Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka parashtruar 4 pyetje në Këshillin e Mandateve për çështjen e Arben Ahmetajt, thonë burimet për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori. Më poshtë gjeni pyetjet e Bardhit të cilat nuk kanë patur një përgjigje nga Altin Dumani. Kreu i SPAK argumenton se SPAK nuk jep të dhëna sepse ka sekret hetimor.
Author: tirana
Ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber ishte e ftuar në programin “Rudina”, ku foli edhe për jetën e saj private. Ajo u kthye 26 vite pas në kohë për të na rrëfyer njohjen me bashkëshortin, Alfred Gugler. “Jemi takuar në punë faktikisht, jemi njohur në punë sepse ai punonte në një organizatë jo qeveritare që kishte mandat në bashkëpunim për zhvillim dhe përmes një projekti të përbashkët, kur të dy kemi qenë në Zvicër jemi takuar në kuadër të atij projekti. Ka kaluar goxha kohë tashmë, 26 vjet tashmë nëse s’gabohem.” Ambasadorja shton edhe çfarë i ka pëlqyer deri më…
Shifrat e reja tregojnë një rritje tronditëse të vdekjeve në rrugët e SHBA-së në lidhje me një ilaç që kalb lëkurën e njerëzve që e përdorin atë. Ksilazina, ose ndryshe droga “zombie” është përhapur në të gjithë Amerikën me një shpejtësi kaq alarmante saqë Shtëpia e Bardhë tani ka publikuar një plan të ri veprimi me 6 pika për të trajtuar krizën. Droga “zombie”, një qetësues për kafshët, gjithnjë e më shumë po përzihet nga tregtarët e drogës në furnizimet e tyre me fentanil, i cili tashmë po vret mbi 100,000 amerikanë çdo vit. Sipas të dhënave të fundit nga…
Kryeminsitri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vilnius të Lituanës, ku edhe po mbahet samiti i NATO-s. Kreu i qeverisë e ka shfrytëzuar këtë moment për të zhvilluar edhe një takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ky takim i Ramës me Mitsotakis vjen në një kohë kur situata mes Greqisë dhe Shqipërisë është e tensionuar pas arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri. Mediat greke raportojnë se Mitsotakis nuk është tërhequr nga çështja Beleri dhe se ka kërkuar të zgjidhet menjëherë. Kujtojmë që Beleri u arrestua pak para zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën për shitblereje të votës.
Kryeministri Rama në një intervistë gjatë Samitit të NATO-s foli në lidhje me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë. Rama tha se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë një platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasoj Irani kreu sulm kibernetik kundrejt Shqipërisë. ‘Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi…
Boris Johnson dhe Carrie Johnson janë bërë sërish prindër. Ata sollën në jetën një djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Frank Alfred Odysseus Johnson. Ish-aktivistja politike, 35-vjeçe, ndau lajmin në Instagram. “Një javë Frankie. Mirësevini në botë Frank Alfred Odysseus Johnson i lindur më 5 korrik në orën 9:15. (A mund ta merrni me mend se cilin emër zgjodhi burri im?!” 59-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë prindër të tre fëmijëve, Wilfred, Romy dhe Frank. Ata janë martuar në maj 2021. Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Marina Wheeler, si dhe një fëmijë nga një lidhje dashurie.
Kryeministri Edi Rama shprehet i shqetësuar me tensionet në veri të Kosovës. Gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Rama u shpreh se mund të ketë vatër zjarri dhe kërcënim për hapjen e një konflikti. “Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si…
Shqiptarët ishin në krye të listës së azilkërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Europian për muajin shkurt të këtij viti. Raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin tregon se ishin 845 kërkesa për azil në një nga vendete Bashkimit Europian. Edhe Maqedonia e Veriut regjistroi numër të lartë aplikimesh, ndërsa listën me më pak kërkesa në rajon e mbyll Mali i Zi me 23 të tilla. Edhe treguesit vjetorë për 2022-shin evidentojnë Shqipërinë ndër vendet e para në Europë, me 13.040 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë. Shumica e shqiptarëve synojnë të gjejnë mbrojtje në Francë…
Turqia bën mirë të mos ketë iluzione se një ditë do të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha Kremlini më 11 korrik, teksa Moska shprehu dëshirën për forcimin e raporteve me Ankaranë pavarësisht mosmarrëveshjeve, përfshirë edhe atë për zgjerimin e NATO-s. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj pyetjeve lidhur me vendimin e Turqisë për të mbështetur pranimin e Suedisë në NATO, një ditë para se aleanca të niste samitin dyditor në Vilnius. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka synuar që të mbajë raporte të mira edhe me Moskën, edhe me Kievin, gjatë luftës në Ukrainë. Ai ka…
Gazment Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandatave ka pyetur kreun e SPAK Altin Dumani i cili është edhe prokurori i çështjes që po hetohet për Arben Ahmetaj, nëse ka dijeni se ku ndodhet ish-ministri. ‘A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?’- pyeti Bardhin kreun e SPAK. Sipas burimeve, SPAK nuk i është përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendodhjen aktuale të Arben Ahmetajt.
Gjatë debatit të ashpër mes Gazmend Bardhit dhe Ermonela Felaj nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i përgjithshëm i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar i është përgjigjur fyerjeve të deputetes socialiste Felaj duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK. “Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!” u shpreh Bardhi në debat e sipër Bardhi: Mazhoranca ka frikë që shqiptarët…
Reperi nga Kosova, Arian Agushi i njohur si Gold Ag, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të gëzeshëm për të. Ai ka arritur që të diplomohet, duke përmbushur kështu veçanërisht dëshirën e të ëmës, të cilës ia kushton të gjithë suksesin. ‘’Faleminderit kolegëve për dashnin, respektin dhe ndihmën në çdo aspekt. Nanën time mësuese kur u larguam nga Presheva në vitin 1997, kur e pyesnin pse po shkoni në Prishtinë, u thoshte të gjithëve për shkollimin e Arianit.Dëshira e saj gjithmonë ka qenë që unë ta kem një fakultet. Dëshirën e saj e plotësova me diplomim e po…