Feride Kurti, mbretëresha e këngës matjane ndërroi jetē sot, për t’u kujtuar gjithmonë si një ikonë e këngës popullore të kësaj treve e më gjërë.Ajo erdhi në skenë kur kishte shumë uri për një talent si Feride Kurti. Ishte vajza e parë matjane, që merrte atë guxim. Kishte ambicien, që në tempullin e këngës të barazohej me burrat, për të dëshmuar bukurinë dhe fuqinë e zërit të femrës, që njëherësh përfaqëson nënën, motrën, gruan, shqiptaren. Paralajmëronte ai zë mbërritjen e këngëtares që do ta bënte më të njohur Matin në gjithë Shqipërinë e do të çonte në këmbë qindra e…
Author: tirana
Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Ç., 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.
Sikurse shumë ekipe të tjera sportive në Ukrainë, edhe Dinamo i Kievit lufton për t’u stërvitur dhe për të luajtur. Ekipi i futbollit mori një ofertë që dukej shumë e mirë për t’u refuzuar. Skuadra e njohur serbe, Cërvena Zvezda, u ofroi disa lojtarëve të stërviten në Serbi – falas. Por, Dinamo Kievi tha jo. Arsyeja? Gjigantët e futbollit ukrainas shkruan në ueb-faqen e tyre se Cërvena Zvezda e Beogradit ka luajtur ndeshje brenda Rusisë, vendit që është duke pushtuar Ukrainën. “Derisa vendi ynë është në luftë, parimi ‘sporti jashtë politikës’ nuk vlen për ne”, tha Dinamo Kievi. Menjëherë pasi…
Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.
Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa. Medalje e artë dhe super kohë e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në Shijan. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një fuoristradë. Ambulanca ka transportuar një grua drejt spitalit të Sarandës, e cila ka pësuar tronditje, por fatmirësisht nuk ka patur lëndime.
Një djalë 12-vjeçar dhe një grua kanë humbur jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse, e cila goditi Ballkanin, kanë bërë të ditur mediat lokale, të shtunën. Stuhia e së premtes fillimisht goditi Slloveninë, duke vazhduar drejt Kroacisë, e më pas drejt Serbisë dhe Bosnjës, ku solli erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm. Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike dhe dëme të mëdha, përfshirë pemë të shkulura, të cilat dëmtuan automjete dhe çati shtëpish, raporton AP. Të mërkurën, një stuhi tjetër vrau gjashtë persona në rajon – katër prej të cilëve në Kroaci, një në Slloveni…
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Petrit Vasili ishte në SPAK për një çështje hetimore të çelur nga dy kallëzime të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri. Në një intervistë për Euroneës Albania, ajo tha se konkretisht bëhet fjalë për 2 kontrata lobimi të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Zoti Vasili është pyetur në kuadër të këtij hetimi. Patjetër që javën e ardhshme pritet të thirren dhe financierët sepse ata janë njerëzit që në një farë mënyre bëjnë pagesat, i pasqyrojnë ata. Sipas kallëzimit rezulton që paratë nuk janë të deklaruara, pra 700 mijë dollarët nuk…
Policia e Vlorës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal të armatosur që shpërndanin lëndë narkotike në Plazh. Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Gjipeja” i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë, Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi është bërë i mundur arrestimi i 4 personave mes të cilëve një 21 vjeçare. Gjatë kontrollit të çadrave të fjetjes së shtetasve të mësipërm, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysëm automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, 3 kavanoza qelqi dhe 4 qese…
Ikona e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, këto ditë ka vizituar Kosovën. Gjatë kësaj vizite, pas një kohe të gjatë, aktori i famshëm hollivudian ka takuar mikun e tij, Victor Hoxha, të cilin dikur e kishte truproje. “Ritakim pas 25 viteve, por tash në vendlindjen time, në Kosovë, me artistin e madh, mikun tim, Jean Claude Van Damme”. “Para 25 viteve takoheshim në Belgjikë. Edhe pse ka kaluar kohë pa u takuar, edhe pse me famë botërore, është shumë modest. Bisedat e shumta të para 25 viteve nuk i ka harruar, dhe sot e vazhduam aty ku i kemi lënë,…
Greqia ka marrë masa për të gjithë qytetarët e saj në këtë të nxehtë që ka “pushtuar vendin”. Të gjitha bizneset do duhet të mbyllen nga ora 12:00 – 16:00 në të kundërtën do të ketë gjoba. Ministri i Punës, Adonis Georgiadis nga Kuvendi, u dërgoi një mesazh të rreptë bizneseve që të respektojnë vendimin ministror për mbrojtjen e punëtorëve nga vala e të nxehtit. “U kërkoj bizneseve që të respektojnë vendimin e ministrisë për orarin e punës (12:00 – 16:00 pushim), në të kundërt do të ketë ndërhyrje të menjëhershme nga inspektorati i punës për vendosjen e gjobave”, tha…
Policia e Shtetit ka reaguar sërish në lidhje me konfliktin fizik të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Gramshit, ku disa të rinj u përfshinë në një sherr masiv me sende të forta, pas debatit të ashpër për një vend parkimi. Sipas policisë, është arrestuar një 30-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij 26 vjeç. Ndërkohë, një tjetër person, pasi është shoqëruar në komisariat, është lënë i lirë, pasi kundërshtoi punonjësin e policisë. Po ashtu, në gjendje të lirë po ndiqet edhe një 34-vjeçar. Reagimi i Policisë së Shtetit “Gramsh/Informacion shtesë për konfliktin e ndodhur mes…