Author: tirana

Publikohet kërkesa e SPAK0ut, drejtuar Kuvendit. Kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit Arben Ahmetaj mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani. Përmbajtja e kërkesës Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit Znj. Lindita NIKOLLA Drejtuar: KRYETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TIRANË E Nderuar znj. Kryetare e Kuvendit! Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si…

Read More

30-vjeçari Mauro Icardi mbetet një futbollist i Gallatasaraj! Palët kanë arritur akordin me klubin turk që është gati të paguajë kartonin e argjentinasit për ta mbajtur përfundimisht në skuadër. Drejtuesit kanë menduar ta rikthejnë në Stamboll sulmuesin dhe t’i paguajnë 10 milionë euro Paris Saint Germain-it. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet e kontratës dhe me shumë gjasa brenda kësaj jave, Icardi do të mbërrijë në Stamboll për të firmosur.

Read More

Mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Deputeti i PS-së akuzohet për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme. Hetimi ndaj ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve tashmë është bashkuar me denoncimin e bërë ndaj tij për fshehje të ardhurash. Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej? Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg. Akuzat tjetër ajo e korrupsionit pasi të zyrtarëve të…

Read More

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tiro janë në qendër të mediave rozë. Ajo që pritej me shumë interes ishte marrëdhënia që do të ndërtonte Luizi me vëllain e vogël të partneres, duke qenë se kanë diferencë shumë të madhe në moshë. Mirëpo duket se Rayan ka shumë dashuri për Luizin, e madje i ka premtuar se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë. “Unë do jem me ty gjithmonë më tha”,-shkruan Luizi krah fotos me Rayan e cila është realizuar në Tiranë.

Read More

Valter Bami është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës. 37-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe është i dyshuar se është përfshirë në masakrën në Larushk, në atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit. Avokati i Bamit theksoi se janë të gjithë pamjet filmike dhe se sipas tij, klienti kur ka ndodhur atentati ka qenë në banesën e tij, me nënën dhe fëmijët. “Aty janë të gjithë pamjet filmike se ku ka qenë në kohën e ngjarjes, ka qenë me nënë. Por…

Read More

Në këto temperatura të larta, Bashkia e Tiranës ju ka ardhur në ndihmë qytetarëve të saj. Në rrugët kryesore të kryeqytetit janë vendosur stacione freskie që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë lëvizjen qytetarëve. “Tirana Cooling Station. Vendndalimi i freskisë për qytetarët në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta”, shkruan Veliaj. Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës. Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve…

Read More

Pronari i lokalit në plazhin e Vilë Bashtovës, ku një ditë më parë humbën jetën tragjikisht tre anëtarë të një familjeje, është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte. Plazhi ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk kishte roje bregdetare, kulla vrojtimi dhe as flamurin e kuq që të sinjalizonte pushuesit për rrezikun që mund t’u kanosej nga deti i trazuar. Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e së dielës ku babai 50-vjeçar Elvis Halilaj, nga Tirana së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht…

Read More

Partia Socialiste do të mbledhë paraditen e sotme Kryesinë e partisë dhe më pas do të mblidhet grupi parlamentar i PS. Në mbledhje pritet të diskutohet për vendimin e kryeministrit për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Nuk dihet ende nëse në takim do të marrë pjesë kryeministri. Kjo pasi ky i fundit ka të planifikuar në axhendë një takim në Vlorë, ndërsa në orët e pasdites do të niset drejt Lituanisë. Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i deputetit i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë. Në vend të tij, në…

Read More

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, rrallë herë e ka ekspozuar jetën e saj private në publik. Por është partneri i saj që ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video, duke konfirmuar lidhjen e tyre. Enca është në një romancë me terapistin e masazhit, afrikanin Mickey Neblett. Ai është një bloger i njohur në rrjetet sociale, ku shpesh publikon video nga puna e tij si masazher. Në videon e publikuar në Instagram, dyshja e supozuar të jenë tashmë çift mund të shihen në momente të afërta me njëri-tjetrin gjatë një lundrimi në ujë. View this post on Instagram A post…

Read More

Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Një ditë më parë avokati i Valter Bamit pretendoi se ky i fundit disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës.

Read More

Këngëtarja Fjolla Morina kohët e fundit është shfaqur në rrjetet sociale me akuza dhe video të çuditshme, të cilat kanë shkaktuar dyshime mbi gjendjen e saj mendore. Ajo nuk ka kursyer akuza të shumta ndaj personazheve të njohura publike. Ajo nuk ndalet me akuzat kundrejt ish-partnerit të saj Fisnik Sylës. Në një intervistë për “Prive”, thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik. “Jam e tensionuar. Kjo është normale kur njerëzit fillojnë e punojnë kundër teje gjatë. Kjo është një shkollë për të cilën është punuar me vitë të tëra. Janë munduar të më nxjerrin…

Read More

Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një shkrim vendeve të Ballkanit i cili dekadat e fundit është kthyer në një mundësi udhëtimi. Në këtë shkrim ku renditen 10 vendet të cilat sugjerohen për t’u vizituar, “The Telegraph” thekson se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon. Sa i përket vendit tonë, prestigjiozja britanike shkruan se “e cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj” Përveç bregdetit, në shkrim i vihet theksi edhe kulturës dhe historisë së vendit…

Read More