Author: tirana

Në dosjen e SPAK-ut, del që ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj mori drejtpërdrejtë përfitim të parregullt për çështjen e inceneratorëve, nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në periudha të ndryshme, duke futur dhe emra të tjerë në këtë ‘skemë’. “Ka marrë drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë, konkretisht shumën 170480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke e paraqitur si pagesë e bërë të një shtetasi tjetër dhe Arben Ahmetajt, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj një shtetasi., të dy apartamenteve me sipërfaqe 124.15 metra katrorë dhe një…

Read More

Këtë të martë, Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e deputetit socialist, ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Këshilli i Mandateve, sipas rregullores së Kuvendit, brenda dy javëve duhet të hartojë një raport për t’ia përcjellë seancës plenare, e cila merr vendimin përfundimtar. Arben Ahmetaj ka qenë njeriu i besuar i Edi Ramës, duke i shërbyer në kabinetin qeveritar si ministër i Zhvillimit Ekonomik, më pas i Financave dhe në fund si njeriu që drejtoi procesin e Rindërtimit. Përveç administrimit të buxhetit të shtetit, ai mbajti edhe postin e zv/kryeministrit, duke firmosur çdo vendim apo projektligj të ekzekutivit…

Read More

Sot dhe nesër do të zhvillojë punimet në Vilnius të Lituanisë takimi i radhës i udhëheqësve të aleancës ushtarake të NATO. Samiti zhvillohet në një kohë kritike për Europën, teksa lufta në Ukrainë ka kaluar ditën e saj të 500, ndërkohë që efektet e saj kanë lënë shenja të mëdha në ekonominë europiane. Udhëheqësit e vendeve të organizatës më të madhe ushtarake në botë pritet të diskutojnë sot dhe nesër për shumë çështje mes të cilave dhe kërkesën e Ukrainës për t’u bërë pjesë e NATO, si dhe dritën jeshile për anëtarësim që tashmë Turqia dha për Suedinë. Për mbarëvajtjen…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video-mesazh të krerëve më të lartë të NATO-s, kjo në prag të nisjes së punimeve të samitit të Vilniusit. Përmes këtij video-mesazhi, liderët e aleancës më të madhe ushtarake në botë, duke filluar nga presidenti Biden, shprehin edhe njëherë angazhimin për të qëndruar në krah të Ukrainës, në këto momente të vështira për të dhe mbarë Europën. “Mirëmëngjes me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilniusit, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë”, shkruan…

Read More

Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 12-23 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me 29-33°C në veri, 32-35°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2-3 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Nëse jeni beqare ju sygjerohet të shikoni përreth, mes shumë takimeve që do të keni, sigurisht që do të jetë ai i duhuri, ndaj mos bëni gabim të mbylleni në shtëpi. Në punë ka shumë gjëra për të bërë dhe për t’u riorganizuar. Lajm i mirë për shëndetin tuaj, ju jeni duke pasur një përmirësim të përgjithshëm. Demi Hëna është në shenjën tuaj dhe mund të sjellë keqkuptime në çiftet që janë bashkë prej kohësh. Shumë çifte kanë qenë të shqetësuara për të pasur fëmijë dhe për ata që luftojnë me përgatitjen e dasmës do të ketë një vonesë.…

Read More

Gazetari Lorenc Vangjeli ka zbuluar dia detaje të reja lidhur me “çështjen” Ahmetaj, ndërsa ka theksuar se gjatë gjithë ditës ka zhvilluar disa telefonata me ish-zv.kryeministrin. Vangjeli deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Ahmetaj beson në pafajësinë e tij dhe se ka vendosur të sillet si një luftëtar. “Po të shohësh me vëmendje, komunikimi formal i tyre është normal edhe Rama edhe Ahmetaj. Thelbi ishte, ndarja e të dyve dhe fakti që fatet e tyre ishin të ndara. Legjenda urbane që Ahmetaj ka dorëzuar dosjen e inceneratoëve te opozita, është përsëritur aq shumë sa edhe Ahmetaj vetë do ta ketë…

Read More

Artisti Flor Mumajesi ka folur për mikrofonin e “Pushime on Top”, ku ka treguar me nota humori se atë e kishin harruar pa e ftuar. “E kërkova vetë, më kishin harru. U thashë, a ka mundësi një vend, në këmbë. S’hy te protokolli unë, pyti njerëzit e zemrës dhe menjëherë ma bënë një vend, ulur. Vetëm një këngë kam bërë me Timon, sepse Timo kërkoi një pushim. Sigurisht unë lakmoj që vargjet e tij, të kenë muzikë time, sigurisht është i duruar. Është një eksperiencë, unë kam bërë bashkëpunime të ndryshme por Timo është një eksperiencë. Po fundja, fuqia…

Read More

Vera nuk ka aspak pushim për Dafina Zeqirin. Një tjetër bashkëpunim i shtohet listës së saj dhe këtë herë bashkon forcat sërish me Alban Skënderajn. Hiti i tyre “Copa Copa”, do të pasohet nga “E para/i pari”. Ata kanë ndarë një video në rrjetet sociale ku kanë zbuluar një pjesë nga kënga që duket se do të jetë ritmike. Kënga do të publikohet më 13 Korrik në orën 18:00. Ndërkohë, ditën e djeshme Dafina ndau një foto me Ghetto Geasy ku shkroi “së shpejti” për të njoftuar projektin e tyre të përbashkët. Vetëm pak ditë më parë, ajo publikoi një…

Read More

35-vjeçari nga Mitrovica që u ekzekutua në ballkonin e banesës në Stokholm të Suedisë, është identifikuar si Gazmend Osmani. Mediat kosovare shkruajnë se i ndjeri ishte i lidhur me bandat në Stokholm, ndërsa thuhet se brenda në banesë ndodhej edhe një fëmijë në momentin e ngjarjes. “Kam dëgjuar një zhurmë pak para orës 5 të mëngjesit, por nuk jam plotësisht i sigurt se sa ishte ora. U zgjova dhe pash fqinjin tim të shtrirë në ballkon. Kemi dëgjuar britma të forta”, rrëfeu një nga fqinjët.

Read More

Avokati Spartak Ngjela komentoi dekretimin e Taulant Ballës nga presidenti si ministër i Brendshëm. Ngjela u ndal sërish te SPAK duke thënë se ky institucion tashmë do kalojë nga e djathta, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë arrestime dhe nga opozita. “Balla ishte në karrierë prej kohësh, që të ishte ministër i Brendshëm, por e lanë nën hije. Ka një gjë, Balla nuk është i korruptuar. Opozitë deri tani në Shqipëri do të thotë gënjeshtër. Jo çdo gjë është provë. Mendoj se SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet. SPAK e drejton SHBA.…

Read More

Ollga Gjokaj, bashkëshortja e këshilltarit të Arben Ahmetajt ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Sipas dëshmisë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri. Sipas asaj që i ka thënë bashkëshorti, Ollga tregon se nga aksidenti u lënduan Ahmetaj dhe Mene, të cilët u trajtuan në spital. Këto detaje u raportuan dhe aso kohe në media kur pati edhe akuza ministri me miq të tij kishin shkuar për pushime jashtë vendit. “Bashkëshorti i saj i ka thënë që po…

Read More