Vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj po vijnë me një bashkëpunim të ri me Elgit Dodën dhe Claydee. Teksa secili prej tyre sollën këtë sezon veror duete, Romeo me Ledi Vulën, ndërsa Donaldi me Luiz Ejlli, ata tanë janë bërë bashkë edhe një herë tjetër. Dyshja po punojnë për një këngë të re që do të jetë një bashkëpunim me kantautorin Elgit Doda dhe artistin shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Claydee. Ata kanë publikuar një pjesë të shkurtër gjatë xhirimeve të klipit, teksa ndanë edhe një fragmet të këngës. “Habibi lele”, së shpejti ka shkruar Romeo në mbishkrimin e…
Author: tirana
Sali Berisha është figura më e vjetër akltive në politikë. Një qytetare në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, ka deklaruar se populli është shumë i lodhur me të njëjtat fytyra që dalin çdo ditë në televizion. Sipas zonjës, ka ardhur koha që Sali Berisha ta mbyllë karrierën sepse ka siguar të ardhmen edhe për brezat e ardhshëm. Ajo ka theksuar se populli shqiptar është i mallkuar, pasi dha jetën për këtë vend dhe janë katandisur në këtë gjendje. “Ç’është ky mallkim i madh që ka marrë ky populli jonë që luftoi, që dha jetën për këtë vend. Ka ardhur koha…
Kosova bleu dronët Bayraktar nga Turqia. Gjenerali Hisen Berisha, deputet i PDK-së shpjegon këtë blerje. “Blerja e dronëve ishte planifikuar muaj më parë, pas analizës së kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi. Lufta në Ukrainë ka treguar eficencën e tyre. Është domosdoshmëri e kohës, nuk ka asnjë kufizim ligjor, pavarësisht se çfarë thotë Vuçiçi. Ne do të blejmë edhe teknologji më të avancuar, jo vetëm dronë por edhe sisteme armatimesh”, tha Berisha. Po ashtu ai tha se Serbia ka blerë sisteme raketore nga Rusia dhe është një satelit rus që ka bazën në kufi me Kosovën.…
Aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit e tij foto apo video që të bëjnë për të qeshur. Pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 2” postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte se do të ngjitej në majën e një mali në Theth. Me shaka, ai shkruante se nëse nuk postonte për 3 ditë, fansat të lajmëronin emergjencat. Ndërkohë një ditë më parë, aktori ka postuar në “Instagram” një video ku shprehet se nga shëtitja në mal është kthyer shëndosh e mirë, por i…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fake delivery”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E.Ç, 45-vjeç dhe N.H, 58-vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L.Ç, 45-vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E.Ç, shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N.H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar këtë të martë do të paraqesë para Kongresit amerikan një raport për zhvillimet e deritanishme lidhur me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Sipas dokumentit, raportimi para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, do të ndërlidhet kryesisht me nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas Escobar, asociacioni do të fuqizonte komunat me interesa të përbashkëta, gjuhë dhe kulturë për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e…
Ekonomistja dhe pedagogia Romina Radonshiqi, ka folur rreth korrupsionit në universitetet shqiptare. Ajo tha se kjo situatë është bërë aq e zakontë sa studentët janë mësuar e madje kërkojnë që ta blejnë edhe punimin e diplomës online. Për të ka pasur raste kur studentja e ka pyetur nëse njeh ndonjë që mund t’i bëjë diplomën. “Çmimi i temave të diplomave nëse janë tema për Bachelor shkojnë deri në 100 mijë lekë të vjetra në Master është diku dyfishi. Më ka rastisur të më pyesin “o zysha a njeh dikë që të më bëjë temën?”, është bërë normale”,-tha Romina Radonshiqi.
Mëngjesin e kësaj të marte, tre makina u përfshirë nga flakët në lagjen “Pavarësia” në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina. Nga zjarri u dogjën dy makina dhe pjesërisht një e tretë. Sipas burimeve, dy nga mjetet i përkasin Petref Nezhës dhe Nerizan Hoxhës. Ky i fundit, mjeti i të cilit u dogj i pari, thotë se nuk dyshon tek asnjë person dhe se nuk e di pse ia kanë bërë këtë gjë. “Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta…
Policia e Shtetit po vijon me kontrollet në zona të thella malore, kjo për të goditur kultivimin e kanabisit. Kështu, gjatë kontrollit të territorit me dron, në zonat malore të Krujës e konkretisht në fshatin Cudhi, janë zbuluar 875 bimë narkotike kanabis sativa. Këto bimë u asgjësuan me djegie. Ky aksion ishte në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”. Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Partizani kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov. Të kuqtë dominuan në kryeqytet, duke lënë shumë pak hapësira për kundërshtarin, megjithatë në fund nuk mundën të dilnin fitimtarë dhe për këtë arsye detyra për secilën skuadër do të jetë vetëm fitorja nëse duan të kualifikohen në turin e dytë të Champions League. Ndeshja do të luhet në Hungari dhe pa praninë e tifozëve, kjo për shkak të dënimit të klubeve bjelloruse nga UEFA. Sa i përket formacionit, trajneri Zoran Zekic nuk pritet të bëjë ndryshime nga ndeshja e parë. Takimi do të luhet sot, në orën 20:00.
Mëngjesin e sotëm, tre makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Pavarësia” në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina. Nga zjarri janë djegur dy makina dhe pjesërisht një e tretë. Forcat zjarrfikëse kanë parandaluar përhapjen e zjarrit te makinat e tjera të parkuara pranë. Sipas informacioneve paraprake shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm.
Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle. Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në banesën e babait të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Kujtojmë se ky i fundit ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar. Kuvendi miratoi me 117 vota pro kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit. Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së…