Author: tirana

Enca dhe i dashuri i saj Mickey Neblett bënë publike sot lidhjen e tyre të dashurisë. Mirëpo, ky konfirmim nuk u prit aq mirë në rrjete sociale. Këngëtarja ka marrë shumë komente negative për këtë lidhje, çka ka sjellë edhe një reagim të fundit. Në një postim në “Instastory”, ajo shkruan se çdo zgjedhje do të komentohet dhe kritikohet nga njerëzit, dhe se është e rëndësishme që të përcillet dashuri e jo urrejtje. Ndër të tjera, ajo njoftoi se ka gati projektin muzikor “Albanian”.

Read More

Prokuroria e Katanias ka dhënë një urdhër arresti për tre italianë, pasi akuzohet si të përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar, Kastriot Ismailajt. Ngjarja ndodhi në Nesima të Katanias më datë 7 qershor 2023, ku Ismailaj u qëllua me plumb në kokë nga një shtetas italian, Giovanni Di Benedetto, i cili plagosi edhe një italian 43-vjeçar në shtëpinë e shqiptarit. Përveç Di Benedetto, i cili u arrestua më parë si autori kryesor i vrasjes, karabinierët kanë zbuluar se të përfshirë në krimin e rëndë ishin dhe 23-vjeçari Pasqualino Di Benedetto dhe 33-vjeçari Antonino Castelli.

Read More

Katër të burgosur në burgun e Avlonës janë identifikuar, sipas informacioneve nga Policia, si autorë të ngjarjeve të ndodhura mbrëmë në oborrin e institucionit të të miturve, ku mbetën të plagosur 8 persona. Hetimet paraprake po kryhen nga Sigurimi i Atikës Veri-Lindore, i cili po heton për shkaqet e sherrit. Sipas dëshmive të deritanishme, incidentet nisën në oborrin e IEVP- së pak para se të burgosurit të futeshin në qelitë e tyre dhe përfshinin shqiptarë, romë dhe grekë nga njëra anë dhe të burgosur afrikano-verior dhe arabë nga ana tjetër. Nga përleshja mbetën të plagosur dy egjiptianë, tre sirianë, një…

Read More

Java e dytë e korrikut do të jetë e nxehtë, me ritëm të shpejtë, paksa e rrëmbyer dhe nervoze. Sipas parashikimit të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, do të ketë një ‘luftë’ pushtetesh, prishje të rendit dhe mbyllje ciklesh. Dashi – 2 yje Marsi në shenjën e Virgjëreshës dhe tentimi për t’u marrë me punë e për të mbyllur disa prej tyre i bën Dashët më të shfrenuar ose të nxituar dhe gati-gati në vend që të bëjnë një punë, e prishin ose aksidentohen. Do humbin paksa qetësinë në vendin e punës dhe dëshirën ose vullnetin se diçka…

Read More

Kuvendi i kërkon Enti Rregullator të Energjisë të ndihmojë në hartimin e akteve nënligjore për caktimin e statustit ”klient në nevojë”, për t’i hapur rrugë përfitimit të mbështetjes financiare për pagesat e energjisë elektrike, nga familjet në vështirësi ekonomike. Kërkesa u përfshi në projektrezolutën e Kuvendit, për vitin 2023. Një tjetër pikë lidhet me shtimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike. Paralelisht, kërkohet vijimi i punës për bashkimin e tregjeve Shqipëri – Kosovë dhe zgjerimin e mëtejshëm në vendet e tjerë të rajonit. Projektrezoluta do të kalojë për miratim në seancën e ardhshme plenare.

Read More

Pak ditë para nisjes së Botërorit të futbollit për femra, një skandal ka shpërthyer në Zambia. Sipas “The Guardian”, trajneri i përfaqësueses së këtij vendi, Bruce Mwape, po hetohet për abuzim seksual me disa futbolliste. Federata e Futbollit të Zambias (FAZ) ka informuar FIFA-n në shtator të vitit të kaluar mbi një hetim të hapur, ku përfshihet edhe trajneri i kombëtares U-17 të Zambias, Kaluba Kangwa. “Nëse trajneri dëshiron të shkojë me dikë, duhet ta pranosh patjetër. Është normale që trajneri të flejë me lojtaret e ekipit tonë”, thotë për “The Guardian” një nga futbollistet që dëshiron të mbetet anonim.…

Read More

Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë shkelur hapësirën e saj ajrore duke kryer fluturime vëzhguese. Phenjani tha se po tregonte vetëpërmbajtje pasi avionët amerikanë mund të rrëzohen. Veprimet provokuese ushtarake nga SHBA-ja po e sjellin gadishullin korean më pranë konfliktit bërthamor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut, përmes një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve KCNA. Kjo media po ashtu raportoi se në deklaratë u tha po ashtu se përdorimi i avionëve dhe dronëve vëzhgues nga Uashingtoni po përshkallëzon tensionet, duke akuzuar Uashingtonin se po dërgon nëndetëse bërthamore pranë gadishullit.…

Read More

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas tij, ky vendim nuk është një lajmi gëzuar, pasi tregon ndër të tjera shkallën e lartë të korrupsionit dhe sa “shqetësues e mbytës është ky fenomen mes nesh”. “Çështja e inceneratorëve ka trazuar politikën, mediat dhe shoqërinë prej një kohe të gjatë. Ajo prej shifrave që përfliten si shpërdorim, prej ish ministrave të përfshirë vë në provë drejtësinë më shumë se çdo gjë tjetër. Kemi parë të vdekur që ngjallen, të gjallë me një këmbe në varr të cilëve u vidhet emri…

Read More

Tekniku i njohur Dorjan Bubeqi nuk do të jetë më tej në drejtimin e KF Burreli.Ai erdhi pranë skuadrës verilindore në fazën e dytë të sezonit të fundit dhe dha maksimumin që skuadra e Burrelit të qëndronte në Kategorinë e Parë.Në një deklaratë publike Bubeqi nuk e fsheh respektin dhe mirënjohjen për kryebashkiakun Malaj, zyrtarët e Klubit, lojtarët dhe tifozët e mirë të Burrelit.”Faleminderit Burreli. Prania pranë fëmijëve mposhti dëshirën për të vazhduar me ju. Falenderim për të gjithë ju, Kryetarin e bashkisë Z. Agron Malaj, drejtorin, shefin e klubit, stafin dhe në veçanti tifozët e zjarrtë matjan. Nuk jeni…

Read More

Është zbardhur dosja hetimore në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në dosje citohet se Ahmetaj mori drejtpërdrejtë përfitim të parregullt për çështjen e inceneratorëve, nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në periudha të ndryshme, duke futur dhe emra të tjerë në këtë ‘skemë’. “Ka marrë drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë, konkretisht shumën 170480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke e paraqitur si pagesë e bërë të një shtetasi tjetër dhe Arben Ahmetajt, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj…

Read More