Vala e të nxehtit ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës, do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë kësaj jave. Orët e gjata me diell dhe masat ajrore të nxehta do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër. Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama është zgjuar duke promovuar Labovën e Kryqit, për të cilën thotë se këtë vit përfaqëson Shqipërinë në nismën “Best Tourism Villages”. “MIRËMËNGJES dhe me pamjet e mrekullueshme nga Labova e Kryqit, fshati rrëzë vargmaleve dominuese të luginës së Drinos që e merr emrin nga kisha e Shën Mërisë së Kryqit dhe këtë vit përfaqëson Shqipërinë në nismën “Best Tourism Villages” e iniciuar nga Organizata Botërore e Turizmit, ju uroj një të dielë të paqtë”,-shkruan Rama. “Best Tourism Villages” është një program që promovon fshatrat e të gjithë botës të cilat janë destinacione…
Për Policinë Metropolitane në Britaninë e Madhe tashmë ka rregulla të reja, parashikojnë që oficerëve t’u ndalohet kontakti me punonjëset e seksit dhe që të deklarojnë të gjitha lidhjet e tyre të dashurisë. Përveç deklarimit për çdo marrëdhënie romantike, oficerët gjithashtu duhet të tregojnë burimin e çdo fitimi të papritur mbi 5,000 £ sipas udhëzimeve më të rrepta të lëshuara në prill, si pjesë e një përpjekjeje për të rivendosur besimin e publikut te Policia Metropolitane. Kjo është hera e parë që shkuarja me punonjës seksi u ndalohet në mënyrë specifike agjentëve nga Scotland Yard, pasi më parë ka pasur…
Dashi Të martën një tension i vogël mund të rikthehet në dashuri, veçanërisht për çiftet që tashmë janë në krizë. Shtyjeni çdo vendim për javën e ardhshme. Për sa i përket punës, mos e refuzoni një marrëveshje afatgjatë. Demi Të martën, disa diskutime të vogla në dashuri mund të kthehen së shpejti. Kini kujdes nëse jeni të dashuruar me një person që tenton të arratiset. Kujdes nga disa diskutime familjare. Binjakët Kjo ditë e martë duhet të bëni pak durim pasi keni probleme sidomos në lidhje me punën. Mund të diskutoni me bashkëpunëtorët ose bashkëpunëtorët duhet të keni shumë kujdes.…
Përveç drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, i cili u sanksionua së fundmi, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë edhe shtetas të tjerë serbë. Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, disa prej tyre janë të njohur për publikun e gjerë, si tregtari i armëve Slobodan Teshiç dhe biznesmeni kontrovers Milan Radojiçiç, ndërsa të tjerët pothuajse nuk njihen, përcjell Telegrafi. Ndryshe, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sanksione ndaj drejtorit të BIA-s dhe ish-ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin. Ai dyshohet…
Ish mbështetësja e Berishës ka reaguar në lidhje me konferencën e sotme të tij, në ‘përvjetorin’ e shpalljes ‘Non Grata’ nga Britania e Madhe. Kokalari i ka kushtuar një shkrim të gjatë në facebook Berishës, ku i ka kërkuar të hesht ndërsa shton se ka lodhur shqiptarët e demokratët me pretendimet e tij shterpë. Kokalari thekson se kjo mbrojtje e Berishës duke u munduar të nxjerrë veten pa lagur duke akuzuar ambasadorët si të korruptuar, e ka kthyer ‘non grata’ për të gjithë.
Në ballkonin e një hyrje në një apartament pushimi te Rana e Hedhun, në Shëngjin, ka ndodhur një zjarr i cili është shuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Burime bëjnë me dije se flakët kanë shkaktuar dëme materiale te vogla. Fatmirësisht mësohet se nuk ka dëme në njerëz. Po kryen veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë të paktë ata që nuk i shijojnë të mirat e detit, duke luajtur me dallgët dhe duke notuar në ujin e kripur. Kur heqim qafe shtresat e rrobave dhe këpucëve, ndjejmë se flokët tanë bëhen të shndritshëm dhe lëkura merr një ngjyrë të nxirë. Megjithatë, uji i detit ofron edhe shumë përfitime të tjera. Nëse keni menduar ndonjëherë se si ndihmon uji i kripur, këtu janë disa përgjigje. Edhe pse ende nuk ka prova të forta mjekësore, shumë njerëz e dëshmojnë këtë.“Shumë njerëz që vizitojnë bregdetin dhe vuajnë nga aknet, inflamacionet apo sëmundje të ngjashme, vërejnë një përmirësim në…
Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sipas medieve greke, më 19 korrik, ai do të kryesojë një takim të Komitetit ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Më pas ai do të vizitojë qytetin e Himarës dhe kryetarin e zgjedhur të saj, Fredi Beleri, i cili po mbahet në paraburgim në një burg të Tiranës, për t’u informuar “për çështjen e pronave dhe shpronësimet e pronave të banorëve të bashkisë”.
Polonia është një nga kundërshtarët e kombëtares shqiptare në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Skuadra e Fernando Santos renditet në vendin e katërt, me vetëm 3 pikë të grumbulluara në po kaq ndeshje. Kombëtarja polake luan në muajin shtator përballë Ishujve Faroe në shtëpi (7 shtator) dhe Shqipërisë në “Air Albania” (10 shtator). Ultrasit polakë e kanë pritur keq rritjen e çmimeve dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ultras Polska ’23, një nga grupimet që mbështet kombëtaren e Polonisë, ka bërë thirrje për bojkot masiv për sfidën e radhës. Tifozët kanë kritikuar çmimet shumë të…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me dosjen e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ia ka kaluar për gjykim Gjykatës së Posaçme. Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro akuzohet se ka marrë 330 mijë lekë të reja ryshfet për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ në mënyrë që të merrte një tender. Ndaj dhe Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, e tani akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”. Po ashtu, janë dërguar për gjykim specialistja Laura Shteto, administratori i kompanisë…
Deputeti nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës në takimin joformal në Tiranë me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e gëzon shumë Serbinë. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka treguar mospërgjegjësi totale duke refuzuar të marrë pjesë në këtë takim. “Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria, është lajmi më i keq që mundet t’i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se…