Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm më datë 14 Korrik, ora 11:00. Shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin e Gjicit për një masë më të lehtë sigurie. Ai ankimoi masën e “arrestit me burg: nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Safet Gjici u arrestua më 24 qershor.
Author: tirana
Bashkia e Tiranës vijon punën për asfaltimin e rrugëve nëpër lagje. Edhe pse shumë i janë drejtuar bregdetit për pushime, puna për rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet vijon me ritëm të lartë. Bashkia ka filluar punimet për rikonstruksionin total të sheshit në rrugën “Jorgo Plaku” në njësinë Nr.4 në kryeqytet. Tashmë banorët do të kenë një ambient çlodhës dhe argëtues. Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se ky mandat do të fokusohet më pranë qytetarëve, duke mbërritur edhe në ato pika ku më parë nuk ishte ndërhyrë me investime për shkak të projekteve më të mëdha të qytetit.
Vullkani më i madh në Islandë është aktivizuar duke nxjerrë lavë dhe tym. I paralajmëruar nga mbi 1600 lëkundje sizmike, krateri mbi malin Fagradalsfjall ka nxjerrë lumenj të gjatë lave që shkatërruan bimësinë përreth. Vullkani që ndodhet pak më larg se 50 km larg kryeqyteti ka dhuruar pamje spektakolare, me turistë të shumtë që i janë afruar perimetrit të sigurisë për të shkrepur pamjet e frikshme, por të mrekullueshme në të njëjtën kohë.
Media prestigjioze amerikane “CNN”, përmes një artikulli të gjatë, shkruan për muxhahedinët e MEK-ut dhe për të ardhmen e tyre që aktualisht mbetet e paqartë. “Por ngjarjet e fundit për grupin më të fuqishëm opozitar iranian kanë bërë që disa ekspertë të pyesin nëse ditët e tyre të lavdishme tashmë janë të numëruara”, shkruan CNN. Muxhahedinët e MEK ishin dikur të përcaktuar nga SHBA si grup terrorist, por sot i konsideron si aleatë. Irani nga ana tjetër i akuzon për terrorizëm, duke thënë se kanë kryer seri sulmesh në vitet 1980. Por MEK-u i mohon këto akuza. MEK-u është një…
Sot pasdite do të mbildhen deputetët dhe do të vendosin për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku doli në një deklaratë për mediat pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e deputetit të PS-së. Në fjalën e saj, Tabaku i bëri thirrje Ahmetajt që të bashkëpunojë me SPAK-un që t’i shkohet deri në fund aferës së Inceneratorëve. “Kam një thirrje për Ahmetajn, thirrja imë është bashkëpunoni me drejtësinë, SPAK, shqiptarët kanë nevojë që ti shkohet kësaj afere deri në fund”, tha Tabaku. Nga ana tjetër, ajo kërkon nga SPAK-u që të bashkohen në një dosje hetimet për Inceneratorin…
Qarqe qeveritare nga Gjermania sërish kanë theksuar rëndësinë e shtensionimit në Ballkan për situatën gjeopolitike në Evropë. Gjatë një takimi me gazetarë në Berlin, një zyrtar i lartë i kancelarisë gjermane i tha DW se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen tryezës së bisedimeve. Gjermania e rriti javën e kaluar presionin ndaj Kosovës duke anuluar përkohësisht tre projektet e para të bashkëpunimit me Kosovën, në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian për masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç i konfirmoi DW-së ambasada gjermane në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin, bëhet fjalë për tri…
Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte postime për fenë islame dhe në një prej tyre uronte që të shkatërrohet Izraeli. Ndaj dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj. Ai u shpall fajtor për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” Vendimi u dha sot nga trupa gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare). 57-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj 2022, pasi postonte në rrjete sociale…
13 qytetarë mbetën në det gjatë orëve të natës, pasi skafi me të cilin lundronin për qëllime argëtimi pësoi defekt. Operacioni i shpëtimit zgjati deri në mesnatë dhe përfshiu evakuimin e 13 shtetasve dhe rimorkimin e mjetit lundrues skaf. “Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Shëngjin janë njoftuar se 13 shtetas, mes tyre dhe të mitur, kishin mbetur në det, në afërsi të kepit të Rodonit, pasi mjeti skaf me të cilin lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Shëngjin dhe…
Në prangat e Policisë ka rënë një 36-vjeçar, pasi akuzohet se bashkë me babanë e tij kishin ngritur 10 sera për kultivimin e kanabisit pranë banesës së këtij të fundit. Sipas policisë ata kanë kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Njoftimi i policisë Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kërkimi”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim…
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur. Persona të paidentifikuar kanë shkruar në muret e Gostivarit shprehje me përmbajtje raciste ndaj shqiptarëve. “Vdekje për shqiptarët“ shkruhet në disa prej mureve të qytetit me shumicë dërrmuese shqiptarësh.
Driola Kraja aktivistja nga “Qendresa Qytetare”, thotë se sipas studimit të realizuar rezulton se 17 % e të arrestuarve janë policë të përfshirë në krime. “17 % e të arrestuarve janë policë të përfshirë në krime. Këto kanë ndodhur kur policët kanë qenë të veshur me uniformë dhe kanë kryer dhunë. Nuk kemi një ndarje të krimit, por janë autor të krimeve, mund të jenë edhe bashkëpunëtorë, por kryesisht janë autor të krimeve, si dhuna në familje. Dhuna është problemi i dytë pas korrupsionit”,-tha aktivistja.
Forcat ruse kanë nisur sulme ajrore gjatë natës në Kiev në orët e hershme të së martës, tha ushtria e Ukrainës, vetëm disa orë para fillimit të samitit të NATO-s në Lituani që do të trajtojë kërcënimet e sigurisë nga Moska. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, alarmet për sulm ajror u dëgjuan në Kiev dhe në lindje të Ukrainës. Samiti në Vilnius i cili fillon këtë të martë, do të mbizotërohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës, me liderët që do të miratojnë planet e para gjithëpërfshirëse të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur…