Author: tirana

Saint West, para pak ditësh ndoqi nga afër debutimin e Lionel Messit në Inter Miami, teksa shoqërohej nga mamaja e tij, Kim Kardashian. Ai ka takuar së fundmi edhe Ronaldon dhe Neymar, gjatë përballjes së Al-Nassr -PSG, në turneun që po zhvillohet në Japoni. Mirëpo, ishte Kim Kardashian ajo që u pyet në një intervistë të shkurtër para lojës se cilin preferonte ajo Ronaldon apo Messi-n? Kim u tregua e matur dhe u përgjigj duke thënë: “Më pëlqejnë të dy”.

Read More

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e ka mohuar lajmin se është shkarkuar nga posti i saj ministror. Para nisjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Ibrahimaj tha shkurt për gazetarët se lajmi për shkarkimin e saj është në kuadër të thashetheme të verës. Ajo u shpreh se nuk është shkarkuar dhe as ka dhënë dorëheqjen. “Është në kuadër të thashetheme të verës, nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar”, tha ministrja e Financave. Shkarkohet ministrja Delina Ibrahimaj? Më herët u shkarkua Bledi Çuçi

Read More

Qeveria ka vendosur që të zgjasë gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, deri më 31 dhjetor të vitit 2023. Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. “Vendim për një ndryshim në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendeskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V…

Read More

Pas një mbledhje të gjatë të qeverisë nga ku është shkarkuar ministria e Financave Delina Ibrahimaj, ka nisur asambleja socialiste nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Është një ndër të paktat Asamble me dyer të mbyllura që prej vitit 2005 kur Edi Rama mori drejtimin e PS.

Read More

Policia ka gjetur dhe asgjësuar 4941 bimë kanabis të kultivuara në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira malore në territorin e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës. Megaoperacioni policor u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe FNSH  Tiranë. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për  identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Read More

Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Christian Rigano, dikur ishte një nga bomberët më të fortë të Serie A dhe B, por për të siguruar të ardhura tashmë që është ndarë me futbollin, i duhet të punojë si murator në Itali. Ish-sulmuesi, që luajti me Fiorentinën në sezonet 2002-2005 ka shënuar 300 gola në karrierën e tij në 520 ndeshje si futbollist. Por mesa duket karriera e tij mjaft e mirë si futbollist nuk i ka krijuar të ardhura të mjaftueshme dhe një vend pune si trajner apo rol tjetër, por ka mbetur ende ai djaloshi punëtor nga Lipari. I intervistuar nga gazetarët…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar lidhur me situatën me zjarret në vend, ku njoftohet se është arritur të përmirësohet situata në disa vatra zjarri në territorin e vendit. Është fikur zjarri në drejtim të Kreshpanit, në masivin me ullishte dhe po mbahet në monitorim nga trupat e FA dhe efektivë të MZSH. Ndërkohë, po vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos. Në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Gjithashtu po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë. E…

Read More

Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm Ramiz Micin duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”. Me herët prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për 37 vjeçarin Ramiz Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve. Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi…

Read More

Rusia ka krijuar një rrjet të errët patronazhi në Ballkan që e përdor për të ndikuar vendimet në tregje dhe institucione të rëndësishme, paralajmëron një raport i ri i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC). Lufta në Ukrainë ka krijuar një sërë rrethanash që kërcënojnë të rrisin flukset e paligjshme financiare (IFF), të cilat nxisin kërkimin e qirasë, shterojnë burimet publike, minojnë besimin në shtet dhe dëmtojnë mjediset e biznesit, në rajon. Daljet e parave të paligjshme përbëjnë 3 – 5 % të produktit të brendshëm bruto global (GDP), 8.3 për qind të PBB-së së Bosnjë dhe Hercegovinës,…

Read More

Telefonat duhet të ndalohen në shkolla për të trajtuar mosvëmendjen e nxënësve gjatë orës së mësimit, për të përmirësuar vetë mësimin dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga bullizmi në internet, janë rekomandimet e UNESCO-s, agjencisë së OKB-së për arsimin, shkencën dhe kulturën, shkruan The Guardian. UNESCO ka thënë se ka prova se përdorimi i tepërt i telefonit është i lidhur me reduktimin e performancës arsimore dhe se koha para ekranit ndikon negativisht në stabilitetin emocional të fëmijëve. Thirrja e UNESCO-s për ndalimin e telefonave dërgoi një mesazh të qartë se teknologjia digjitale në tërësi, duke përfshirë inteligjencën…

Read More

Aktori i famshëm Johnny Depp është gjetur pa ndjenja në dhomën e një hoteli në Budapest. Mediat e huaja raportojnë se gjendja e tij u përkeqësua pas abuzimit me substancat narkotike. “Kemi dëgjuar është se Depp ishte aq keq sa nuk mund të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe”, shkruajnë mediat.

Read More

Zyrtarë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thanë sot se Rusia ka ndryshuar aktivitetet e saj detare në Detin e Zi, duke theksuar se ekziston mundësia, që forcat ruse po përgatisin “një bllokadë të Ukrainës” në këtë korridor. Javën e kaluar, Rusia u tërhoq nga një marrëveshje gati njëvjeçare e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, e cila mundësonte kalimin e sigurt të grurit ukrainas, nëpërmjet Detit të Zi. Përpara marrëveshjes, agresioni rus ishte bërë pengesë për eksportet e grurit nëpërmjet porteve ukrainase, duke përkeqësuar krizën globale ushqimore. Në raportin e përditshëm të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thuhej Moska kishte…

Read More