Deputetët e Partisë Demokratike duken të hapur ndaj propozimeve të partive të vogla që kërkojnë ndryshim të Kodit Zgjedhor. “Sot ka një nevojë imediate për ta ndryshuar sistemin zgjedhor, mënyrën se si promovohesh, si përfshihesh në politikë, mënyrën se si zgjidhesh për të vendosur mekanizma më të fortë kontrolli. Ne që nga 2013 nuk kemi bërë asnjë ndryshim që lidhet me rekomandimet e OSBE, nuk ka funksionuar Komisioni i Reformës Zgjedhore”, tha Tabaku. “Unë mbështes çdo kërkesë që e përmirëson sistemin zgjedhor. Kemi një sistem që e vuajnë qytetarët shqiptarë. Ne kemi një sistem sot, qoftë edhe standardi i zgjedhjeve…
Author: tirana
Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa rrëmbeu të gjithë vëmendjen në premierën e filmit Barbie në Los Anxhelos. Këngëtarja 27-vjeçare, e cila ka ndryshuar profesion këtë herë, tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj. Ajo u shfaq me një veshje të tejdukshme, e cila i ekspozonte linjat. Përveç Margot Robbie dhe Gosling, pjesë e kastit do të jenë dhe Issa Rae, Simu Liu, Michael Cera dhe Kate McKinnon, ndërkohë që Helen Mirren do të jetë narratorja.
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt. Basha shkruan se promotori dhe mbrojtësi i shpërdorimit të 430 milionë eurove të shqiptarëve është Edi Rama dhe se sipas tij, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. “Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste. Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, pas një beteje të gjatë të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve, duhet përshëndetur por nuk…
Arben Ahmetaj, zyrtar, deputet dhe ministër socialist me disa portofole përgjatë dy dekadave të fundit, pritet të përballet me arrest dhe akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve, tre kontrata famëkeqe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat kanë dërguar sakaq pas hekurave edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako krahas shumë zyrtarëve të tjerë. Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur të hënën se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit parlamentar të Ahmetajt me qëllim arrestimin e tij.…
Para disa kohësh Robert Alija dhe Xhensila Pere kanë bërë një debat televiziv ku ky i fundit e quan atë një plakë beqare dhe pa zanat. Xhensila e fyer nga ky koment është shprehur se do ngrejë një padi kundër tij. E ftuar në rubrikën “Diell apo hënë” tek “E Diell” Xhensila ka folur për këtë debat, ku shprehet se nuk e bëri padinë kundër Robert Aliaj sepse u konsultua me prindërit dhe vendosën që ta linin mënjanë këtë sherr. “Në inat e sipër isha për të hapur një çështje gjyqësore, por që nuk e vazhdova pasi u konsultova me…
Këtë të hënë Komisioni i Ligjeve po shqyrton dy pr.ligje që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike të cilat preken në pikat ku flitet për lidhjet e të zgjedhurve me regjimin komunist. PD-ja ka publikuar letrën e firmosur nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann e cila u kërkon anëtarëve të komisionit të Ligjeve që nisma ligjore të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.
Prokuroria e Posaçme i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. SPAK e akuzon ish-zv/kryeministrin për 3 vepra penale; korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë e fshehje pasurie. Në njoftim, SPAK e akuzon Ahmetajn për korrupsion në 6 raste. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022 për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Korrupsionit…
Një grua rreth 68-vjeç ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi ra nga kati i dytë i banesës së saj. Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “1 Maji”, ku shtetasja A.M ka rënë nga lartësia dhe për shkak të plagëve të shumta ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
SPAK0u i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, të deputetit të PS-së Arben Ahmetaj. Gazetari Poli Hoxha, thotë se ka pak gjasa që Arben Ahmetaj ta pranojë arrestimin. Për të Arben Ahmetaj ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkojë azil në një vend jashtë Shqipërisë. “A do të përfundojë në qeli Arben Ahmetaj? Kjo mbetet për t’u parë. Ka pasur informacione që ai ka menduar për këtë ditë, koha i është dhënë shumë. Nuk është një flagrancë,…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për kërkesën e SPAK-ut që ka dërguar në Kuvend leje për arrestimin e Arben Ahmetajt. Bardhi i bën thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që ta mbledhë Këshillin e Mandateve që ditën e sotme, ndërsa thotë se SPAK duhet t’i shtrijë hetimet deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. “Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm…
Partia Socialiste zhvilloi ambientet e selisë së Kuvendit një mbledhje të grupit parlamentar, e cila do të drejtohet për herë të fundit nga Taulant Balla, i cili pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Në mbledhjen e grupit do të mungojë kryeministri Edi Rama dhe nga informacionet paraprake, kreu i ri i grupit parlamentar të socialistëve, nuk pritet të zgjidhet ditën e sotme. Dy nga emrat potencialë të cilët mund të zëvendësojnë Taulant Ballën si drejtues grupi janë Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu.
Në 31 vite demokraci, Shqipëria ka pasur më shumë se 25 ministra të Brendshëm. I vetmi që ka bërë thuajse një mandat të plotë në krye të këtij dikasteri ka qenë Saimir Tahiri, i cili mban edhe rekordin si më jetëgjati. Në më pak se 10 vite qeveri Rama deri më tani janë 6 personazhet që janë ulur në kolltukun e ministrit të Brendshëm, nëse do të numëronim edhe Taulant Ballën i cili pritet ta marrë brenda pak ditëve postimin pas firmosjes së dekretit nga Presidenti. SaimirTahiri, Fatmir Xhafaj, Dritan Demiraj, Sandër Lleshaj dhe Bledi Çuçi. Ky i fundit është…