Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një përmbledhje të situatës në vendin tonë për shkak të zjarreve. Në një reagim në ‘Facebook’ Peleshi thekson se situata paraqitet më e qetë, ndërsa konfirmon angazhimin e trupave të Emergjencës Civile në terren. MESAZHI I PELESHITSituata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave. Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vdekjen e vëllait të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në një postim në Twitter, Rama ka shprehur ngushëllimet për të dhe familjarët e tyre. Postimi i plotë: Ngushëllimet e mia më të thella për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe familjes dhe miqve të tij të prekur nga lëndimi i zemrës së vëllait të HH, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, le të gjejnë forcë, rehati dhe ngushëllim në kujtimet e dashura…
Modelistja Hirushka Zekthi, e cila bëri histori që në fillesat e modelizmit në Shqipëri në vitet 80, tregoi për historinë e saj me veshjen e vajzës së Adil Çarçanit dhe jo vetëm apo jetesën në bllok. “Darka, pushime jashtë shtetit ç’të të them. Vajza e Adil Çarçanit, Teuta, një vajzë simpatike ka qenë, donte një pallto dhe e donte shumë shpejt se e kishte për në Paris, dhe më tha ngelën parizienët duke më thonë ku e ke blerë këtë pallto”, tha Zekthi. Duke u ndalur te copat që përdorte për veshjet, Zekthi tha se; “Ishte një magazinë ekstra që…
Prokurori i SPAK. Ened Nakuçi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me një grup të strukturuar të mashtrimit online që u merrte para qytetarëve italianë. Nakuçi në fjalën e tij është shprehur se kjo është një skemë mashtrimi që është zbuluar në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet italiane dhe që është vijim i hetimeve të një operacioni të zhvilluar më parë në këtë drejtim. Më tej Nakuçi tha se në total janë mashtruar 140 qytetarë italianë, të cilët kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin për të investuar shuma të vogla. “Lidhur me aksionin nga SPAK dhe…
Agjencia Sllovene e Mjedisit njoftoi se të mërkurën është regjistruar një rënie e lehtë e borës në Slloveni. Sipas stacionit meteorologjik, borë ra në zonën e Kredaricës, ndërsa temperaturat atje shkuan në 1 gradë celsius. Për ditët në vijim, parashikimet janë që temperaturat në Slloveni do të bien dukshëm. Ndërsa, temperatura më të freskëta do të regjistrohen edhe në disa rajone të Evropës.
Milionat nga Arabia Saudite pa ndryshojë totalisht konceptin e merkatos, por jo të gjithë zgjedhin paratë përpara karrierës, shembulli i fundit është Kylian Mbappe. Al Hilal provoi në çdo formë të rrëmbejë yllin francez, duke i ofruar 400 milionë euro për dy vite, plus 300 milionë për PSG, por së fundmi “gjeli” më i famshëm ka refuzuar zyrtarisht ofertën e ardhur nga klubi saudit. Mbappe as që e mendon faktin që mund të largohet nga futbolli i rëndësishëm, nga Evropa, madje sipas mediave evropiane, përfaqësuesit e tij nuk e kanë marrë fare mundimin të takojnë drejtuesit e Al Hilal. Ky…
Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinéad O’Connor ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e saj “me pikëllim të madh”, duke thënë se “familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar”. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Sinéad O’Connor ishte shumë e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e lëshuar në vitin 1990, e cila i solli famë botërore. E lindur në Glenageary, County Dublin, në dhjetor 1966, këngëtarja pati një fëmijëri të vështirë. Si adoleshente, ajo u vendos në Qendrën e Trajnimit An Grianan të Dublinit, dikur famëkeqe, e krijuar fillimisht për…
Dje, shërbimi i sigurisë së Ukrainës pranoi se ishte përgjegjës për një shpërthim që dëmtoi rëndë urën e Kerçit, që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, në muajin tetor të vitit të kaluar. Shpërthimi, i shkaktuar nga një kamioni me bombë, rezultoi në tre viktima. Duke folur në televizionin kombëtar ukrainas të mërkurën, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Vasyl Malyuk tha se agjencia e tij qëndronte pas sulmit. “Kishte shumë operacione të ndryshme, operacione speciale. Për disa prej tyre do të mund të flasim publikisht dhe me zë të lartë pas fitores, nuk do të flasim fare për…
Detaje të reja dalin në pah në lidhje me ekzekutimin e Erajd Jonuzi, 35-vjeçarin i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë. Rezulton se për Jonuzin ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh. Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut, shokut te tij të fëmijërisë te ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika. 35-vjeçari u qëllua për vdekje disa herë me armë zjarri para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke. Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë- Tiranë, pranë një marketi. E moshuara ka tentuar të kalonte nga njëri krah në tjetrin dhe është përplasur nga një automjet. Viktima Mane Hoxha tregtonte produkte me një karrocë dore. Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Një organizatë kriminale shqiptare e mashtrimit online është shkatërruar nga policia italiane në bashkëpunim me policinë Shqiptare të koordinuar me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK Tiranë. Në përfundim të hetimeve të kryera mes dy vendeve është bërë i mundur lëshimi i 14 urdhra arresteve dhe 61 të tjerë janë nën hetim. Mediat italiane shkruajnë se ky është një fenomen në të cilin raportimet në polici janë në rritje dhe që sheh mashtrues që paraqiten si ndërmjetës financiarë të akredituar në agjencitë më të rëndësishme tregtare, duke u propozuar me telefon ose online viktimave që nuk…
Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik. Ai u qëllua për vdekje para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke. Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja. Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.