Eurodeputeti Grek, Manolis Kefalogianis ishte këtë të martë në Himarë, ku zhvilloi një takim me banorët e këtij qyteti dhe mbështetës të Fredi Belerit. Në pozitat e kyetarit kryetarit të Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Kefalogianis kërkoi lirimin kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. “Fredi Beleri, përgjatë komunikimit që pata me të, më tha se nuk do të heq dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Do të luftoj për të drejtat e Himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën. Beleri më tha gjithashtu se jam gati të…
Author: tirana
Media amerikane Financial Time ka zbuluar një gabim te rende te pentagonit. Amerikanet kane dërguar për vite te tera email një shteti në Afrikë. Keto dokumenta përmbanin informacione të rëndësishme si fjalëkalime, të dhëna mjekësore si dhe itenerare të udhëtimeve që kryenin oficerët e lartë amerikanë. Por jo vetëm, si pasojë e një gabimi Pentagoni amerikan ka dërguar miliona emaile ushtarake drejt Malit, një vendi në Afrikën perëndimore që njihet si një aleat i ngushtë i Rusisë. Këto email-e janë dërguar që prej vitit 2013 si pasojë e një gabimi në vendosjen e adresave elektronike ku këto të dhëna duhet…
Marshimi i lekut në kursin e këmbimit valutor vijoi me hapa të mëdhenj edhe ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro humbi për të dytën ditë radhazi pothuajse një pikë në kursin e këmbimit dhe u këmbye me 101.4 lekë, duke zbritur në një minimum të ri historik. Zhvlerësimi i Euros me bazë vjetore ka arritur tashmë në 13.3%, ndërsa që nga fillimi i këtij viti kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me 11.2%. Rënia e lirë e Euros po ndiqet me ritme të ngjashme edhe nga valutat e tjera kryesore. Paundi Britanik u…
Shumë rajone të Spanjës janë vënë në alarm të kuq për “kushte jashtëzakonisht të rrezikshme ” për shkak të të nxehtit ekstrem, ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë betejën kundër zjarrit që ka djegur zona të mëdha në ishujt Kanarie . Sipas Agjencisë Meteorologjike Spanjolle (Aemet), temperaturat do të arrijnë nga 38°C deri në 42°C në pjesën më të madhe të Spanjës qendrore dhe 43°C deri në 44°C në pjesën lindore të vendit, kryesisht në Kataloni, Aragon dhe arkipelagun Balearik. Mediate huaja shkruajnë se në këto tre zona, të cilat janë në “alarm të kuq ”, “rreziku” do të jetë “ekstrem”, paralajmëron Aemet,…
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa sot ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Intervistimi i tij zgjati gjithsej gjashtë ditë dhe gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vazhdoi me pyetje për ish-komandantin, Remi. Ish-komandat, Remi u shpreh se si zonë kishin mbi vete shtabin e përgjithshëm të UÇK-së. Gjyqtari Metro ka parashtruar pyetje për një dokument të SHIK-ut, i cila përfshinë një listë që përmban emrat e personave të dyshuarë si bashkëpunëtorë. Por për këtë dëshmitari tha se nuk e njeh këtë dokument. Kryesuesi i trupit gjykues, Çarls Smith…
Franca dhe Italia po dërgojnë katër avionë në Greqi për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë vendin, njoftoi të martën Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Më shumë se 500 zjarrfikës po luftojnë mbi 80 zjarre në të gjithë Greqinë, duke përfshirë katër zjarre të mëdha. Ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Vassilis Kikilias kishte paralajmëruar më parë se e marta do të ishte një tjetër ditë “e vështirë” dhe u kërkoi qytetarëve të tregohen të kujdesshëm. Të hënën, rreth 1,200 fëmijë u evakuuan nga një kamp veror në Loutraki, një qytet i njohur bregdetar…
Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ndonëse ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO-së e ka lënë në burg. Kujtojmë se Dako ndodhet në burg, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”. VENDIMI I APELIT TË GJKKOGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më 18.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 31 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim V.D.,…
Piku i vapës ka kapluar kryeqytetin këtë të martë. Ndërkohë që temperaturat kanë arritur në maksimumin e termometrit, qytetarët janë munduar që të kryejnë punët e tyre pavarësisht rrezeve të forta të diellit. Ata janë parë në rrugët e Tiranës, duke përballuar vapën me mënyra të ndryshme. Dikush me ujë, disa të tjerë kanë zgjedhur aksesorët e nevojshëm si kapele, çadër apo syze. Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim Planin e masave kundër valës së të nxehtit. Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit përmban: Vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave…
Regjistrimi i mjeteve bujqësore është një nismë që i vjen në ndihmë vetë fermerëve, pasi formalizon një pasuri të tyre. Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga puaan që po kryhet pranë DRSHTRR-ve në qarqe për regjistrimin e mjeteve bujqësore. Rama bëri të ditur se “qindra mjete bujqësore, rimorkio e agregat, deri sot të paregjistruara, po kryejnë targimin me procedura të lehtësuara e kontroll fizik aty ku jetojnë e punojnë, duke ua kursyer kilometrat e kohën”. “Të interesuarit që kanë mjete të tilla, të lidhen me zyrën e bujqësisë pranë njësive administrative dhe rastet do të ndiqen nga DRSHTRR-ja e…
Sali Berisha këtë të martë ka hedhur akzua ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçit si autorë kryesorë dhe pronarë të inceneratorit të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së së Rithemelimit deklaroi se Veliaj për t’i hapur rrugën “koncesionit të sipërmarrjes së tij kaloi te Mërtiri dhe Zoto, ndërmarrjen Eko Tirana, në pronësi të Bashkisë së Tiranës.” Teksa sjell në vëmendje procedurat për inceneratorin e Tiranës, Berisha shprehet se Veliaj iu drejtua katër herë me letra, Ministrisë së Financave, që t’ia aprovonte kalimin në koncesion të inceneratorit. Kërkesë kjo që u refuzua nga ish-ministri Shkëlqim Cani dhe…
Kryetarja e Komisionit të Edukimit, deputetja e PD-së Flutura Açka foli në mbledhjen e Komisionit të Edukimit, ku po diskutohet pr ligji për studentët e Mjekësisë. Ajo tha se ky ligj që detyron studentët që të punojnë deri në 5 vite në vend, dhe më pas të pajisjen me diplomë, do të jetë vetëm për oligarkët. “Po bëjmë një ligj për oligarkët. Do të kalojë ky ligj. Unë këtu jam spektatore dhe ju kërkoj ndjesë. Jam spektatore dhe më vjen shumë keq. Ambalazhi është aq i bukur, sa të bie të fikët nga bukuria, por ajo që është pas nuk…
56-vjeçari Haxhi Çollaku mbeti i vrarë në Itali, pasi u ekzekutua nga policia italiane, gjatë një përpjekjeje për ta arrestuar, pas denoncimit që kishte bërë ish-gruaja. Së fundmi një prej vëllezërve të tij ka folur rreth ngjarjes së rëndë dhe marrëdhënies së nxehtë që ka pasur me ish-gruan. Ai tregon se në momentin e vrasjes Haxhiu kishte shkuar të takonte të bijën, me të cilën nuk kishte mundur të krijonte asnjëherë kontakt pas divorcit. “E mësova nga vëllai tjetër. Ai po kthehej nga puna, e kishte marrë vesh dhe më njoftoi përmes telefonit. Ka shkuar të takojë gocën. Ka ardhur…