Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të hartojë brenda vitit 2023 një metodologji për shoqëritë e sigurimit, duke aplikuar një sërë faktorësh risku në përllogaritjen e primit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Kërkesa është përfshirë në draft-rezolutën për AMF të sapomiratuar nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, ku vihet gjithashtu theksi edhe te sigurimet vullnetare. Komisioni i Ekonomisë i ka vendosur AMF-së edhe detyra specifike sa i përket rekomandimeve të Moneyval në luftën kundër pastrimit të parave.
Author: tirana
Shtyhet seanca për Luiz Ejllin, i cili akuzohet nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh për justifikimin e parave të një personi në hetim. Seanca është shtyrë për në datë 19 shtator, pasi sot ka munguar avokati i këngëtarit “për arsye shëndetësore”. Kujtojmë se prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare, konkretisht nga Gjykata e Fierit, si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga…
Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, ku theksoi se në Shqipëri nuk mund të ketë feude apo bajraqe. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa raportohet të ketë zgjatur mbi 1 orë. “Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë”, u shpreh Balla para drejtuesve të policisë. Sipas Ballës, në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri…
Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një pus me naftë në Amonicë të Vlorës. Në vendngjarje kanë shkuar për ndihmë dhe për të stabilizer gjendjen zjarrfikësit e Selenicës dhe nga Vlora. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit dhe nëse ka të lënduar
Cindy Marina feston ditëlindjen e saj të 25-të dhe sigurisht s’kishte si të mungonte urimi i vjehrrës së saj, ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Përmes një “story” në “Facebook”, Jozefina uroi Cindyn në këtë ditë kaq të rëndësishme, jo vetëm për atë, por për të gjithë që janë afër ish-missit. “Nuk ndodh çdo ditë që të bëhesh 25 vjeçe! Urime Cindy”, shkruan Jozefina. Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli prej kohësh tashmë janë së bashku dhe po shijojnë dashurine e tyre. Ata tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen dhe shfaqen kudo së bashku. Më herët ish-missi dhe ish-moderatorja e…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur të martën se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 19 korrik në Bruksel. Më 12 korrik, Vuçiq e ka bërë të ditur se i ka dërguar NATO-s letër zyrtare me kërkesë që ta takojë shefin e këtij institucioni. Temë e bisedimeve besohet se do të jetë situata në Kosovë. Stoltenberg dhe Vuçiq do të takohen në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të krynegociatorëve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Më 11 korrik, Bashkimi…
Këngëtarja dhe modelja Kejsi Medini rrëfeu se nuk do të martohej me një djalë me ngjyrë, edhe pse nuk ka asnjë paragjykim për ta. “Këtë s’besoj ta kisha bërë, jo se jam raciste, por nuk më pëlqen që t’i përziejë racat si i thonë. Nuk kam gjë kundër tyre, por s’do më pëlqente që unë të jem e bardhë e burri im i zi. Ndoshta dhe do ndihesha në siklet”, tha ajo.
Ricky Martin ka mbërritur në Tiranë. Artisti i njohur latin ndodhet aktualisht në kryeqytetin tonë. Ndryshe nga artistët e tjerë të huaj, Ricky ka zgjedhur të udhëtojë drejt Tiranës dy ditë para koncertit për ta vizituar qytetin nga afër, para se të ngjitet në skenë. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews) Ricky Martin pritet ta ngrejë peshë sheshin “Skënderbej” të enjten, më 20 korrik. Një koncert i këtyre përmasave të tilla në vendin tonë vjen pas atij të Enrique Iglesias. Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e…
Kryeministri Edi Rama është shprehur mirënjohës ndaj efektivëve të Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake, për të cilët tha se vijojnë pa ndërprerë punën në terren, ndonëse vendi po përballet prej disa ditësh me temperatura përvëluese. “Falënderim dhe mirënjohje ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake që shërben në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në këto ditë me temperatura të larta#VetëmPërpara”, shkruan Rama në postimin e tij.
Policia ka liruar hapësirën publike në plazhin e Borshit dhe në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë. Uniformat blu kanë sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlongë, ndërsa janë proceduar penalisht 3 persona që kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat në mënyrë të paligjshme, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Njoftimi i plotë Himarë/Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, i nisur gjatë fundjavës, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, faza e dytë e këtij operacioni. Gjatë kësaj faze janë sekuestruar në…
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka caktuar datat e nisjes së aktiviteteve zyrtare për sezonin 2023-2024. NJOFTIMI I FSHF: Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar së fundmi datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2023-2024. Përmes një vendimi qarkullues, KE-ja e FSHF-së ka marrë vendime të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik, duke nisur që nga datat se kur nisin aktivitetet futbollistike. Kampionati ‘Abissnet Superiore’ pritet që të ngrejë siparin të shtunën e 19 gushtit të vitit 2023 dhe të përfundojë më 11 maj të vitit 2024. Ndërkaq, kampionati i ‘Kategorisë së…
Lefter Maliqi kërkon hetim pasuror për politikanët dhe sekuestro të pasurive. “Hetim pasuror politikanëve dhe sekuestro nëse duam shtet ligjor. Kur flet për popullin, Ministra e Deputetë mbajnë veshët përpjetë! Kur i servilosesh Qeverisë duartrokasin! Mjerë populli për atë Parlament dhe ata Ministra! Vjedhje, abuzime, korrupsion, aktrime, mashtrime dhe votime kundër interesave të vendit. Dyfishuan rrogat e Deputetëve dhe Ministrave, se nuk ju dalin miliardat!! Pse nuk bëjnë Vetingun e politikanëve? Pse nuk bëjnë hetim pasuror të Deputetëve, ish-Deputetëve, Ministrave, ish-Ministrave, Drejtorëve, Kryeministrit, Presidentit, Kryetarëve të Bashkive dhe ish-Kryetarëve të Bashkive apo të ish-Komunave, duke filluar nga vet unë! Kam…