Më 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së së vulës, dhe Lulzim Basha vijon takimet. Gjatë një takimi me demokratët në Mat, Basha shkruan në një postim në Facebook, se SPAK-u duhet të sekuestrojë pasuritë e të dënuarve për korrupsion. Po ashtu ish-kreu i PD-së, thekson se paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen. “Sot është koha që bashkë me shqiptarët, të majtë e të djathtë, t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së emigrantëve. Për…
Author: tirana
Arrat bëjnë shumë mirë për shëndetin kardiovaskular. Një punë studimore e rikonfirmon këtë, duke u bazuar edhe në 150 studime të realizuara deri më sot mbi këtë argument. Arrat janë një ushqim i shëndetshëm për zemrën, duke sjellë benefite në nivelin e kolesterolit në gjak, në raportin e kolesteroilit HDL dhe LDL në organizëm, janë burimi më i madh i Omega 3 dhe antioksiduesve, por janë të pasura dhe me përbërës bioaktivë dhe fibra minerale. Konsumi i një grushti arrash, të paktën 30 g në ditë, ul inflamacionet në organizëm dhe i mban të shëndetshme enët e gjakut dhe muret…
Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Të mërkurën, ai do kryesojë një mbledhje të Komitetit të përbashkët BE-Shqipëri, ku do diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Më pas do të shkojë në Himarë dhe do të interesohet për kryetarin e zgjedhur të saj, Fredi Beleri, i cili po mbahet në paraburgim në një burg të Tiranës, për t’u informuar “për çështjen e pronave dhe shpronësimet e pronave të banorëve të bashkisë”. Çështja e Fredi Belerit shkroi në zemrën e BE-së.…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nuk u pranuan kërkesat e opozitës për interpelancë si dhe mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama. Bardhi tha se mazhoranca vendosi që kjo çështje nuk është urgjente. “Duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga parlamenti që mbron interesat e qytetarëve shqiptar në një dyqan që mbron interesat e Klodian Zotos dhe Mire Mërtirit. Fakti që paratë e shqiptarëve transferon të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin. Interpelanca urgjente dhe mocioni…
Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarret e para të mëdha në Greqi. Dy vatra zjarri shpërthyen pranë Athinës duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke nxitur evakuimin e qindra fëmijëve nga një kamp veror. Më shumë se 200 zjarrfikës të ndihmuar nga 20 ushtarë, 10 avionë dhe 6 helikopterë janë ende duke luftuar me flakët. Disa prej banorëve të prekur nga zjarret thonë se autoritetet greke nuk po veprojnë në kohë. Vatrat e zjarrit që fillimisht u shfaqën në fshatin Kouvaras, 30 kilometra larg Athinës, u përhapën me shpejtësi në jug drejt vendpushimeve bregdetare si Lagonisi,…
Kontrolli pranë banesës së Arben Ahmetajt pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ka përfunduar. Mësohet se kanë qenë të pranishëm agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të ndihmuar nga Policia e Shtetit dhe në prani të mbrojtësve. Brenda në banesë nuk është gjetur dhe nuk është marrë gjë. Krahas 3 banesave të kontrolluara më herët, vila në Hamallaj, vila në Palasë dhe apartamentit që ndodhet tek zona e Shallvareve në Tiranë, sot oficerët e BKH-së por kryejnë kontrolle edhe në banesa të tjera të ish-ministrit, të cilat nuk janë kontrolluar gjatë vendimit të mëparshëm, pasi Arben Ahmetaj ishte me imunitet. Ahmetaj…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacion antikanabis të Policisë së Shtetit, ku u asgjësuan 6210 bimë narkotike. Balla deklaron se operacioni për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike u shtri në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës Lezhë dhe Krujë. Gjithashtu ministri thekson se pret më shumë goditje kundër kultivimit të narkotikëve.
Paketat e turizmit kulturor të kësaj jave rrugëtojnë nga sheshet e kryeqytetit apo qyteteve të mëdha e deri në qendrat e qytezave të Orikumit e liqenin e Belshit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një informacion të përmbledhur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa ftoi qytetarët që të ndjekin aplikacionin TEA, për t’u informuar mbi paketat e turizmit kulturor përgjatë kësaj jave në Shqipëri. Rama solli në vëmendje se një mbrëmje muzikore elektrizuese pritet të gjallërojë qytetin e Tiranës, ku muzikanti legjendar kuban Eliades Ochoa dhe këngëtari botëror latino – amerikan Ricky Martin do të performojnë në 20…
Tre makina u dogjën mëngjesin e sotëm në agjen 28 Nëntori në Vlorë. Pronarja e një prej automjeteve, thotë se makina është në pronësi të djalit të saj dhe nuk kanë konflikte me askënd. “Kemi këtë makinën e kuqe. Është e djalit, djali është është elektricist. Nuk kemi konflikt me askën. Zoti e di sesi ka ndodhur. Nuk dyshojmë te askush se nuk kemi konflikte, asgjë”,-shprehet gruaja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit. Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave, tip Golf dhe Fordit i…
Tani mund të vizitosh Tiranën me autobus të hapur shëtitës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë disa nga fotot e nismës së re që u mundëson turistëve të shumtë një tur në pikat kryesore në kryeqytet. “Kush është për një xhiro? Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania. Autobusi më i ri i cili mundëson turin anë e kënd qytetit, për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj të cilët duan të njihen me atraksionet, monumentet dhe historinë e qytetit”, shkruan Veliaj. Tirana është në një qytet që gëlon nga turistët, thuajse në çdo muaj të…
Në kulmin e një sezoni veror, Saranda vuajti mbrëmjen e djeshme mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik. Disa kabllo elektrike në Ksamil janë shkëputur dhe më pas ndodh edhe shpërthimi i fuqishëm që terrorizoi banorët e zonës. Një kabllo elektrik ka pasur shkëndija sikur të ishin shpërthime nga fishekzjarret. Pas ndërhyrjes së OSHEE-së, u mundësua rikthimi i energjisë elektrike në qytetin bregdetar, i cili është në mes të sezonit turistik.
Sot në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar mbi kërkesën e 18 deputetëve të opozitës. Ata kërkojnë që të ketë një mocion me debat publik urgjent në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Seanca e fundit parlamentare do të mbahet në 20 korrik ku pritet të ketë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës mbi aferën e djegësve.