Në një intervistë përfaqësuesi ligjor i PD-së Indrit Sefa tha se çdo gjë është gati për zhvillimin e zgjedhjeve që do të mbahen të shtunën. Nga ana tjetër Sefa u shpreh se një individ nuk mund të dalë mbi vullnetin e kryesisë. ‘Si mundet një person shumë i rëndësishëm siç është Sekretari i Përgjithshëm e të dalë mbi vullnetin e kryesisë. Nuk ka as kompetencë statutore. Mbi vullnetin e kryesisë nuk ka asnjë individ e madje as kryetari i partisë.’- u shpreh Sefa.
Author: tirana
Uta Ibrahimi alpinistja e njohur nga Kosova nuk ndalet në sfidën e saj për të ngjitur 14 majat më të larta në botë. Këtë herë ajo është ngjitur në majën e malit K2 me lartësi 8,661 metra që kufizohet me Kinën dhe Pakistanin. I njohur dhe si “Mali i egër”, është destinacioni I 11-të në listën e e saj të projektit 14/8000, pra të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë. Lajmin e konfirmoi sot “Utalaya”, faqja e cila mbështet Ibrahimin në realizimin e këtij projekti “Jemi krenarë dhe të lumtur të japim lajmin se Uta, heroina jonë…
Luiz Ejlli ka publikuar prodhimin e ri muzikor, një këngë që është dedikim për partneren e tij, moderatoren Kiara Titon. Kënga titullohet “Dedikim”, ndërsa në tekst Luizi i shpreh Kiarës dashurinë: “Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”.
Një sëmundje misterioze që shkakton paralizë ka infektuar mbi 231 njerëz dhe ka vrarë katër që nga fillimi i vitit në Peru. Sindroma Guillain-Barré (GBS) ka kapluar vendin e Amerikës së Jugut që nga fillimi i vitit, me më shumë se gjysmën e rasteve të ndodhura në një hark të ngushtë pesë-javor nga fillimi i qershorit deri në mes të korrikut. GBS është një gjendje e rrallë që bën sistemin imunitar të një personi të sulmojë nervat periferikë, duke rezultuar në dobësi të muskujve, humbje të ndjeshmërisë në gjymtyrë dhe probleme me gëlltitjen ose frymëmarrjen. As qeveria peruane, Organizata Botërore…
Alicia Navarro, nga Arizona, e cila u zhduk gati katër vjet më parë, është paraqitur në një stacion policie në Montana. Policia në qytetin e saj të lindjes, Glendale, Arizona, tha se ajo u paraqit në një departament policie rreth 64 km nga kufiri SHBA-Kanada. “Mrekullitë ekzistojnë”, tha nëna e saj Jessica Nunez në një postim në Facebook. Kur Alicia u zhduk nga shtëpia e tyre më 15 shtator 2019, atëherë 14-vjeçare, la pas një shënim të nënshkruar ku shkruhej: “Unë ika. Do të kthehem, betohem. Më fal”. Por nëna e saj i tha CBS Neës se ajo besonte se vajza…
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pritet që të pranohet dorëheqja e Lulzim Bashës si dhe Enkelejd Alibeajt. Konstatimin se nuk ka patur një Këshill Kombëtar në datën 20 qershor. Po ashtu do të kërkohet edhe shfuqizimi i kryesisë së PD-së më datë 6 qershor që hapi garën për kreun e PD-së, pezullimin e kryesisë dhe ngritjen e një grupi të përbërë nga deputetët për të përfaqësuar PD-më edhe më hallka hetimore.
Analisti Mentor Nazarko ka komentuar vendimet e marrë gjatë ditës së mërkurë në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku u shkarkua Damian Gjiknuri dhe u zëvendësua nga Blendi Klosi. Sakaq, Bledi Çuçi u emërua si kryetar i grupit parlamentar. Në një lidhje me ‘Special Report’, Nazarko i konsideroi këto lëvizje nga ana e kryeministrit Rama, për të treguar që Partia Socialiste është një makineri gjithmonë në funksion. Gjithashtu sipas tij, Rama e përdor këtë periudhë për të demostruar risi dhe pse jo për ta bërë gati partinë e vetë për ndonjë vendimmarrje të rëndësishme politike. “Kjo është një lëvizje tipike që…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka ndjekur nga afër situatën e zjarreve në Lushnje. Balla deklaroi se zjarrvënia e qëllimshme është një vepër e rëndë penale, duke shtuar se Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim disa persona të dyshuar. “Zjarrvënia është vepër e rëndë penale! Policia e Shtetit ka identifikuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim shumë persona të përfshirë në zjarrvënie. Të gjitha rastet janë referuar në prokurori! Dënim ekzemplar për këdo që përfshihet në zjarrvënie”, ka thënë Balla.
Infertiliteti është një problem në rritje në kohët moderne dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në këtë. Por burrat që bëjnë punë fizike janë më pjellorë . Sa më kërkuese fizikisht të jetë puna e një mashkulli, aq më të larta janë treguesit e fertilitetit dhe veçanërisht numri i spermës, sipas gjetjeve të një studimi nga studiuesit nga Brigham and Women’s Hospital si pjesë e studimit EARTH të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit. Faktori “mashkull” konsiderohet të jetë përgjegjës për 40% të rasteve të infertilitetit, ku problematika kryesore është numri dhe cilësia e spermës. Në këtë studim të…
Gazment Bardhi shprehet se e ardhmja e partisë duhet të jetë mbi gjithçka. Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike vjen pak para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD. Përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale, Bardhi shkruan se po bëhet gati për mbledhjen, ndërsa thekson se çdo hall personal duhet të tejkalohet për të mirën e partisë. “Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal!”, shkruan ai.
Dy analistët Dritan Hila dhe Roland Qafoku kanë folur për të ardhmen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe mundësinë që ai të jetë një ditë pasuesi i Edi Ramës. Dritan Hila: Unë Erion Velinë e shkoj si njeri që i pëlqen vendi i Ramës por ka dhe durimin të presë sepse e di shumë mirë që një kryetar partie që nuk ka vullnetin të të lëshojë vendin, është në gjendje të të shkatërrojë. (…) Erion Veliaj nuk ka frikë të përmende luftën partizane. Po përpiqet të afrohet me veteranët dhe kam vënë re që në ndryshim nga të tjerët që janë…
Nëse shumica i konsiderojnë “surprizë” lëvizjet që kryeministri Edi Rama mund të bëjë në qeveri, për Partinë Socialiste nuk janë edhe aq të papritura. Kjo sepse sipas deputetit Arben Pëllumbit, panorama është e qartë se cila reformë ka ecur në rrugën e duhur dhe cila ka mbetur në vend, e për rrjedhojë ndryshimet e mundshme, janë të pritshme brenda vetë kampit rozë.“Besoj që ndryshimet në qeveri mund të jenë surprizë për publikun, por për kupolën e larë të PS nuk janë surprizë, gjithsesi në statutin e PS kabineti qeveritar është tager i kryeministrit, sepse është ai që vlerëson punën nëse…