Rastet më të mira kur duhet të hidratoheni: 1. Pini ujë kur zgjoheni Imagjinoni të përpiqeni të ndizni makinën tuaj në kushtet kur temperaturat janë nën zero e ta vendosni në punë pa pritur që motori të ngrohet. Makina nuk do të funksionojë si duhet e mund t;ju hapë jo pak probleme ! E njëjta gjë ndodh edhe me trupin e njeriut, që i ngjason një motorri që nuk pushon kurrë së punuari. Qelizat kanë nevojë për ujë që të mirëfunksionojnë dhe mëngjesi është momenti më i mirë për të furnizuar trupin me ujë. Dy gota ujë në mëngjes pas…
Author: tirana
Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se pas kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetaj, radhën e ka një ish-zyrtar shumë më i lartë, nga opozita. “Burime të sigurta brenda drejtësisë thonë se pas arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kërkuar nga SPAK, po përgatitet një tjetër arrestim nga e djathta shqiptare. Por nëse nga e majta arrestimi i Arben Ahmetajt është më i larti si zyrtar, nga opozita flitet për një “peshk” edhe më të madh se ish-numri dy në qeverinë Rama.Themelet e betonuara të SPAK nga Arben Kraja, tani po ngrihen me hekur-beton nga Altin Dumani. Do të kemi…
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se gjatë verës do të ketë shumë emra nga politika që do të përballen me akuza nga drejtësia. “Deri në shtator na dalin shumë personazhe, jo vetëm majtas, por edhe djathtas, që do të përballen shumë shpejt me akuza. SPAK-u do të arrijë të bëjë një lloj balance, diplomacie, sepse janë disa persona që janë në hetim. Disa nga dosjet që ne i kemi konsideruar deri para 2-3 vitesh si të nxehta, sot janë parashkruar afatet, asnjëri prej atyre personave që ne i kemi përfolur, që mund të shkonin në burg, nuk do…
Moderatorja e reality show-t “Kepi i VIP”-ave, Kiara Tito, në një intervistë, duke e konsideruar “Top Channel” shtëpinë e saj të parë mediatike, ajo u shprehet se emocionohet dhe e bën të ndihet krenare për veten. Më tej, Tito ka zbuluar se çfarë do të bëjë pas përfundimit të sezonit të parë të “Kepit të VIP”-ave. “Më është propozuar diçka, gjithmonë në Top Channel, megjithatë nuk mund ta tregojë ende se për çfarë bëhet fjalë, po besoj që diku do më shihni me se s’bën”, tha Kiara Tito.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Sotrz, në Lituani, pak para samitit të NATO-s që pritet të mbahet aty. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, Mitsotakis pritet të ngrejë çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, nga autoritetet shqiptare. Konkretisht, siç njofton Pallati Maximou, të martën, kryeministri do të ketë takime dypalëshe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku pritet të ngrihet edhe çështja e ndalimit të Fredi Beleris nga autoritetet shqiptare. Mediat greke bëjnë gjithashtu…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i tij mund të miratojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse vendet evropiane i “hapin rrugën” anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Zoti Erdogan, i bëri komentet në Ankara të hënën përpara se të nisej për në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius, të Lituanisë. “Turqia ka më shumë se 50 vjet që pret pas dyerve të Bashkimit Evropian dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian. Ua drejtoj këtë thirrje vendeve që e kanë lënë Turqinë të presë para portave…
Autoritetet italiane janë alaruar, pasi në Sardenjë është rikthuer kolera, pas 50 vitesh nga rasti i fundit. Sipas mediave italiane, një i moshuar nga Arbus është identifikuar me sëmundjen e rëndë, pasi shkoi në spital pasi kishte shqetësime para 5 ditësh. Pacienti, i cili vuan nga sëmundjet e zemrës, nuk duhetse kur mund të jetë infektuar, por dyshohet se sëmundjen e ka marrë nga ushqimet e detit. Sipas raportimeve të L’Unione Sarda, i moshuari i kishte simptomat e para rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike…
Një ushtar hungarez, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-së në Kosovë, ka humbur këmbën, si pasojë e plagëve të marra gjatë protestave në veri mes serbëve dhe shqiptarëve. Ushtarit i është amputuar njëra këmbë pas lëndimeve të marra gjatë protestës së dhunshme në veri të Kosovës më 29 maj. Në njoftimin e ministrisë hungareze thuhet se ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar mirë, ndërsa gjendja e ushtarit është stabile. Referuar njoftimit të ministrisë, shumica e ushtarëve hungarezë të KFOR-it janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja shëndetësore për dy ushtare është ende e rëndë dhe për këtë arsye ata janë duke…
Dashi Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do filloni të bëni edhe plane për të ardhmen në çift dhe do qëndroni më afër atij që dashuroni. Beqarët do jenë më të qartë për atë që duan. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë duhen shmangur shpenzimet e ekzagjeruara. Demi Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të moderuar gjatë kësaj dite. Nëse doni të jeni paksa më të pavarur nga ai që keni në krah flisni me të para se të merrni vendime. Beqarët do jenë gati të bëjnë edhe sakrifica…
Dr Klaus Schenk, kreu i sigurisë kibernetike i kompanisë Verimatrix, ka dhënë disa këshilla dhe “sinjale paralajmëruese” që tregojnë se diçka nuk shkon me një telefonatë nga numra të panjohur. Ai thotë se disa fraza të caktuara duhet të alarmojnë personin e telefonuar pasi viti i kaluar ka parë një rritje të madhe të mashtrimit, shumica e të cili me origjinë nga rrjetet sociale, dyqanet online apo rrjetet e njohjeve të reja. Monitorues të industrisë bankare në Britani llogarisin se mashtrime të tilla në 2021 kaluan shifrën e 1 miliardë paundë, ndërsa tentativa mashtrimi në rreth 1.3 miliardë paundë ishin…
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi vodhi 4 banesa të ndryshme gjatë muajit korrik. Nga veprimet hetimore, dyshohet se J. I. ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë në 4 banesa të ndryshme. U sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, duke folur për ngjarjen e rëndë në plazhin e Vilë Bashtovës, ku humbën jetën në det babai së bashku me dy djemtë e tij të mitur, sqaroi se thirrja në urgjencë ka ardhur në orën 12:51, duke mohuar akuzat për vonesën e ambulancës. Brataj shtoi se të gjitha thirrjet e qytetarëve në urgjencë regjistrohen. “Nga ajo që na rezulton në sistem kemi thirrjen në orën 12:51, ambulanca e parë nga Rrogozhina mbërriti në 13:13, ambulanca e dytë nga Kavaja shkoi në 13:27 dhe u njoftua pak më vonë. Të tre personat kishin ndërruar jetë…