Author: tirana

Plagoset me armë zjarri 42-vjeçari shqiptar në Itali. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Aleksandria në Itali. Sipas mediave italiane shqiptari është qëlluar me dy plumba dhe njëri prej të cilëve e ka kapur në fytyrë.Por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak për këtë mund të jetë bërë një larje hesapesh me personave apo grupeve rivale.

Read More

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë që të pimë dhe të zbulojmë anën tonë tjetër, që e frenojmë në përditshmërinë tonë. Efektet e alkoolit janë të ndryshme teK të gjithë. Mund të kalojmë në një humor të mirë ose të keq, por në këtë çështje kanë “dorë” edhe yjet. Dashi: Argëtim i shfrenuar I njohur për karakterin e tij miqësor, një Dash nën efektet e alkoolit, do të shkojë sa te njëri te tjetri, për t’u siguruar që të gjithë po argëtohen. Nëse nuk i rezulton kështu, do të japë të pish po aq sa…

Read More

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në turin e tij të takimeve është ndalur në Fier. Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët, Basha ritheksoi domosdoshmërinë e riorganizimit të PD. Gjithashtu ai u shpreh se opozita duhet të shkëputet nga e kaluara dhe të ndërtojë një aleancë me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. REAGIMI: Riorganizimi i Partisë Demokratike dhe përgatitja për përballjen e ardhshme elektorale me kundërshtarin tonë politik, kalon përmes hapjes, modernizimit dhe fuqizimit të çdo strukture. Përfshirja e të rinjve, e diasporës, e profesionistëve me integritet, e shtresave që historikisht kanë përbërë ashtin e forcës sonë politike, të përndjekurit dhe pronarët, do…

Read More

Shtresat e akullit që kanë mbetur në malet Pireneje do të zhduken për dhjetë vjet, për shkak të ndryshimit klimatik. Ky është një paralajmërim i fortë i shkencëtarëve spanjollë, të cilët thonë se tkurrja e masës së akullit vazhdon me ritëm të shpejtë. Nga vargmali i Pirenejeve, që shënon kufirin natyror mes Spanjës dhe Francës, janë zhdukur 28 akullnaja që nga viti 1984. Shkencëtarët e Institutit Pirenejan të Ekologjisë (IPE) thonë se 17 shtresat e mbetura të akullit pësuan rënie prej dy metrash në trashësinë e akullit gjatë verës së kaluar, që arriti temperatura të larta rekord. Shkencëtarët fajësojnë ndryshimin…

Read More

Max Verstappen nuk ndalet në Formula 1. Piloti i Red Bull ka korrur suksesin e radhës, teksa u rendit i pari në garën e Britanisë së Madhe, të zhvilluar në pistën e Silverstone. Verstappen tregoi se ishte në një ditë të mirë, duke lënë mbrapa të gjithë rivalët. Ky ishte triumfi i gjashtë radhazi për të, ose fitorja e tetë sezonale. Në pozicionin e dytë u rendit Norris me McLaren, ndërsa Hamilton me Mercedesin e tij përmbyll top-3. Vendi i katërt i takoi australianit Piastri dhe Rusell e pa veten në vendin e pestë. Vetëm vendi i gjashtë për Perez…

Read More

Presidenti Biden shkon të dielën në Britaninë e Madhe. Udhëheqësi amerikan do të takohet me Mbretin Charles dhe Kryeministrin Rishi Sunak. Lufta në Ukrainë do të jetë tema kryesore e bisedimeve në Londër ndërsa udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Lituani. Presidenti Biden do të pritet të hënën nga Kryeministri Sunak dhe më pas nga Mbreti Charles në Kështjellën Windsor. Londra ka shtuar masat e sigurisë ndërsa Presidenti Joe Biden udhëton të dielën drejt Mbretërisë së Bashkuar. Udhëheqësi amerikan do të takohet me Kryeministrin Rishi Sunak dhe Mbretin Charles për herë të parë që kur u kurorëzua. Udhëheqësi amerikan…

Read More

Protestat kundër reformës në drejtësi të propozuar nga qeveria në Izrael e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu vazhduan në javën e 27-të. Duke mbajtur flamuj izraelitë, mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Kaplan” të Tel Avivit të shtunën mbrëma, duke brohoritur parulla kundër qeverisë. Izraeli ka qenë në trazira politike muajt e fundit lidhur me planin e qeverisë së Netanyahut për të reformuar gjyqësorin, të cilin opozita e sheh si një marrje të pushtetit gjyqësor në favor të ekzekutivit. Netanyahu pretendon se plani i tij do të avanconte demokracinë dhe do të rivendoste ekuilibrin midis pushteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.…

Read More

Mesditën e sotme një tragjedi ndodhi në plazhin Vilë- Boshtovë, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur. Familja nga Tirana kishte zgjedhur që fundjavën ta kalonte në këtë bregdet, por ky gëzim u kthye në tragjedi. Një dëshmitare tha për abc se në momentin që trupat u nxorën në breg, dy djemtë e mitur dhanë shpresë duke reaguar fillimisht, ndërsa babai ishte i pashpresë. Ajo thotë po ashtu se duhet të ketë roje dhe vijë kufizuese për këdo që hynë në det. “Ne nuk po e kuptonim se çfarë po ngjante kur po vinin. Menduam se mos ishte…

Read More

Real Madridi nuk dëshiron të dorëzohet. Kylian Mbappe mbetet ëndrra e ndaluar e Merengues, por përpara se të tentojë të afrojë francezin, do të jetë e nevojshme të largohen 2 lojtarë. Bëhet fjalë për Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Për momentin Los Blancos, kërkojnë 100 milionë euro për të dy lojtarët, në mënyrë që të grumbullojnë disa para për të blerë Mbappe. Megjithatë, shitja e tyre nuk do jetë e lehtë, edhe për shkak të pagës së lartë. Uruguaianit i skadon kontrata në vitin 2027, ndërsa francezi erdhi vetëm vitin e kaluar nga Monaco.

Read More

Misri shërben për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm nivelin e yndyrës. Ai luan rol në prodhimin e energjisë në trupin e njeriut. Misri gjithashtu është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj, të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të ulta në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për trupin e njeriut. Në Shqipëri dhe rajon një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit…

Read More

Rrjeti shtetëror britanik, BBC ka reaguar zyrtarisht pas skandalit të një prezantuesi mashkull, i cili akuzohet se ka paguar një vajzë adoleshente për foto seksuale rreth 30 000 paund. BBC shprehet se merr seriozisht akuzat e ngritura dhe po punon për verifikimin e pretendimeve të ngritura nga nëna e të miturës. Deklarata e plotë e BBC për pezullimin: “BBC i merr seriozisht çdo akuzë dhe ne kemi procese të forta të brendshme për t’u marrë në mënyrë proaktive me akuza të tilla. Ky është një grup rrethanash komplekse dhe BBC po punon sa më shpejt që të jetë e mundur…

Read More