Author: tirana

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit. Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. “Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim. Departamenti amerikan i Thesarit tha se nuk do të hezitojë që të shënjestrojë aktorët “që abuzojnë me pozitat e tyre…

Read More

Konkurrimi i hapur do të jetë forma se si do të veprohet për përzgjedhjen e drejtuesve të shkollave në arsimin parauniversitar publik. Ndryshimet e bëra së fundmi në ligjin për arsimin parauniversitar, të cilat tashmë janë zbardhur edhe në Fletoren Zyrtare të Qeverisë përcaktojnë se drejtori i institucionit arsimor publik emërohet nga titullari i institucionit rajonal arsimor përkatës, përgjegjës për arsimin parauniversitar, pas propozimit të dy kandidatëve që vlerësohen me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit. Ndërkohë që pjesë e komisionit të vlerësimit janë: një përfaqësues i njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore, një përfaqësues i institucionit arsimor vendor përgjegjës…

Read More

46-vjeçarin Belul Kokollari, i cili akuzohet për përdhunimin e nipit 8 vjeç, është dënuar me 15 vite burg. Kokollari akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, kur nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën. Denoncimi është bërë nga nëna e të miturit që ka denoncuar në polici vëllanë e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj të mitur. Ajo ka deklaruar se pasi ka ndenjur 5 ditë në Kosovë me djalin, kur…

Read More

Sekretari britanik i punës dhe pensioneve, Mel Stride, ngatërroi vazhdimisht Shqipërinë me Rumaninë gjatë një interviste për emigracionin në një bashkëbisedim në programin Today të BBC Radio Four. Gjatë intervistës Stride bëri gafën e turpshme teksa mbrojti planin e qeverisë për Ruandën në programin Today të BBC Radio Four. Prezantuesja Mishal Husain tha se Rishi Sunak ishte në rrugën e duhur për të thyer premtimin e tij për të ndaluar varkat e vogla që transportonin emigrantë përtej Kanalit nga Franca. “Numrat nuk janë më në rënie në krahasim me vitin e kaluar. Gjashtë muajt e parë të këtij viti janë…

Read More

Disa nga shkaqet pse thonjtë rriten nën mish dhe mënyrat për t’i paraprirë këtij problemi: 1. Këpucë të ngushta: Ushtrojnë presion mbi thonjtë dhe i detyrojnë ato të futen nën mish. Klinika Mayo thotë se në qoftë se ju vazhdimisht vishni këpucë që janë shumë të ngushta, mund të krijoni këtë problem dhe pa e patur të trashëguar nga forma që ka vetë thoi. 3. Limimi i thonjve: Nëse keni thonjtë që janë shumë të lakuar, ata mund të jenë më të prirur për t’u bërë tu futur nën mish. 4. Lëndimi: Thonjtë me të vërtetë mbrojnë gishtat por kjo…

Read More

Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti amerikan Joe Biden nuk i la pas “gafat”. Në takimin me mbretin Charles, ai u fokusua në një bisedë me një nga rojet, teksa u shfaq mjaft ngurrues për të përfunduar bisedën që kishte me të, edhe pse mbreti po e priste. Madje në një moment dukej se ishte i zemëruar me punonjësin e monarkisë për këtë incident. Biden thuajse theu protokollin duke i vënë dorën mbi kurrizin monarkut britanik, që më pas të vijonin drejt përfundimit të takimit që zgjati disa minuta.

Read More

Një këngëtare kolumbiane, e quajtur Camila Sterling, është gjetur pa shenja jete në vaskën e dhomës së hotelit të shefit të saj muzikor, pasi kishte konsumuar një “koktej droge”. Kjo pije i shkaktoi 24-vjeçares vdekjen në hotelin luksoz në Miami Beach. “Daily Star” shkruan se një raport i ri dyshon se dyshja e kaloi natën së bashku, përpara se Camila të merrte një sërë drogash.

Read More

Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë që të rriturit duhet të pinë rreth 2.5 litra ujë në ditë. Kjo është e rëndësishme gjatë muajve të verës dhe veçanërisht kur është shumë nxehtë. Është thelbësore të mos neglizhoni hidratimin për të shmangur etjen e pakontrollueshme dhe për të mbajtur trupin në ekuilibër. Mos prisni derisa të ndjeni etje – Mundohuni të pini rregullisht edhe nëse nuk keni etje. Është thelbësore të mos neglizhoni hidratimin për të shmangur etje të pakontrolluar dhe për të mbajtur trupin tuaj në ekuilibër. Një shishe gjithmonë me vete- Mbani gjithmonë me vete një shishe uji. Në këtë mënyrë,…

Read More

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Dumani i shoqëruar nga prokurorja Enkelejda Millonai kanë mbërritur në orën 15:40 minuta në Kryesinë e Kuvendit. Në orën 16:00 nis seanca e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për lejimin e autorizimit për arrestimin e ish-zv/ kryeministrit. Avokatët e deputetit socialist kërkojnë shtyrjen e seancës me 24 orë. Sakaq, Ahmetaj nuk është i pranishëm në Këshill, pasi dyshohet se ndodhet jashtë shtetit. Ai do të përfaqësohet nga dy avokatët mbrojtës Ardian Visha dhe Henrik Ligori të cilët po ashtu kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pak çaste më parë.

Read More

Nëse konsumoni cigare elektronike VAPE, në fillim sigurohuni për cilësinë e tyre. Për të shmangur produktet e falsifikuara, që rrezikojnë shëndetin tuaj, ju rendisim pesë hapa që duhet të ndiqni para se të blini produktin në dyqan. 1– Nëse ka shkrim në gjuhën shqipe, pullë akciza tregon që produkti është i importuar ligjërisht. 2– Nëse rezervuari i kapacitetit të lengut për avullosje është 2ml, atëhere ajo VAPE nxjerr detyrimisht maksimalisht 600 puffs. Ato që rrisin këtë numër, janë informacione jo të sakta dhe gjenden vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend të BE-së. Pra, 2 ml lëng = 600 puffs…

Read More

Stanislav Rzicki, zëvendës shef i departamentit për punë mobilizuese, u vra, u njoftua në kanalet Telegram, Shot, Baza dhe Mash. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS konfirmoi raportet, duke cituar burime policore. Administrata e Krasnodarit ka konfirmuar për mediat se rrethanat e vdekjes aktualisht janë duke u hetuar. 42-vjeçari Rzicki është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm teksa vraponte në afërsi të Olympus Arena në Krasnodar. Sulmuesi qëlloi Rzickin katër herë “në shpinë dhe në gjoks” para se ai të zhdukej. Rzicki vdiq në vend. Për vrasjen e tij u hap një çështje penale. Kanalet në Telegram raportojnë se…

Read More

Ka shkuar në 51 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor “Rrjeti”, për goditjen e një rrjeti që ushtronte veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë mësohet se është arrestuar në lagjen “5 Maji”, një 36 vjeçar për të cilin Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i finalizuar më datë 29.06.2023, u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas…

Read More