Author: tirana

Shkëlqim Hoxha, kandidat i Bashkë Fitojmë për Rrogozhinën u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje. ‘Të vijnë sa më shumë në votime të votojnë në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre më të mirë Do të ketë edhe më shumë se herën e parë.’- tha Hoxha. Në lidhje me akuzat e Veliaj se po bën pazare për zgjedhjet, Hoxha tha se këto janë mashtrimet të kryebashkiakut të Tiranës. ‘E kam sqaruar janë mashtrime të pastra të Erion Veliajt! Erioni është mësuar me fiq dhe me demagogji, por nuk i ec në Rrogozhinë.…

Read More

Rodosi po jeton “makthin e zjarrtë”. Operacionet e evakuimit po përparojnë në zona si Lardo dhe Kiotari, ku deri më tani mbi 2000 persona janë larguar nga shtëpitë dhe hotelet. Shërbimi zjarrfikës i Greqisë i tha BBC-së se kërkon falje për atë që e quajti “rrëmujë” në ishull. Ai i përshkroi zjarret si më të vështirat me të cilat është përballur, ishulli po lufton me zjarret e ndezura nga erërat e forta që nga e marta. Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po operonin në zonë, ndërsa tre hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri. Zonat e…

Read More

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë edhe për këtë vit vijon të jetë ndër destinacionet e preferuara të pasionuarve pas turizmit malor. Alpet përfshijnë lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës, Lefter Gjana, tha për ATSH-në se “gjatë këtij viti ka pasur një fluks të lartë vizitorësh në Alpe, ku nga 1 janari deri në 30 qershor u vizitua nga 17 415 vizitorë gjithsej, nga të cilët 7670…

Read More

Kjo e diel ka një valë të të nxehtit Afrikan, por sërish moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites. Vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit Do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga…

Read More

Spanja dhe Italia mund të jenë ende ndër destinacionet më të njohura për evropianët për të bërë pushimet e tyre, por ka shenja që moti përvëlues në Evropën Jugore ka filluar të ndryshojë planet e udhëtarëve se ku të shkojnë në të ardhmen. Sipas Komisionit Evropian të Udhëtimit, një shoqatë e organizatave evropiane të turizmit me qendër në Bruksel, numri i turistëve evropianë që planifikojnë të udhëtojnë në destinacionet e Mesdheut gjatë verës dhe vjeshtës ka rënë me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Spanja, Italia, Franca, Kroacia dhe Greqia ishin ende destinacionet më të njohura,…

Read More

Dashi Ju jeni duke kaluar një kohë të vështirë tani për t’u përshtatur me energjinë përreth jush. Idetë tuaja po rrëzohen dhe nuk ndiheni shumë të dobishëm apo produktiv në punë. Qëndroni atje dhe mos u shqetësoni. Ky negativitet do të kalojë. Demi Ndiheni sikur keni nevojë për një përkthyes në mënyrë që t’ua transmetoni idetë tuaja të tjerëve. Njerëzit thjesht nuk po e kapin gjatësinë e valës me të cilën po transmetoni. Do të kuptoheni në një moment tjetër, prandaj mos u shqetësoni tani. Binjaket Ju doni të keni gjithçka ose asgjë. Mos harroni se pjesa tjetër e botës…

Read More

Rrogozhina do të zhvillojë sot votimet për kryetarin e ri të saj, ku rreth 33 mijë qytetarë janë thirrur sërish në kutitë e votimit për të zgjedhur drejtuesin e tyre të katër viteve të ardhshme. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, dy kandidatët në garë, Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” do të jenë sot sërish përballë njëri-tjetrit për të parë se kush do të jetë qytetari i parë i Rrogozhinës. Deri më tani njoftohet se janë 54 qendra votimi, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të…

Read More

Pas prishjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Henrik Hoxhajn, SPAK ka siguruar një tjetër “të penduar” në dosjen “Plumbi i artë”. Ai është Skerdi Tase, i arrestuar prej majit 2022, si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të rrëfyer nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Burime pranë SPAK bënë me dije se Tases i është dhënë statusi i “të penduarit” pas vullnetit të tij për të bashkëpunuar më prokurorinë. I riu ka rrëfyer para prokurorëve të dhëna me interes për hetimin e ngjarjeve kriminale ku ka qenë pjesëmarrës. Deklarimet e tij hodhën dritë mbi dy atentate të dështuara…

Read More

Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte Kadastra e Vlorës dhe problemtaikat me pronat në qytetin bregdetar. Kadastra e Vlorës ka qenë një fuçi baruti për këdo që mori përsipër ta drejtojë 5-vjecarin e fundit. Erdet Mandi, ishte i fundmi i 12 kryeregjistruesve, i cili qëndroi në detyrë për 5 muaj dhe u kallëzua për shpërdorim detyre, arsye kjo e mjaftueshme që drejtoria e përgjithshme në Tiranë ta largojë. Por nëse, Mandi është shkarkuar, shumica e parardhësve të tij kanë dhënë dorëheqjen. Eksperti i pronave Gjergj Begaj u shpreh për Money: “Po e krahasoj me sportin. Këtu kemi të bjëmë me trajnerin që nuk ka…

Read More

Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka regjistruar një firmë “për menaxhim të pasurive të paluajtshme” në Bjellorusi, pas rebelimit të ndërprerë kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, muajin e kaluar. Firma “Concord Management and Consulting” është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, në fshatin Tsel, ka raportuar portali i lajmeve, Reform.by. Në regjistrin e bizneseve në Bjellorusi, kompania ruse me të njëjtin emër – shef i së cilës, sipas dokumenteve, është Prigozhin – figuron si pronare e 100 për qind të aksioneve në firmën e regjistruar në Tsel. Kompania “Concord Management and Consulting” është regjistruar në Rusi…

Read More

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tropojë, në Bjeshkët e Dobërdollit. Drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë mjeti ka përfunduar në humnerë. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur shoferi, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Read More

Ushqimet e përpunuara dhe ato me sheqer Disa studime kanë vërtetuar se personat që vuajnë nga aknet konsumojnë shumë karbohidrate të përpunuara. Këto lloje ushqimesh përfshijnë: bukën e bardhë, ëmbëlsirat e përgatitura me miell të bardhë, makaronat, orizi, pijet e gazuara apo ëmbëltuesit si shurupi. Këto lloj produktesh përthithen menjëherë nga organizmi ynë, dhe ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit. Produktet e bulmetit Qumështi në vetvete arrin të rrisë nivelet e insulinës, duke shkaktuar akne ose duke i përkeqësuar ato. Gjithashtu qumështi i lopës përmban disa aminoacide të cilat nxisin mëlçinë të prodhojë më shumë IGF-1, që është lidhur…

Read More