Author: tirana

Një gjykatë apeli në Caltanissetta la në fuqi të mërkurën dënimin me burgim të përjetshëm të bosit të Cosa Nostra-s sicilian, Matteo Messina Denaro për përfshirjen e tij në dhjetëra vrasje, raporton Ansa. Këto përfshijnë bombat e vitit 1992 që vranë prokurorët antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit publik në një ditë kur Italia shënon 31-vjetorin e sulmit me bombë në Via D’Amelio në Palermo që vrau Borselinon dhe pesë anëtarë të sigurimit të tij. Kreu i Cosa Nostra-s, i cili kishte qenë në arrati për 30 vjet, u kap në mes të janarit në…

Read More

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate te ashpra dhe tensione të vazhdueshme lidhur me vendimin e Komisionit Europian për të ndërprerë rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II. Në një moment, deputeti demokrat, Edmond Spaho, iu drejtua ministres së Bujqësisë, Frida Krifca si më e paafta dhe cinikja. Frida Krifca: Do të ndiqet sipas procedurave të nevojshme. Ne e kemi punën në AZHBR me një objektiv të qartë, 3 shtyllat që janë: ligjshmëria, efiktiviteti dhe transparenca. Jo vetëm që nuk kemi frikë, por përballemi me dinjitet në këtë…

Read More

Që prej 14 majit kur opozita pësoi humbjen e thellë dhe bashkimi i forcave të Berishës dhe Metës nuk prodhoi më shumë se 7 bashki në të gjithë vendin, dy aleatët duken të distancuar. Nuk përsëriten më ato takime të shpeshta dhe gjuha e dy drejtuesve, nuk përputhet as në inensitet dhe as në përmbajtje, çka ka ngritur dyshime se të dy ata po përgatiten që të ecin në korsi të ndryshme. “Ne jemi në një bashkëpunim konstruktiv me PD e Berishës në të gjitha nivelet dhe do të vazhojmë të koordinojmë më të dhe me të gjithe faktoret e…

Read More

Ministrja e Bujqësisë ka reaguar për pezullimin e fondeve të Bujqësisë nga BE nën akuzën për korrupsion. Krifca tha se fondet e BE-së nuk janë ndërprerë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për hetime që lidhen me korrupsion në AZHBR. Gjatë fjalës së saj, ajo shtoi se nuk është shkelur në asnjë moment ligji dhe procedurat që po kryhen janë standarde. “Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si një masë e përkohshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel. Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Në këtë pikëpamje unë nuk mund të…

Read More

Një 34-vjeçar nga Kosova është ekstraduar nga Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për Erkan Saitin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Dyert e shtëpisë më të famshme të Kosovës do të hapen sërish. Prive raporton se audicionet për “Big Brother VIP Kosova 2” kanë filluar e ftesat e personazheve të radhës janë dërguar. Banorët do të qëndrojnë të izoluar pa asnjë kontakt me botën jashtë, nën mbikqyrjen e syrit të “Vëllait të Madh”.about:blank Kujtojmë që edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me fitoren e reperit Arkimed Lushaj (Stresit).

Read More

Një video e postuar nga Luiz Ejlli ka shkaktuar komente të shumta në rrjet. Këngëtari shihet në timon, në autostradë duke u kthyer nga Berati në Tiranë, pa rrip sigurimi. Kodi Rrugor parashikon që personat të cilët janë më të gjatë se 190 cm nuk duhet ta mbajnë rripin, por Luizi nuk bën pjesë te kjo kategori. Një detaj tjetër që vihet re në videon e fituesit të Big Brother Vip 2 është dhe motori i policisë, i cili nuk dihet nëse ndodhet rastësisht aty apo shoqëron Luizin.

Read More

Seanca e sotme, ishte seanca e parë parlamentare e Taulant Ballës i ulur në postin e një ministri, në 18 vite karrierë si deputet i PS-së. Më 17 korrik mori detyrën e ministrit të Brendshëm dhe sigurisht që ka ende deputetë që nuk e kanë uruar për detyrën e re.Ndërsa në foltore ishte deputeti demokrat Flamur Noka, Paulin Sterkaj është afruar për ta uruar. Pikërisht momentin e përqafimit të këtij deputeti e ka fokusuar fotografi i LSA-së, Malton Dibra.

Read More

Një i ri që kërkohet nga policia e Uellsit të Veriut është bërë i famshëm në rrjet për komentet e tij epike në postimin e Facebook të forcës, ku njoftohej shpallja e tij në kërkim. “Kërkohet. E keni parë Kieran? Kieran, 29 vjeç, me origjinë nga Anglesey, aktualisht është shpallur në kërkim. Ai dihet se ka lidhje në zonat e Caernarfon, Bangor dhe Holyhead. Nëse keni ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, kontaktoni policinë përmes faqes sonë të internetit ose duke telefonuar 101”, shkruan policia e Uellsit Verior në Facebook. Edhe pse në arrati, Kieran duket se ka qenë i…

Read More

Frutat e thata si arrat, bajamet, fëstëkët, lajthitë dhe të gjitha varietetet e tjera nuk duhet të mungojnë asnjëherë kryesisht në ambientin tuaj të punës. Përveçse janë shumë praktike për t’u konsumuar ato mbushin ditën tuaj plotë energji. Këto janë tre arsyet pse ato duhet të gjenden gjithmonë në çantën ose sirtarin e tavolinës tuaj të punës. 1. Luftojnë stresin dhe lodhjen Në një moment të ditës a ndiheni të rraskapitur dhe të trullosur nga mbingarkesa e gjërave për të bërë? Bëni një pushim duke ngrënë arra ose bajame. Arrat përmbajnë triptofan, një pararendës thelbësor i aminoacideve të serotoninës, një…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të presë përfaqësuesen bullgare në një sfidë miqësore në “Air Albania”, më 17 tetor. Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Bullgare e Futbollit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku konfirmon një miqësore me Iranin në shtëpi dhe 10 ditë më vonë me Shqipërinë në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe Kombëtarja shqiptare ka vetëm një ndeshje të shënuar në kalendar, atë kundër Republikës Çeke më 12 tetor, po në “Air Albania”. 🇧🇬 Мъжкият национален отбор на България ще срещне Иран и Албания в приятелски двубои през есента pic.twitter.com/CjUplyYEmz— Team Bulgaria (@Team_Bulgaria) July 20, 2023

Read More