Një lajm tronditës ka ardhur ditën e sotme nga Gjermania, sa i përket futbollit. Mesfushori austriak i Borussia Moenchegladbach, Stefan Lainer është diagnostikuar me kancer në nyjet limfatike. Ka qenë skuadra gjermane që ka dhënë lajmin tronditës, me austriakun që menjëherë ka filluar t’i nënshtrohet terapisë. Gladbach ka njoftuar se 30-vjeçari do të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave të blerta, derisa klubi gjerman i ka bërë të qartë se do ta mbështesë atë. Stefan Lainer do të mungojë nga Borussia për disa muaj. Gjatë një ekzaminimi mjekësor, ai u diagnostikua me kancer në nyjet limfatike. Për trajtim, Stevie duhet…
Author: tirana
Në seancën e parlamentit të Malit të Zi, të enjten u verifikuan mandatet e 81 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit, por nuk u zgjodh kryetari i ri. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Nikola Mugosha paraqiti në parlament raportin e rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe lexoi emrat e deputetëve të përbërjes së re të parlamentit të Malit të Zi. Megjithatë, zgjedhja e kryetarit u shty për një seancë të re të parlamentit pasi në shërbimin e parlamentit nuk u dorëzua asnjë propozim për kandidatin e mundshëm për kryetar. Kjo është pasojë e…
Armaldo Kllogjeri do të publikoje së shpejti projektin e ri muzikor, i cili do të titullohet “O jetë”. Por, ka dhe nga ata persona që nuk janë fansa të muzikës së tij. E një prej tyre i thotë që këngën mos ta publikojë fare pasi nuk kanë interes. ”Mos u lodh me e nxjerr fare se s’kemi pikë interesi”, ishte komenti në postim. Nga ana tjetër, Armaldo i përgjigjet: Faleminderit që më ndjek. Të kujtoj që ke foto profili një vogëlushe të mrekullueshme dhe nuk është mirë që me foton e saj të jenë të tilla projekte. Suksese dhe ti në…
Agjencia më e lartë e inteligjencës kriminale e Australisë dyshon se Tom Doshi, një biznesmen dhe politikan kryesor shqiptar, ka lidhje me drejtimin e një grupi kriminal në vend (Australi) që kryen mashtrime imigracioni, trafik droge dhe pastrim parash. Raporti i cili është shumë voluminoz dhe është publikuar sot nga rrejti investigativ OCCRP, ka në gjetjet e tij kryesore faktin që dokumentet konfidenciale të inteligjencës nga Australia pretendonin se Tom Doshi ka drejtuar një grup të organizuar kriminal që përbëhet kryesisht nga anëtarë të familjes së tij. Grupi i tij, thonë raportet, është pjesë e një rrjeti më të gjerë që ka…
Samsung po dyfishon telefonat inteligjentë të palosshëm me një sërë veçorish të reja, por nuk po përditëson atë që ndoshta ka qenë pengesa e vetme më e madhe për klientët: çmimi i lartë. Në ngjarjen e saj vjetore Unpacked të mërkurën, të mbajtur në vendin e Samsung, Korenë e Jugut për herë të parë, kompania njoftoi përditësime për tabletët, orët inteligjente dhe pajisjet e palosshme. Megjithatë, të gjitha pajisjet kanë përmirësime relativisht në rritje, me përmirësimet e zakonshme të teknologjive të procesorit dhe ekranit dhe disa zile të reja. Ngjarja u fokusua në ardhjen e telefonave inteligjentë të palosshëm të…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se forca politike që ai drejton është gjithmonë e gatshme për të marrë pjesë në zgjedhje, kurdoherë që të zhvillohen. Duke folur në ABC News, Meta u shpreh se PL do të bëjë vetëm për të fuqizuar opozitarizmin, por mbi të gjitha, për të bërë të mundur ndryshimin. Sipas tij, kjo ndodh vetëm nëse ka ndërgjegjësim të forcave opozitare dhe shoqërisë. Nëse ndodh, është një hipotezë që po artikulohet në media së fundmi që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakoshme parlamentare. Do të jeni sërish bashkë me Berishën nëse kjo…
Italia synon të ndalojë çiftet të kenë fëmijë nga nëna surrogate të huaja. Projektligji, i cili mbështetet nga koalicioni qeverisës i kryeministres Meloni, tani duhet të miratohet nga Senati. Masa është pjesë e agjendës social-konservatore të qeverisë në Romë dhe sipas saj, çiftet do të rrezikonin dënimet me burg nëse do të përdornin opsionin e zëvendësimit edhe në vendet ku është e ligjshme.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një intervistë për ABC, Meta u shpreh se Ahmetaj ka përgjegjësinë e tij, por është i bindur se në krye të aferës qëndron kryeministri Edi Rama. Doja të kthehesha te çështja e Ahmetaj, nga ana juaj u vu re që patët një reagim shumë të vonshëm. Çfarë ndodhi zoti Meta? “Reagimet e Partisë së Lirisë, mendoj se kanë qenë të menjëhershme. Votimi i deputetëve të Partisë së Lirisë besoj se ka qenë shumë i qartë, besoj se edhe reagimi im ka qenë në kohën…
T’ju themi që Megi Pojani është në një lidhje me Endri Çekiçin kjo nuk është diçka e re. Por, burime për “Iconstyle” kanë siguruar së fundmi disa foto ekskluzive të çiftit në kryeqytet. Siç edhe e shikoni nga imazhet Megi dhe Endri duken të pashqetësuar në një shfaqje të tyren të zakonshme në Tiranë. Deri më sot detaje të ndryshme nisur nga ashensori, restorantet e njëjta apo edhe veshjet e futbollistit të përdorura nga Megi kanë dëshmuar se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin që prej një viti. Madje Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e tij…
Fabrika e lëngjeve të frutave në Libohovë është përfshirë pasditen e kësaj të enjteje nga flakët. Bëhet me dije se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikëses së Libohovës, Gjirokastrës dhe Dropullit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, ka ndodhur një aksident në vendin e quajtur “Pengu”. Mësohet se një autobot i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin moldav Andrei Buhne dyshohet se ka humbur kontrollin mjetit dhe është përmbysur në rrugë. Për pasojë automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.
Parlamenti i Ukrainës i hoqi autoritetin e përfaqësuesit të popullit deputetit Yuri Aristov, i cili shkoi për pushime në Maldive. Sipas Jaroslav Zeleznjak, përfaqësues nga Holos, 320 parlamentarë votuan për t’i hequr kompetencat parlamentare Aristosit. Ky i fundit, deputet nga radhët e partisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, “Shërbëtori i Popullit”, u pa në mes të korrikut në hotelin me pesë yje “Waldorf Astoria Maldives” në Maldive.