Një pjesë e mirë e unazës së Shkozetit që lidh autostradën Tiranë-Durrës me Mbikalimin e Plepave ndodhet në gjëndje të mjerueshme. Ajo mban një ngarkesë trafiku përtej parashikimeve, sidomos në fundjavë kur shumë qytetarë i drejtohen jugut të vendit. Rruga është me gropa duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Autotoreri Rrugor pritet të nisë ndërhyrjen, me fokus riveshjen asfaltike të këtij segmenti si dhe mbushjen e gropave. Sipas kushteve të tenderit, bëhet fjalë për një fond investimi prej 125 milion lekë, ndërsa punë do të zgjasë 6 javë. Në fundjavë, kjo rrugë mban një fluks prej 96 mijë mjetesh, shifër kjo…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shigjetuar Lulzim Bashën, i cili po kandidon sërish për kreun e PD. Bardhi i kërkoi Bashës publikisht që të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin, duke thënë se Basha ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Madje, Bardhi tha se nëse Basha nuk e thotë këtë publikisht, ai do të publikojë SMS që kanë patur kandidatët me Bashën. “Cilido që ka bërë fushatë për Igli Carën ka bërë gjënë e duhur. Ai që ka bërë fushatë për Erion Velinë, është në…
Për Noemi Marangoni, 19-vjeçaren e cila është vrojtuese plazhi në Itali, dita e parë e punës ishte jo vetëm një ditë e realizuar me sukses por edhe një ditë e paharrueshme. Që në ditën e saj të parë të punës, 19-vjeçarja me origjinë nga Pontinia Lazio, Noemi Marangoni, ka shpëtuar 5 persona që rrezikuan të mbyteshin në detin e trazuar. Sapo hynë në ujë, ata nuk mund të dilnin më për shkak të rrymës, e cila i çonte gjithnjë e më tej në det. Noemi e cila ka ndjekur kursin e rojeve të shpëtimit si fillim shpëtoi një burrë dhe…
Basketbollisti i Boston Celtics, Jaylen Brown, nga dita e sotme është bërë lojtari më i paguar në historinë e NBA. 26-vjeçari rinovoi kontratën me skuadrën e Celtics, nga e cila do të përfitojë 304 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme. Pra, më shumë se 60 milionë në sezon. Një shifër që shkruan historinë e NBA-së edhe pse sipas specialistëve kjo gjë pritej, duke parë paraqitjet e Brown, që shkëlqeu sezonin e fundit me Boston. Çuditërisht, ai nuk u përshi në ekipin e parë të sezonit të kaluar në NBA, por në peshëshen e dytë. Gjithsesi, kjo nuk e ndali…
Euro po rifiton terren në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 102.22 lekë, në rritje me 1.15 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Pasi preku minimumin historik prej 101.09 lekësh të mirëkurën e kaluar, monedha europiane është rimëkëmbur pjesërisht, duke filluar nga dita e enjte, kur Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e radhës për blerje të Euros. Ankandi i ditës së enjte ishte pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve për nevojat e rezervës valutore. Por, sipas burimeve nga tregu, Banka e Shqipërisë ka vijuar blerjet edhe…
Daily Mail mendoi për t’i dhënë publikut thashethemet e verës: Tom Brady, një ish-yll i futbollit amerikan, ka nisur një lidhje me bukuroshen me origjinë ruse Irina Shayk. Qendërmbrojtësi, i sapodalë nga divorci në tetor me Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë, u kap në makinë në shoqërinë e supermodeles ruse, dikur e lidhur me Cristiano Ronaldo-n dhe Bradley Cooper-it, teksa e përkëdhelte me butësi fytyrën. Brady është parë në Los Angeles teksa shkoi ta merrte Shayk-un dhe më pas ta çonte në shtëpinë e tij: një udhëtim i përsëritur disa herë ditët e fundit. E ndërkohë po mbërrijnë konfirmimet…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij, shtetasit F. I.—Informacion paraprak/Rreth orës 02:45, shtetasi D. L., 26 vjeç, banues në lagjen Guerrile, ka njoftuar se kishte zjarr në derën e banesës së tij (derë me xham) dhe si pasojë ishte thyer xhami i kësaj dere. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Policia e Shtetit ka evidentuar 5 raste të ndotjes akustike, prej tyre 4 raste të shkaktuara nga muzika e lartë në lokale dhe 1 rast i shkaktuar nga zhurma një një zdrukthëtari afër zonave të banuara. Si rezultati i këtij aksioni , janë proceduar penalisht 5 shtetas, për prishje të qetësisë publike. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë, në zbatimin të planit të masave të hartuar për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, nisur dhe nga ankesat e qytetarëve, për zhurmat e larta, kanë…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se sa i takon situatës me zjarrin në Shqipëri, aktualisht janë 5 vatra aktive. Peleshi bën me dije se për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar. “Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps,Kreshpan, njësia administrative Frakull. Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia…
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 18.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertimi ose përkthimi ose i rremë” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”. -Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: T. M., 39 vjeç, banues në Gramsh, K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan dhe R. Rr., 29 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kapën nga…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në konferencë për media lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova s’do të shpall zgjedhjet në veri të Kosovës derisa BE-ja nuk i heq masat ndaj Kosovës. Kurti ka thënë se Bislimi dhe Lajcak kanë arritur një dakordim se si duhet të zbatohen kriteret e Bashkimit Evropian të datës 3 qershor dhe thotë se ajo marrëveshje duhet zbatuar. Kreu i Qeverisë ka thënë se nuk beson që dikush të pret të ketë zgjedhje të reja në veri pa u bërë de-eskalimi i plotë. “Së pari duhet të kemi…
Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët. Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit. “Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose…