Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, në kuadër të samitit që do të mbajnë përfaqësuesit kryesore të vendeve anëtare të NATO-s. Ky samit mbahet këtë të martë dhe ditën e nesërme, pasi do të diskutohet për situatën me luftën në Ukrainë dhe kërkesën e kësaj të fundit për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake. Kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi mëngjesin e sotëm shkroi se krerët e NATO-s janë më të fortë dhe të vendosur këtë herë në mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë së popujve evropianë.
Author: tirana
Pas një viti prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për tragjedinë në Himarë, ku ish-polici përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia. Ish-polici Arjan Tase është marrë i pandehur, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Njoftimi i plotë Prokuroria Vlorë përfundon hetimet për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën e mitura J.A., akuzat për 9 të pandehurit Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.918/2022 aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasje me dashje”…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa bëri thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me [presidentin e Serbisë Aleksandar] Vuçiç dhe patjetër që jam i gatshëm të takohem. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shtensionojnë [situatën] dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon”, tha Stoltenberg. Duke folur në konferencën për media para fillimit të samitit të NATO-s në…
Në dosjen e SPAK-ut për Arben Ahmetajn rezulton se për akomodimin në disa hotele luksoze, ku ai dhe bashkëjetuesja e tij kanë qendruar, janë paguar nga pronarët e inceneratorëve. SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, pronarët e inceneratorëve kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh. “Në e-mailin e shtetasit Klodian Zoto më datë 20.02.2014, i është dërguar e-mail nga Booking.com për prenotimin e tij në hotel Sans Souci në Vienë, ku konfirmohet për Suite Master për klientin Arben Ahmetaj, prenotim i kryer fillimisht më datë 20.02.2014 deri më 23.02.2014.…
Biznesmeni Gjergj Luca, ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka rrëfyer se si iu shkatërrua biznesi gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Luca rrëfeu një bisedë me vajzën e Berishës dhe familjarë të tij, ndërkohë që deklaroi se për tetë vite biznesi i tij u rrënua tërësisht dhe ai përfundoi duke luajtur domino. Biznesmeni tregoi zhgënjimin ndaj Berishës dhe qeverisjes së tij, duke deklaruar se e kishte besuar dhe mbështetur Partinë Demokratike, por e quajti një gënjeshtër dhe Berishën një lider komunist. Pjesë nga biseda në studio: Ylli Rakipi: Si ka mundësi që…
Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti, i cili vjen nga Perdonone si lojtar i lirë. Ajeti ka ndryshuar ambient duke u transferuar nga futbolli italian tek ai rumun. Mbrojtësi shqiptar është zyrtarizuar sot (e martë) nga skuadra e re, CFR Cluj, e cila ka njoftuar transferimin në rrjetet sociale. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë!”, thuhet në njoftimin e klubit rumun. Ata njoftuan se qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, ndërsa gjatë karrierës…
Në dosjet e SPAK-ut për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, thuhet se më 27 qershor 2016 si ministër i Financave, ai është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM në lidhje me vijimin e procedurave të koncensionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish Ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani. Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer ndermjet shtetasve Alda Klosi atëherë funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opre tfunksionar i…
Tre ministra të Brendshëm janë dorëhequr dhe një është shkarkuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, që prej vitit 2013. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të çojë deri në fund mandatin në drejtimin e një prej ministrive më të rëndësishme. Edi Rama është në krye të Qeverisë në Shqipëri tash e dhjetë vjet. Aktualisht, ai është në mandatin e tretë si kryeministër. Tri ditë më parë, Rama shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe në vend të tij ka propozuar Taulant Ballën, i cili është kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e 10 korrikut,…
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese thirrjen e dëshmitarëve për koncesionin e parkut të Butrintit. Ajo tha se ka kërkuar që qeveria të detyrohet të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin. “Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e shkelur konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet…
NATO ka deklaruar se nuk ka parë asnjë ndryshim në retorikën bërthamore të Rusisë, pavarësisht njoftimit të saj se po vendos armë bërthamore në Bjellorusi. Megjithatë, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg paralajmëroi se “retorika bërthamore e Rusisë është e pamatur dhe e rrezikshme”. “Aleatët e NATO-s po monitorojnë nga afër se çfarë po bën Rusia,” tha ai. Sipas Stoltenberg, nuk ka parë asnjë ndryshim në vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi gjë që mund të kërkonte një reagim nga ne, por ne gjithsesi do të mbetemi vigjilentë. Duke folur edhe për grupin Wagner, Stolternberg tha për mediat se po monitorojnë…
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar marrjen e vendimit të heqjes së masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produktet nga Serbia. Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna, deklaroi në media për KosovaPress se ata janë në dijeni për heqjen e masës, por Qeveria e Kosovës akoma nuk është përgjigjur lidhur me zbutjen e masës së sigurisë për mallrat e Serbisë. Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe është marrë më 14 qershor, ditën kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Që prej asaj dite asnjë kamion me mallra…
Vogue Italia/ “Unë besoj më shumë në forcën e bukurisë se sa në fuqinë e një ushtrie.”Këto janë fjalët e para që na tha në Tiranë. Ju besoni se kultura nuk vjen vetëm si funksion dekorativ, përkundrazi. Nëse arti është produkt i asaj që jemi, mund të jetë vetëm politikë, pra universal. Pra si ia dolët që ta sillnit dashurinë për artin në praktikën politike?Nuk do të thosha se e kam futur artin në politikë, por që vjen nga praktikimi i artit, kjo është pjesë e mënyrës sime për të parë botën dhe atë që na rrethon, pra edhe marrëdhëniet…