Author: tirana

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Poloni që mund të jetë vendimtare për fatet e ekipit kuqezi në grupin eleminator të Euro 2024. FSHF bën me dije se të gjithë të interesuarit mund të presin biletën në faqen “ebileta.al”. Sipas postimit të publikuar nga institucioni më i lartë i futbollit shqiptar që organizon edhe sfidën eleminatore, çmimet variojnë nga 2 mijë lekë të reja në sektorët S dhe N pas portave e për të vijuar me 2500 në sektorët S, N, E, 4 mijë në sektorin E dhe sërish në sektorët E mund të gjenden bileta me vlerë 6 mijë…

Read More

Erik Lloshi tregoi se sa shumë impenjim e investim ka marrë klipi i tij “Vajzë shqiptare”, duke e cilësuar si një nga projektet e tij më të rëndësishme. Teksa ishte i ftuar në “Më prit në fundjavë”, këngëtari u pyet se si kanë qenë reagimet ndaj këngës, së cilës iu përgjigj i zhgënjyer nga mos suporti i disa prej emrave të muzikës shqiptare. “Unë nuk kam hyrë me këtë këngë për të fituar vetëm lekë, e kam bërë edhe për kënaqësi. E di ku është e keqja kur ta lënë mesazhin “seen” dhe të shpërfillin e kush, ata që i…

Read More

Henrik Ligori, avokati i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj iu përgjigj interesimit të Euronews Albania lidhur me vendndodhjen aktuale të Ahmetajt. “Ish-zv.kryeministri ndodhet brenda territorit të Shqipërisë”, ishte përgjigja e tij. SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Read More

Tjetër skandal përfshin qeverinë e udhehequr nga Albin Kurti. Gazetari Berat Buzhala, njëkohësisht drejuesi i medias “NACIONALE”, ka publikuar një dokument audio ku dëgjohet një bisedë telefonike mes shefes së grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç. Në atë përgjim, flitet për disa takime dhe koordinimet që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë. Biseda: -Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me…

Read More

Policia e Pogradecit ka parandaluar një ngjarje kriminale dhe ka vënë në pranga një 49-vjeçar. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërhyrja” u arrestua në flagrancë shtetasi 49 vjeçari, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama, duke dekretuar Taulant Ballën si ministër të Brenshëm. Me shumë gjasa të enjten në parlament, do të votohet dekreti për emërimin në krye te Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës, pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Read More

Gaforrja konsiderohet bijë e Hënës ndaj humori i saj ndryshon vazhdimisht, por në të njëjtën kohë është aq vetësakrifikuese sa nuk do të mendohej dy herë për t’u ardhur në ndihmë atyre që do. Megjithëse është e mbyllur dhe shpeshherë rezervuar nga natyra është shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për dashuri të pafund dhe siguri. Gaforrja është shumë idealiste dhe shumë ëndërrimtare si pak të tjera, bota e saj e brendshme është pre e fantazisë, ndërsa ajo e jashtmja përkundrazi shpesh e tmerron. Është një krijesë shumë e ëmbël, por jashtëzakonisht kokëfortë dhe s’ka stabilitet të brendshem. Do një…

Read More

Që prej të shtunës pasdite janë liruar masat për mallrat nga Serbia, të cilat ishin ndaluar me një vendim të Qeverisë së Kosovës më 14 qershor. Pothuajse një muaj më vonë, qeveria ka vendosur që të heqë masën e sigurisë së ndalimit të hyrjes së mallrave serbe në Kosovë. Vendimi është bërë publik më datë 8 korrik. Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nga e shtuna janë liruar nga masa e ndalimit mallrat e lëndës së parë dhe ato me zero TVSH. MINT-i ka vlerësuar se lirimi i masave për mallrat serbe është nevojë…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se miqësia me Britaninë është “e fortë” gjatë qëndrimit të hënën në Londër, para samitit të NATO-s ku pritet që Perëndimi të shfaqë vendosmërinë për të ndihmuar Ukrainën. Biden nisi vizitën në Londër të dielën, ndërkaq të hënën u takua me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Më vonë gjatë ditës ai do të takohet edhe me Mbretin Charles. “Është e shkëlqyeshme që ne mund të vazhdojmë bisedat tona”, tha Sunak në fillim të takimit me Bidenin. “Kemi shumë gjëra për të biseduar. Marrëdhëniet tona janë të forta”, u shpreh Biden. Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Një shtetas 38-vjeç është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Dyshohet se shtetasi ka qenë në gjendje depresioni, ndërsa na vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 13:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi, 38 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se SPAK nuk duhet të mjaftohet vetëm me Arben Ahmetajn duke shtuar se kushdo që ka grabitur paratë e qytetarëve të marrë dënimin e merituar. Gjithashtu ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës kryesor të grabitjes së miliona eurove të shqiptarëve. Ky reagim i Bashës, vjen pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. REAGIMI: Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa…

Read More