Author: tirana

Italia është duke u përballur me reshje shiu masive dhe përmbytje. Si pasojë e motit të keq, janë plagosur tre persona në Milano. Sakaq probleme janë hasur me transportin publik, me energjinë elektrike dhe dëme në sektorin e bujqësisë, për shkak të breshrit. Po ashtu edhe Lombardia po përballet me pezullimin transportit publik, metro ose me vonesa.

Read More

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian. Bislimi tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe terheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore. Edhe pse më herët, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se organizimin e zgjedhjeve e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe se diçka e tillë mund…

Read More

Regjisori serb, Stevan Filipoviç, ka deklaruar për gazetën boshnjake “Slobodna Bosna” se presidenti Aleksandër Vuçiç është “mbetje” e nacionalizmit të viteve 90′ dhe si i tillë do të përfundojë si ish-paraardhësi i tij, Sllobodan Millosheviç. “Vuçiç është një mbetje e viteve 1990, asistenti i Sheshelit që tani ka pushtet absolut në diçka që duket më shumë si një kompani private sesa një shtet. Mendoj se është shumë e rrezikshme dhe qindra mijëra qytetarë në Serbi që dolën në rrugë gjatë këtyre protestave e ndajnë këtë mendim. Çfarë do të ndodhë më pas varet nga aftësia e ne qytetarëve për t’u artikuluar politikisht dhe…

Read More

Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kryesia e PD i ka hequr vulën e partisë dhe ia kaloi atë Indrit Sefës. Bardhi ka deklaruar se statusi i partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë dhe aq me pak me vendim pa kuorum të Kryesisë. “Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD”, ka thënë ai. “Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen e efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj: Vula…

Read More

Filmi Barbie është bërë filmi më i suksesshëm i vitit në SHBA dhe Kanada deri më tani. Filmi ka gjeneruar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lancimit në territorin amerikan. Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer – që po ashtu e ka pasur premierën të premten – ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures. Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online. Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë kanë regjistruar qarkullimin…

Read More

Në Tiktok po qarkullojnë video për të ashtuquajturën “Metoda e trekëndëshit” për të flirtuar. Pretendohet se është një metodë e pagabueshme për të bërë dikë të bjerë në dashuri me ju. (Vërtet?! Dhe unë që mendoja se komunikimi dhe personaliteti ishin çelësi.) Metoda e Trekëndëshit ka të bëjë me sytë tuaj dhe sytë dhe buzët e personit tjetër. Së pari supozohet të shikoni një nga sytë e atij personi. Pastaj kaloni shpejt në vështrimin e buzëve të atij personi, i ndjekur nga vështrimi në syrin tjetër. Të treja pjesët formojnë të ashtuquajturën Trekëndësh të Artë. Një sekret është të mos…

Read More

Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nga temperaturat e larta, kryesisht në orët e pikut. Në rubrikën “Opinion”, mjeku rekomandoi domosdoshmërinë për të konsumuar rreth 2 litra ujë në ditë. “Çdo temperaturë mbi 30 gradë në hije është e rrezikshme. Është e domosdoshme që të kufizohet dalja në orët e pikut.” “Nga data 17 e deri sot janë 2715 vizita të bëra në banesë, po ashtu edhe shumë konsulta telefonike. Ne kemi mjekë që bëjnë edhe konsulta mjekësore përveç urgjencës. Nëse mjeku ka dyshimin më të vogël për rrezik jetë, dërgon ekipin në…

Read More

Një ish-agjente ruse KGB që tashmë jeton një jetë eksravagante në Perëndim, thotë se është stërvitur në të njëjtën akademi ushtarake me Putin dhe e njeh mirë se çfarë “manipulatori” është. 38 vjeçarja Aliia Roza, tashmë mësuese zhvillimi personal, thotë Putin se “i ka bërë manipulim mendor popullatës” duke përdorur teknikat famëkeqe të shërbimeve sekrete, për të mos ngritur krye kundër tij. Nëna e një fëmije thotë se trajnimi ushtarak dhe ai i psikologjisë së spiunazhit që Putin ka marrë, e kanë ngritur në pushtet, dhe se prapa imazhit të tij të forcës e trimërisë është në fakt një manipulator…

Read More

Pak kohë nga incidenti në Suedi, dy protestues dogjën sot një kopje të Kuranit përpara ambasadës së Irakut në Kopenhagën, Danimarkë. Grupi që e quan veten “Patriotët danezë” gjithashtu mbajti një demonstratë të ngjashme javën e kaluar. Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen e dënoi atë si një akt “të çmendur” nga disa individë, duke i thënë transmetuesit kombëtar DR: “Është një akt i turpshëm të ofendosh fenë e të tjerëve. Kjo vlen për djegien e Kuranit dhe simboleve të tjera fetare. Nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të provokojë dhe të krijojë përçarje”.

Read More

Nga Edvin Kulluri Në mes të vapës së fund korrikut me arreste, thirrje në SPAK, bllokim të IPARD 3, që kanë trazuar keq ujërat në PS, përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë tingëllonte si një sondazh politik lokal për situatën në vend. A do ndikonin inceneratorët dhe cështja IPARD 3 në perceptimin e qytetarëve të kësaj bashkie të vogël? Për më tepër a do ndikonte humbja e 14 majit për të demoralizuar edhe më tej votuesit e PD së Rithemelimit? Përgjigja ishte: JO! Rritja e pjesëmarrjes në zgjedhje për shkak të votës së emigrantëve krijoi iluziionin seShkëlqim Hoxha po i afrohej…

Read More

Një 75-vjeçar nga Gjermania ka humbur jetën në një hotel në Vlorë. Policia bën me dije se i moshuari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. “Mëngjesin e sotëm, në një hotel në Vlorë, ka humbur jetën shtetasi gjerman M. A., 75 vjeç, i cili ishte akomoduar në këtë hotel. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”-njofton policia.

Read More