Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia. Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve, Ahmetaj ka thyer heshtjen. REAGIMI:Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve….
Author: tirana
Sabiani është shumë aktiv në Tiktok duke postuar video të ndryshme dhe së fundmi ka treguar se si ka reaguar kur Keisi ka blerë një çantë të re 500 euro. “Ik, ik nga gjyshja. Plehrë, nga ngjave ti racë m*ti”, dëgjohet të thotë në videon, ku në fund Sabiani shfaqet duke qesh. Krahas videos këngëtari ka shkruar: “Kur Keisi thotë e bleva këtë çantën lirë fare, 500 euro”. https://www.tiktok.com/@sabiani_original/video/7257092963325447429?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7257118219861247494
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përballimin e të nxehtit ka inspektuar një prej pikave të hapura enkas për asistencë mjekësore për qytetarët që do të kenë nevojë në Pedonalen e Shkodrës. “Në kuadër të planit të masave të bashkërenduar me të gjitha institucionet qe jemi duke punuar, qoftë me Njësinë Mjekësore Ushtarake, Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Operatorin e Kujdesit Shëndetësore dhe gjithashtu edhe me Institutin e Shëndetit Publik, jemi të angazhuar sa i përket valës së të nxehtit, ku kjo javë konsiderohet si një prej javëve më…
Në një kohë që vendi po vij të përballet me largime masive, numri i të huajve që kanë gjetur “parajsën e jetës e punës” po rritet vit pas viti. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitin e shkuar morën shtetësinë shqiptare 1 mijë e 527 të huaj, shifër kjo 2-fish më e lartë se në 2021-shin dhe 5 herë më e lartë se ajo e regjistruar në 2017-n. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova, Turqia, Italia dhe Siria. Nga ana tjerët edhe numri i atyre që lënë shtetësinë shqiptare vijon të mbesë në nivele të…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha në një takim me socialistët e Rrogozhinës, se qytetarët dhe vetë demokratët e kanë kuptuar që vendi duhet të shkojë vetëm përpara. Ai tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta, që tani nuk flasin më me njëri-tjetrin, po pushojnë në Lalëz, ndërsa Kavaja është mbuluar nga mbeturinat dhe aty nuk punon më askush. “Më kujtohen zgjedhjet e vitit 2011 në Tiranë, që u ndanë për 10 vota, dhe ju e patë çfarë ndodhi, ku për ato 10 vota Tirana shkoi 4 vite pas. Ose thjesht kaloni tani në…
Dalin në dritë detaje të reja që fundosin pozitën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Gazetari Poli Hoxha ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë zbulim të ri për hetimet e SPAK. Mësohet se gjatë hetimit të SPAK për pasuritë e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij, janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma të mëdha. Në llogarinë CRESLJZZ69A, të bashkëjetueses së ish-zëvendës kryeministrit në bankën Credit Suisse, janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri te Credins Bank dhe BKT. Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro. Mësohet se gjatë…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhet në Nju York ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara me fokus objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Balluku në fjalën e saj është shprehur se në këtë takim fokusi ka qenë te samite që do të zhvillohet në shtator dhe te objektivat për energjinë e rinovueshme të vitit 2030.Sipas ministres e rëndësishme është që qeveria shqiptare ka punuar shumë në këtë drejtim dhe në vitin 2030 synon që vendi ynë të jetë një vend për tu marrë shembull sa i përket energjisë…
Këtë të martë, pr/ligji për kanabisin mjekësor është miratuar nen për nen në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë (përgjegjës) projektligji për kanabisin. Deputetët socialistë rrëzuan propozimin e kolegut të tyre, Erion Braçes në Komisionin e Ekonomisë që të përcaktohet hapësira që do të shfrytëzohet për kanabisin industrial. U pranuan disa ndryshime të propozuara nga deputeti i PS-së Ilir Metaj, si ai për të shtuar një nen për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës”. Me qëllim që te agjencia të punësohen vetëm personat që kalojnë procesin e verifikimit, përmes një procesi që lidhet me kriterin e integritetit moral…
Pak ditë para zgjedhjeve vendore në Rrogozhinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Asamblenë e PS-së atje, ku nënvizoi se më 23 korrik do të fitojë puna e Edison Memollës dhe Partia Socialiste. “Është shumë i rëndësishëm besimi që ka një skuadër. Në këtë fushatë kam vënë re se skuadra jonë shumë ka besim, është e vendosur dhe pavarësisht se ka një kundërshtar, i cili mund të ketë më shumë para, që mund të tallet duke thënë se ‘unë, ata të Rrogozhinës i bëj si keca’, që mund të ketë në…
Reperja Melinda Ademi, është një prej emrave më të komentuar të showbizz-it. Përveç projekteve muzikore, ajo ka nxitur fansat me imazhe të reja nga pushimet. Melinda ka ekspozuar linjat e saj të formësuara të trupit në disa foto ku shihet teksa po shijonte ditë pranë plazhit. Ndërkohë, përveç atyre në bikini, reperja mahniti admiruesit e saj edhe me një fotosesion ku shihet gjatë xhirimit të kipit.
Një 31-vjeçare është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin nën efektin e drogës dhe në sens të kundërt. Ajo ka përplasur 3 mjete të parkuara dhe më pas ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen me iniciale A. O., 31 vjeçe, banuese në tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike dhe në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka goditur tre automjete të parkuara, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.
Zv/kryetari i grupit parlamentar në PS, Toni Gogu tha se kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama në seancën plenare këtë të enjte, nuk janë urgjente për tu diskutuar në seancën e ardhshme. Po ashtu ai tha se për çështjen e incerenatorëve është momenti që Drejtësia po flet. “Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje duhet të hynin në seancën ardhshme. Do të vendosë Kuvendi të enjten nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë fort se aty nuk ka përmbajtje. Tani është momenti i drejtësisë për atë…