Të tjera detaje janë mësuar nga aksidenti fatal sot pasdite në Edessa të Greqisë, kur rreth orës 17:50, një automjet me pesë persona është përplasur kokë më kokë me një kamion. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë personat në automjet por ata që ndodheshin në automjet, të gjithë shqiptarë, ndërruan jetë fatkeqësisht. Drejtuesi i kamionit është dërguar në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore e Edessë ka nisur hetimet paraprake për aksidentin.
Author: tirana
Fatmir Mediu po përpiqet të fitojë kohë dhe të fusë gjykatën në një spirale të re hetimi për Gërdecin, duke u fokusuar tek shkaku i aksidentit që shkaktoi 26 të vdekur dhe jo tek hetimi për korrupsion, për të cilin ai është përgjegjës. Kërkesa e sotme e Fatmir Mediut për pezullimin e gjykimit të shkurtuar, që nënkupton marrjen përsipër të fajësisë, dhe kalimi në gjykim normal, duke kërkuar të rihetohet shkaku i shpërthimit, është qartazi një kërkesë për të shtrirë gjyqin në vite, për të rifilluar hetimet rreth arsyes së shpërthimit. Në thelb është një përpjekje për të devijuar akuzat…
Pesë shqiptarë kanë ndërruar jetë në një aksident të rëndë pasditen e kësaj të marte në Edessa të Greqisë. Mediat greke raportojnë se automjeti doli nga rruga, duke u përplasur më pas me një kamion. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën pesë persona me origjinë nga Shqipëria. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave. Vijon…
Threads pati një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve, aq sa u duk sikur do të kalonte Twitter në vetëm pak muaj, por e gjitha mund të mos jetë aq e thjeshtë. Sipas të dhënave të firmës analitike Similarweb, numri i përdoruesve aktivë në Threads ra nga 49 milionë në 23.6 milionë brenda javës. Minutazhi ditor që përdoruesit shpenzojnë në platformë ka rënë gjithashtu nga 21 minuta më 7 Korrik në vetëm 6 minuta më 14 Korrik thotë Similarweb. Threads pati një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve pas 100 milionë regjistrimeve të arritura më 10 Korrik. Që…
Frymëmarrja me hundë është mënyra natyrale e trupit për të siguruar që të marrim oksigjenin që na nevojitet. Ndërsa thithja e ajrit përmes gojës, mund të krijojë shqetësime të vogla dhe gjithashtu të krijojë terrenin e duhur edhe për rreziqe serioze shëndetësore. Në këtë artikull do njiheni me arsyet se përse kjo ndodh, anët negative dhe si ta hiqni këtë zakon. Njerëzit priren të marrin frymë përmes gojës nëse kanë një problem që e bën të vështirë frymëmarrjen përmes hundës. I tillë mund të jetë bllokimi i hundës nga një ftohje, një infeksion i sinusit ose alergjia sezonale. Një shkak…
Ricky Martin mbërriti në Tiranë që ditën e sotme. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari portorikan nëpërmjet rrjeteve sociale ku shkruan. “Shqipëri, kemi ardhur”, shkruan artisti. Ndërkohë në videon e postuar më herët nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ylli i muzikës latine shihet në aeroportin e Rinasit shoqëruar nga dy djemtë dhe stafi i tij. Ricky ka zgjedhur të udhëtojë drejt kryeqytetit dy ditë para koncertit për ta vizituar atë nga afër para se të ngjitet në skenë.
Gjatë 12 muajve të fundit, bota pa dy momente të rëndësishme të rritjes së popullsisë. Së pari, në nëntor të vitit 2022, popullsia globale arriti zyrtarisht tetë miliardë njerëz. Së dyti, në prill të këtij viti, India kaloi Kinën për t’u bërë vendi më i populluar në botë, sipas vlerësimeve të OKB-së. Ndërsa popullsia e botës vazhdon të rritet, ritmi i rritjes së saj në fakt po ngadalësohet. Në fillim të këtij viti, Koreja e Jugut përsëri theu rekordin e saj për shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë , ndërsa vendet e tjera në të gjithë Azinë, përfshirë…
Unaza e Shkozetit në qytetin e Durrësit ndodhet në gjendje të rëndë në një pjese të mirë të saj. Kjo unazë lidh autostradën Tiranë-Durrës me mbikalimin e Plepave dhe është një nga akset më të ngarkuara në vend. Me një gjatësi prej afro 3 km, në këtë aks rrugor kalojnë të gjitha automjetet që vijnë nga veriu i vendit dhe Tirana me destinacion jugun e vendit. Duke nisur nga mbikalimi i plepave drejt autostradës, në një gjatësi prej rreth 1 km kjo rrugë është gjithë gropa. Asfalti është dëmtuar rëndë, pasi në këtë rruge kalojnë automjete të tonazheve të ndryshme. Gropat e…
Në vijim të turit elektoral për kreun e PD-së, Lulzim Basha është ndaluar sot në Laç, ku zhvilloi takime me mbështetësit e tij në këtë qytet. Duke u fokusuar te zhvillimet e ditëve të fundit në lidhje me inceneratorët, ish-kryedemokrati tha se: “SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund aferës prej 430 milionë euro të Inceneratorëve, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama”. Më tej, demokrati thotë se duhen krijuar mekanizmat ligjorë dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK që ky institucion të hetojë pasuritë e çdokujt që është përfshirë…
Kampioni i botës në bilardo, shqiptari Eklent Kaçi është përfshirë në një aksident të rëndë më makinë, ku ka mbetur i plagosur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sportisti me një postim në rrjetet sociale, përmes së cilës njoftoi se do të mbetet jashtë botës së bilardos për rreth dy muaj. Ai ka bërë me dije se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur rreth katër orë, me qëllim fiksimin e kockave dhe lidhjen e tendinit të dëmtuar në përplasje. View this post on Instagram A post shared by Eklent Kaçi (@eklent.kaci)
Tiffany Trump ndodhet në Tiranë. Vajza e vogël e ish-presidentit të Amerikës Donald Trump ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar së bashku me bashkëshortin e saj Michael Boulos. Nuk dihen arsyet që e kanë sjellë çiftin e famshëm në Tiranë, por mbrëmjen e së hënës ata janë parë duke darkuar në një prej restoranteve në Tiranë. Pinjollja e familjes Trump dhe bashkëshorti i saj bilioner ishin nën shoqërinë e familjes Devolli nga Kosova.
Europa Jugore po përgatitet për më shumë temperatura rekord këtë javë, pasi vala e të nxehtit Cerberus e quajtur me vend pas bishës mitologjike që ruan portat e ferrit vazhdon të kapë vende si Spanja, Italia dhe Greqia. Ndërsa termometri pritet të arrijë 45 gradë Celsius në Spanjë këtë javë dhe të paktën 10 qytete në Itali janë vënë në alarm të lartë, çështja se kur është “shumë nxehtë për të punuar” është rishfaqur. Verën e kaluar, ndërsa Mbretëria e Bashkuar u përball me paralajmërimin e saj të parë të nxehtësisë ekstreme, sindikata britanike e punëtorëve GMB bëri thirrje që…