

Duart janë një nga pjesët e trupit më të fuqishme që kemi.  Ata janë të përfshira në pothuajse çdo detyrë që ne bëjmë. Pra, ka kuptim që ata janë të stresuar. Ne shpesh reagojmë ndaj kësaj lodhjeje të gishtave duke u përpjekur të “çlirohemi” me një lëvizje të njohur: kërcasim gishtat. Dhe ndërsa kjo lëvizje duket ngushëlluese, shumë theksojnë se mund të mos jetë një zakon veçanërisht i dobishëm ose i shëndetshëm. Sipas studiuesve të Universitetit të Harvardit ka disa arsye pse njerëzit kërcasin gishtat. “Shumë e shijojnë, ndërsa për të tjerët është një lëvizje e pavetëdijshme për të përballuar stresin që ndjejnë”, thotë…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Peshkopisë. Një automjet “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit Roinaldo Rexha, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy automjete të tjera që ishin të parkuara anash rrugës, duke i shkaktuar dëme të mëdha. Shkak mësohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i “Benzit” dhe një pasagjer, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Dibër.

Read More

Dëshira e Washingtonit për stabilitet në Ballkan, ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionin. Kështu shprehet në një artikull autorial të publikuar në “Foreign Policy”, ish-kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel. Engel thotë se është i shqetësuar për trajtimin që po i bënë Departamenti i Shtetit, mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Read More