Punonjësit e administratës publike tashmë do të mund të aplkikojnë për kredi me 3 % interes për të blerë banesa. Kushtet për të përfituar janë që punonjësi të ketë kaluar provën, të mos ketë banesë ose të ketë një banesë që ka sipërfaqe te vogël Për herë të parë ligji për strehimin social ka kategorizuar punonjësit e administratës publike si kategori me prioritet për kreditë me interes të ulët për sigurimin e strehimit. Ndryshimet ligjore janë miratuar dhe tashmë pritet hyrja e tyre në fuqi. Por çfarë parashikon skema e re për këtë kategori? Referuar vendimit, punonjësit e administratës publike…
Author: tirana
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare skulptori i njohur Agim Rada. Ai ishte shtruar në spital prej dy ditësh pasi prej kohësh vuante dhe mjekohej për një problem me mushkëritë, por nuk mundi të fitonte betejën për jetën. Agim Rada lindi më 24 maj 1953 në Tiranë. Punimet i tij përfshin statujat, skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, dhe Petro Marko. “Krijimtaria ime nuk ka qenë kurrë e politizuar, figurat kanë qenë përherë figura të ndritura të kombit, që nuk i kanë shërbyer politikës së ditës, që sot janë në maj të Olimpit…
Meghan Markle dhe Princi Harry janë ende shumë “të lumtur së bashku”, pavarësisht raporteve se marrëdhënia e tyre është në krizë. Një mik i familjes ka bërë të ditur se Duka dhe Dukesha e Sussex-it “janë shumë të dashuruar” dhe nuk kanë “asgjë veç të qeshura” së bashku pasi disa burime pretenduan se çifti po distancohej nga njëri-tjetri. Karl Larsen, i cili është mik i babait të Meghan-it, Thomas Markle, ndau disa foto të çiftit të dashur. Krahas fotove, ai shkroi: “Shumë i lumtur kur pashë miqtë e mi Harry dhe Meghan të premten para se të iknin për fundjavën…
Pezullohen 3 punonjës policie në Korçë. Sipas burime nga policia e Korçës, bëhet e ditur se shkak i këtij pezullimi ka qënë tjetërsimi i procesverbaleve për një aksident të ndodhur në qark. Të 3 policët e pezulluar janë të sektorit të qarkullimit rrugor. Pritet një njoftim zyrtar nga AMP ndërkohë ajo që mësohet është se hetimi ka zgjatur më shumë se 2 muaj.
E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ende nuk e di nëse do të largohet apo jo nga Chelsea. Por kjo nuk e ka penguar që ai të stërvitet normalisht, duke lënë pas plotësisht dëmtimin e pësuar në fundit e vitit të kaluar, teksa e detyroi të kryente një operacion dhe rikuperimi të zgjaste më shumë se 6 muaj. Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit nga Londra, duket se trajneri Pochettino ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm mbi merkaton e verës. Flitet se tekniku argjentinas nuk do të afrojë më…
Washington Post Prokurorët specialë shqiptarë kërkuan të hënën arrestimin e një deputeti dhe ish-zëvendëskryeministër për akuzat e korrupsionit, duke e akuzuar atë për mosdeklarim të pasurisë dhe vepra të tjera penale. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ngarkuar me ndjekjen e zyrtarëve të lartë, bëri publike kërkesën e saj për arrestimin e Arben Ahmetajt. Ahmetaj, 54 vjeç, ishte zëvendëskryeministër dhe gjithashtu shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë në dy kabinete të mëparshme të kryeministrit socialist Edi Rama. Si ligjvënës, Ahmetaj ka imunitet parlamentar – që do të thotë se Parlamenti së pari duhet të bjerë…
Më do apo nuk më do? Merre përgjigjen, në bazë të shenjës të Horoskopit që ka partneri/ja. Pra, keni dalë dy ose tre herë me dikë që pëlqeni, keni kaluar shumë mirë, keni shkrepur disa foto, keni këmbyer disa mesazhe me njëri tjetrit dhe tani ju ka shkrepur në kokë pyetja: “A ndjen ai/ajo për mua?” DASHI Nëse një Dash është i dashuruar me ju, dyshojmë se do ju duhet ky artikull për ta kuptuar. Kjo sepse nëse një Dash ju dashuron ai do jetë gjithë kohës pas teje duke kërkuar të dijë ku jeni, çfarë po bëni dhe në…
Prej disa kohësh Fjolla është shfaqur në një gjendje jo të mirë në rrjetet sociale, duke akuzuar persona të ndryshëm. Tani në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik. “Janë mundu me më nxjerr në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj në doktor, që të humb të vërtetën. Këta njerëz kanë punu pas shpine që unë të dështoj”– vijon Fjolla akuzat e saj. E më tej, ajo thotë se nëse i ndodh diçka, do jetë motra e saj ajo e cila do bëj denoncimin.…
I ftuari i parë special në “Kepin e VIP”-ave ishte Krist Aliaj. Në puntatën e dytë të emisionit, Kiara Tito e prezantoi atë me banorët e tjerë, ku disa prej tyre nuk e pritën aspak mirë. Një ndër to ishte edhe Jori Delli, së cilës i ka ngelur hatri me Kristin. Ky i fundit teksa ishte i ftuar së bashku me Jorin në “E Diell” tha: “Ajo është tipi i femrës që ka shumë qejf ose preferon çuna mafiozë”. Ndërkohë Jori para kamerave tha për Kristin: “Të kam çuar në xhiro, kemi folur bashkë. Ai kur jemi bashkë nuk m’i…
Grupi i Rithemelimit vijon që të ndajë me publikun detaje nga dosja për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 Maj. Deputeti i PD, Flamur Noka, dhe ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi kanë paraqitur sot dosjen e manipulimeve në këtë bashki në zgjedhjet e 14 Majit. Sipas përfaqësuesve të opozitës në periudhën parazgjedhore, në Elbasan u konstatua një rritje e ndjeshme e numrit të familjeve të varfra që përfitonin asistencë; një rritje e ndjeshme e personave invalidë që përfitonin KEMP, një rritje e jashtëzakonshme e punësimeve të përkohshme në administratë dhe sidomos, e numrit të pastrueseve në…
Rusia reagon ashpër ndaj mundësisë së pranimit të Ukrainës në NATO. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo do të jetë një lëvizje shumë e rrezikshme për sigurinë europiane. “Kushdo që merr një vendim të tillë duhet të mendohet shumë mirë”, ishte paralajmërimi i lëshuar nga Moska. Peskov tha se Rusia do të marrë masa edhe kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO. “Duket se europianët nuk e kuptojnë këtë gabim, është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se infrastruktura ushtarake ruse nuk ka lëvizur kurrë drejt Europës Perëndimore, ka pasur gjithmonë një lëvizje në drejtim të kundërt”, tha…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me Drejtorin për Europën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, teksa ka zbardhur dhe bisedën me të. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se bashkëpunimi mes Partisë së Lirisë dhe IRI ka qenë veçanërisht i frytshëm për rritjen e kapaciteteve të rinisë, vajzave e zonjave të angazhuara në forumet tona. Kurse mbrëmë ishte ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ai që takoi amerikanin, ku përmes një mesazhi në Twitter, ai shkruan se gjatë darkës pati kënaqësinë të shkëmbente mendime me mikun e tij Paul McCarthy. Postimi i plotë i Ilir Metës…