Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr.2 në Kavajë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetërën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një prej shoferëve. Një mjet tip “Benz” me drejtues K.M., është goditur nga drejtuesi i mjetit po tip “Benz” me drejtues F.S. Mësohet se ky i fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është nisur drejt spitalit të Kavajës e më pas drejt atij të Durrësit për kujdes mjekësor.
Author: tirana
Gigi Hadid duket se ka hasur në telashe me doganierët në Ishujt Kajman, pasi është akuzuar për posedim droge. Sasia e lëndës narkotike iu gjet në valixhe teksa kontrollohej nga oficerët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar. Autoritetet lokale thanë se gjatë kontrollit i gjetën kanabis dhe mjetet e përdorura për konsumimin e tij. Gigi dhe mikja e saj u paraqitën në Gjykatë. Ato u deklaruan fajtore dhe u gjobitën secila me 1,000,00 dollarë.
Sipas skemës së re, kampionati “Abissnet Superiore 2023-2024” do të ketë katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në një fazë play-off. Kjo fazë do të quhet “Final 4” dhe ekipi fitues do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tre ndeshje. Të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës sipas skemës së mëposhtme: Java 37 Java 38 Java…
Policia e Sarandës ka arrestuar Klajdi Merkajn, 45 vjeç, pasi së bashku me dy vëllezërit e tij, Astrit dhe Endri Merkaj, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare në Portin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur pasi ai i ka komunikuar shtetasit Astrit Merkaj se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij. 45-vjeçari ra në pranga, kurse dy vëllezërit e tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ai kërkoi që të merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve e zonave të thella nga kultivimi i lëndëve narkotike. Po ashtu, ndër porositë ishte dhe shtimi i vëmendjes ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në qendrat urbane dhe zonat turistike.
Në selinë e Rithemelimit, 2 muaj pas zgjedhjeve, vijojnë të diskutohen arsyet e disfatës së 14 majit. Ende asnjë përgjegjësi nga vetja, por mbështetësit e Sali Berishës thonë se zgjedhjet u vodhën. Jozefina Topalli, e deleguara e Berishës për qarkun e Lezhës thotë se fenomeni “Rraja”, me bandat e mbështetura nga politika, ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve atje. Në krah të kandidatëve humbës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Lezhë e Kurbin, Topalli tha se këto ishin zgjedhje të pabarabarta, pasi opozitës nuk iu lejua të mbajë logon e vulën, duke iu referuar luftës në PD. Në qarkun e Lezhës, koalicioni…
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka hequr dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Avokatët u shprehën se kanë prova dhe dëshmi të reja të cilat do t’i paraqesin para drejtësisë. Po ashtu, ata kanë kërkuar ekspertizë të re për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit në Gërdec, që sipas tyre do të përcaktonte nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm. Avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët, pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit…
Monopatinat janë të kthyer në një rrezik për qytetarët dhe automjetet në Tiranë. Për të ulur këtë rrezik, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një fushatë sensibilizuese për përdoruesit e monopatinave, biçikletave, motomjeteve, por edhe për këmbësorët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Tiranës prej kohësh vijon të bëjë një monitorim të imtësishëm në akset rrugore të kryeqytetit, ku së fundmi ka nisur të vendosë edhe gjoba ndaj përdoruesve të monopatinave të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në disa raste bëhen edhe pengesë dhe burim aksidentesh për drejtuesit e mjeteve. Siç duket…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadrin e hetimit të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i…
Sezon i ri, numër i ri. Inter ka prezantuar numrin e ri të Kristjan Asllanit në rrjetet sociale me anë të një video. Duket qartë talenti kuqezi i cili shfaqet me fanellën zikaltër dhe me numrin 21 mbi shpatulla. Sezonin e kaluar, të parin e tij me Interin, djaloshi i talentuar shqiptar mbajti numrin 14, atë që Perisic la, ndërsa tashmë, 21 është i tiji. Asllani është një lojtar që drejtuesit dhe tifozët e pëlqejnë shumë, dhe këtë sezon pritet që për të të ketë më shumë minuta në dispozicion, sidomos tashmë pas ikjes së Brozovic. Nuova stagione, nuovo numero…
Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka dhunuar xhaxhain e tij. Gjithashtu një 45-vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare në SPK Port Sarandë. Shtetasi K. M., bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar shtetasit A. M. se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij. Gjithashtu policia ka nisur procedimin penal për dy vëllezërit e të arrestuarit. Njoftimi…
Britania e Madhe ka vendosur të lehtësojë marrjen e vizave të punës për punonjësit e ndërtimit, në specialitete si murator, ndërtues çatish, shtrues pllakash, suvatues dhe marangoz. Listës i janë shtuar edhe punët e peshkimit. Ky vendim ka ardhur pas nevojës urgjente të Britanisë për këto kategori pas Brexi-t dhe pandemisë, ku një e treta e punëtoreve të ndërtimit nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht janë larguar nga Britania që nga viti 2017. Për këto role, rekrutet e rinj mund të paguhen me 80% të çmimit për këto kategori punësh dhe sërish mund të kualifikohen për marrjen e vizës britanike…