Author: tirana

Institucioneve publike dhe atyre kushtetuese u është kërkuar të bëjnë riverifikim të pastërtisë së figurës për zyrtarët e pajisur më parë me certifikatë pastërtie. Kuadri ligjor përcakton se institucionet i dërgojnë kërkesa Autoritetit të Dosjeve duke eliminuar kështu mundësinë që persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit të jenë në administratë. Në rezolutën që Kuvendi miratoi pak ditë më parë për Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkohet specifikisht në pikën e dytë ky riverifikim. “Autoriteti të raportojë për përfundimet dhe pengesat ligjore që ka hasur Autoriteti gjatë zbatimit të ligjit…

Read More

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht një biznesmen në Tiranë, në zonën e Saukut, pasi u konstatua nga ana e OSSH që po abuzonte me energjinë elektrike. “Strukturat e Verifikim – Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut. Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës. OSSH ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve…

Read More

Rritja e rolit të Turqisë në Kosovë duket se ka alarmuar Serbinë. Kryetari i Komision Parlamentar serb për Kosovën Millovan Drecun, ka thënë se sjellja e Turqisë sa i përket armatosjes dhe stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së, si dhe shtimi i ushtarëve në KFOR, tregon se ajo do të ketë një rol të veçantë në situatën në Kosovë. Këtë rol sipas zyrtarit serb, Turqia po e luan me mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit. “Mos harroni se Amerika ka lejuar Turqinë të udhëheqë me bazën Bondsteel. Tani shohim që turqit kanë gati 800 ushtarë, do të kenë komandantin e tyre në…

Read More

Një 39-vjeçare në Turqi u rrëzua nga një shkëmb 30 metra dhe humbi jetën, teksa po festonte fejesën. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një pikniku që dyshja kishin organizuar në natyrë. Çifti dëshironte të shijonte perëndimin e diellit, e për këtë arsye u ngjitën në një shpat mali. Kur i fejuari zbriti poshtë në makinë, papritur dëgjoi një ulërimë. “Zgjodhëm këtë shpat për të pasur një kujtim romantik pas propozimit tim për martesë. Ne pimë alkool. Gjithçka ndodhi në një çast. Ajo humbi ekuilibrin dhe ra në humnerë”, tha mes lotësh i fejuari.

Read More

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka vjedhur dy automjete në Tiranë. Ai dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor. Në dy rastet që ka vjedhur makinat, ai është përfshirë në aksident. Pas verifikimit të automjetit tip “Volksëagen”, të përfshirë në aksident, ka rezultuar se ky automjet, ishte vjedhur në Fushë-Farkë. Shtetasi F. F., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, pas disa minutash është larguar nga spitali. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Ford”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të Komisariatit Nr. 4, të…

Read More

Dy banesa të pabanuara janë djegur në fshatin Kraps të Fierit si pasojë e zjarrit që u riaktivizua sot. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Burime bëjnë me dije se flakët favorizohen nga era e fortë. Kreu i zjarrfikësve të bashkisë Fier Zija Hyka pohon se situata është e vështirë, ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse . Situata bëhet më e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që vetëm dy dite me parë shuarja e zjarrit u bë e mundur edhe pas ndërhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashtë kontrollit…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë qëlloi për vdekje kunatën e tij. Krimi u shënua në Fossombrone ku burri vrau partneren e vëllait të tij, një grua rreth 40-vjeçare. Menjëherë më pas ai ka shkuar në komisariat dhe ka rrëfyer duke marrë me vete edhe armën e vrasjes. Ende nuk është zbardhur dinamika e vrasjes së ndodhur në një zonë rurale.

Read More

Mjeku alternativ, Ylli Merja, foli për benefitet që sjell plazhi për zhdukjen e celulitit. Në “Euronews Albania”, ai u shpreh se rëra e nxehtë dhe uji i ftohtë ndihmojnë për të pasur një lëkurë më të tonifikuar. “Unë i këshilloj njerëzit që në këtë periudhë, me një çadër, nga ora 13:00 deri në 13:30-14:00 kur ajo rëra është zjarr e ndezur, ju bën shumë mirë të ecni zbathur në rërë. Për shembull, mund të ecni 100 metra, digjesh fort nga këmbët, të përvëlohen, por futu në det, freskoji, dil prapë në rërën e nxehtë dhe ec. Këtë ecje duhet ta…

Read More

Një përgjim ambiental i realizuar në ambjentet e dhomave të shoqërimit në komisariatin e Pogradecit, ka zbuluar implikimin në ngacmimin seksual që ish-inspektori i Tatimeve, Arian Mema, i ka bërë vajzës 25-vjeçare me inicialet M. B. Ora news ka siguruar bisedën e përgjuar mes kallëzueses dhe Ardian Memës, ku i fundit i drejtohet asaj: “…tërhiqe denoncimin, se kam familje më more në qafë do më dënojnë…”. Kaq ka mjaftuar që Arian Mema të implikojë veten e tij dhe menjëherë policia ti komunikojë arrestin. Sipas dosjes hetimore, Arian Mema, e ka ngacmuar seksualisht vajzën e re në ambjentet e tualetit të…

Read More

64-vjeçari Gjok Gjergji është arrestuar 2 ditë pasi u shpall në kërkim pas denoncimit nga bashkëshortja e tij se në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur atë për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Kurbin, 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që 64-vjeçari i mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Read More

Bledi Mane ka folur se sa aktivë janë ish-banorët e “Big Brother Vip” në rrjetet sociale. I ftuar në “Wake Up”, ai u pyet edhe për gazetarin Ronaldo Sharka, për të cilin tha se është një nga personazhet që bën debate, meme dhe reklama të shumta. Kjo gjë e bën të jetë në qendër të vëmendjes. Sipas tij Ronaldo mund të fitojë edhe 20 milion lekë të vjetra nga postimet në Instagram. “Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai…

Read More

Policia e Kurbinit ka arrestuar 64-vjeçarin me iniciale Gj.Gj., pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij duke e kanosur edhe për jetën. 64-vjeçari u shpall në kërkim pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij, ndërsa gjatë kontrollit në banesë 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More