Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha në ‘Facebook’ shkruan se qytetarët e vendit po shohin se si qeveria ka ndërtuar një sistem bazuar në lidhjet me krimin dhe korrupsionin. Basha thekon se PD është gati të ndërtojë një aleancë gjithëpërfshirëse për ndryshim, që kërkon lista të hapura, votën e diasporës dhe zgjedhjen e presidentit nga populli. “Shqiptarët po shohin çdo ditë se si kjo qeveri ka ndërtuar një sistem bazuar në lidhjet me krimin dhe korrupsionin. Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes…
Author: tirana
Pasi administrata amerikane e vendosi në listë të zezë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, zyrtarët institucionalë në Serbi nuk kanë pranuar që të komentojnë këtë vendim. Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë Vulinin, Qeverinë serbe dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, si dhe disa anëtarë të partisë në pushtet, por ata nuk ishin të qasshëm për koment. Ndërkaq, një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Vulinit nga drejtimi i BIA-s. Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), subjekt opozitare pro-evropian, deklaroi se kërkon nga kryeministrja Ana Bërnabiq, që në…
I nxehti afrikan do të bëjë që termometri në Shqipëri të kapërcejë 40 gradë celsius në ditët në vijim. Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave thonë se jemi nën ndikimin e anticiklonit afrikan, i cili do të na bëjë të përjetojmë 3 ditë të nxehta. “Presim temperatura shumë të larta, kryesisht të enjten, të premten dhe të shtunën ato do arrijnë 40-41 gradë, referuar qendrave siç është Tirana, Fieri, Shkodra e gjithë ultësira perëndimore. Referuar temperaturave minimale presim që ato të shkojnë 22-23 gradë kryesisht ultësira perëndimor, në ato malore do të jenë deri në 16 apo 15”, tha Anira Gjoni,…
Një apartament është shkrumbuar pasditen e kësaj të marte në Gjirokastër, në zonën e Pazarit. Mësohet se nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Raportohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një problematike në linjën e energjisë elektrike, ku flakë ka marrë fillimisht kasa elektrike e apartamentit dhe më pas zjarri është shpërndarë në gjithë banesën.
Avokati i ish-zv.kryeministrit ka bërë me dije se Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Këtë informacion, ai e ka dhënë gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Vendndodhja e Ahmetajt nuk dihet ende, ndërkohë Këshilli i Mandateve po vijon prej disa orësh mbledhjen me dyer të mbyllura duke shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish zv.kryeministrit. Ahmetaj akuzohet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me delegacionin e senatorëve amerikanë në Samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi nga takimi. Në reagimin e tij, krahas fotove Rama shkruan se takimi u zhvillua për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, që sipas tij duhet ndalur një orë e më parë dhe palët duhet t’i kthehen dialogut. Reagimi i Ramës: 📍Vilnius, Lituani – Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga…
Ënjtje në njërën gjymtyrë: Ënjtja në njërën këmbë ose dorë është nga një simptomat më të shpeshta të DVT-ës. “Mpiksja e gjakut mund të pengojë rrjedhjen si duhet të gjakut në gjymtyrë dhe gjaku mund të rrjedhë sipër mpiksjes duke shkaktuar ënjtje. Dhimbje të këmbëve ose krahëve: Zakonisht dhimbja vjen bashkë me simptoma të tjera, si ënjtje ose skuqje të gjymtyrëve. Për fat të keq, dhimbja e shkaktuar nga mpiksja e gjakut mund të ngatërrohet lehtësisht me ngërçin ose tërheqjen muskulore, prandaj nuk mund të diagnostikohet lehtë. Dhimbja nga mpiksja e gjakut zakonisht fillon kur jeni duke ecur ose kur ngrini këmbët sipër. Vena të…
SPAK iu drejtua të premten Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë prej 12 faqesh, ku kërkonte heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministrit dhe deputetit të PS-së, Arben Ahmetaj. Prokuroria e Posaçme akuzon ish-zv.kryeministrin se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim. Sipas SPAK, Ahmetaj, ka lidhje jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, por…
Luiz Ejlli dhe Dea Mishel kanë qenë në qendër të mediave ditët e fundit për shkak të ofendimit që u bë në koncert. E mesa duket Armaldo Kllogjeri nuk do ta lërë këtë moment pa një koment. Ai ka publikuar sot një foto ku shkruan: “Sa mirë do ishte sikur mos të fliste goja para mendjes”. Ky koment jep përshtypjen që i drejtohet me ironi Luizin, duke zgjedhur të mbajë krahun e Deas.
Autoriteti Holandez për Sigurinë e Produkteve të Ushqimit dhe Konsumatorit (NVVA) sekuestroi rreth 8000 pilula diete të paligjshme, shpesh të shitura me emrin Iomak, nga shitës të ndryshëm gjatë një goditjeje njëjavore ndaj tregtisë së pilulave. “Testet tregojnë se pilulat e gjetura përmbajnë amfetaminën e drogës së fortë”, tha NVWA, duke vënë në dukje se këto pilula janë të paligjshme në Holandë dhe mund të kenë efekte anësore shumë serioze, raporton NL Times. Inspektorët e NVWA kontrolluan tre shtëpi dhe dy objekte biznesi në lokacione të ndryshme. Dy persona të dyshuar për shitje të paligjshme të pilulave për humbje peshe…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Drejtorin për Europën të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Paul McCarthy. Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve thekson se në focus ka qenë që nga rritja e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në politikë, tek vijimi i punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me qëllim implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. “Bashkëpunimi i ngushtë mes IRI dhe Partisë Socialiste, ndihma që ky institut do të ofrojë për zbatimin e programit “Woman Democracy Network Albania” që synon rritjen e mëtejshme të angazhimit të vajzave dhe grave…
Këngëtarja Lori Kaçka, rrëfen se duke mos pasur ndihmën e një ekipi, shpesh është përballur me situata të rrezikshme, ku nuk ka hezituar të ndajë një episod të atillë. “Unë e kam filluar këtë profesion pa ndihmën e shumë njerëzve ose të një rrethi. Në fillimet e mia ka qenë shumë e vështirë dhe ndryshimi i vendit, femër, ka qenë goxha e vështirë dhe derisa jam ambientuar, derisa kam krijuar një rreth timin shoqëror ose të bashkëpunëtorëve ka qenë shumë e vështirë. Pastaj edhe udhëtimet e mia që janë të vazhdueshme që jam gjithmonë vetëm. Do veçoja një… jo njëherë se më…