Ivana Knoll ka zgjedhur të bëjë pushimet në Ibiza të Spanjës. Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale teksa i mban të updetuar ndjekësit e saj me gjërat që bën. Tifozja kroate së fundmi ka postuar në Instagram disa foto ku shfaqet sipër një barke. Me një palë bikini të zeza, modelja ka nxjerr në pah të pasmet bombastike.
Author: tirana
Bombardimet ruse në Kherson të Ukrainës ka lënë të plagosur një të moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 (me orën lokale), sipas guvernatorit rajonal Oleksandr Prokudin. 66-vjeçarja ka marrë plagë në kokë, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën. Kherson ka qenë një nga rajonet më të shënjestruar nga Rusiam së bashku me Bakhmutin.
Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në plazhin e Vilë Boshtovës, në Kavajë. Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, u mbytën në det. Sipas informacioneve, deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Fillimisht dy djemtë kanë hyrë për tu larë, por janë rrezikuar për shkak të dallgëve. 50-vjeçari ka hyrë t’i shpëtojë, pasi dyshohej se një nga fëmijët po mbytej. Por situata ka qenë e vështirë dhe për shkak të dallgëve e kanë patur të pamundur të dilnin në breg. Pas ngjarjes tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë,…
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kreu një sulm më 7 korrik, i cili vrau Osama al-Muhazir, udhëheqësin e ISIS (Shtetit Islamik) në Sirinë lindore. “Sulmi i së premtes u krye nga të njëjtët drone MQ-9 që, më herët gjatë ditës, ishin bllokuar nga avionët rusë,” sipas deklaratës. Njoftimi zyrtar për vdekjen e liderit të ISIS në Sirinë lindore bëri xhiron e rrjeteve sociale.Aty thuhet se me humbjen e liderit të organizatës terroriste do të parandalohen sulme të reja.
Gjatë kësaj periudhe, Efi ka qenë tejet aktive me postime në rrjete sociale, por a do ta shohim vetëm kaq për një kohë të gjatë bukuroshen? Me anë të një ‘Ask-u’ në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do të angazhohet në televizion dhe ajo është përgjigjur duke kërkuar mendimin e tyre nëse duan ta shohin në ekran apo jo. Nga ana tjetër Efi duket se qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë…
Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi në raportin e saj të fundit këtë të diel se mediat shtetërore ruse u gjendën të papërgatitura nga revolta e armatosur që ndërmori grupi mercenar Wagner muajin e kaluar. “Mediat u zunë në befasi nga revolta dhe nuk ishin të përgatitura”, tha ministria në njoftimin mbi sulmin rus ndaj Ukrainës. Sipas ministrisë britanike të mbrojtjes, pas dështimit të rebelimit të armatosur, mediat shtetërore ruse transmetuan lajme që synonin të hidhnin poshtë raportimet se trupat ruse u treguan të dobëta përballë mercenarëve të grupit Wagner. Sipas raportit, mediat shtetërore transmetuan lajme që i thurnin lavde Presidentit…
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për median greke “Kathimerini”, për Jani Soulioti ku përshkruan kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit. Ai e ka quajtur një komplot arrestimin e tij pasi sipas tij, e goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë. Ai është shprehur se arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhje në mënyrë kinematografike e si të ishte terrorist, ndërsa ka shtuar se deri më tani nuk e kanë thirrur…
Të paktën 10 emigrantë tunizianë u zhdukën dhe një vdiq pasi anija e tyre u mbyt pranë Tunizisë derisa përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali, tha të dielën një zyrtar gjyqësor. Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë migracioni dhe ka zëvendësuar Libinë si një pikë nisjeje kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindjen e Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë, raporton Reuters. Tragjedia e fundit e rrit numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve në brigjet e vendit të Afrikës Veriore në më shumë se 600…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë, teksa ka qenë në lëvizje. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë në kohë dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Ermal Mamaqi ndodhet me pushime me familjen e tij e kjo kohë që po kalojnë së bashku, e ka bërë të mendojë për kohën e humbur që ndonjëherë nuk ia kushtojmë njerëzve tanë më të dashur. Ermali ka publikuar një video ku tregon se është përlotur teksa ka kaluar momente shumë të lumtura me Joelin e Sian, duke dhënë edhe një mesazh tejet të bukur. “Përpiquni t’i qëndroni pranë fëmijëve teksa rriten, luani me ta, dëgjojini, krijoni kujtime, krijoni histori që t’ja tregoni nëri-tjetrit me kalimin e viteve. Fëmija është projekti jonë më i rëndësishëm. Investimi tek fëmijët nuk është…
Shkon në 8 numri i personave të shoqëruar dhe ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 6 korrik 2023, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, si dhe shkon në 6 numri i shtetasve të shpallur në kërkim. Në Gjykatën Penale të Tiranës, gjyqtari Ardit Mustafaj ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe të vendosë masën e sigurimit “arrest me burg” për 3 anëtarë të grupit Rraja, konkretisht Ineidi e Andi Rraja dhe Eni Kullaj. Të tre këta u përfshinë në dhunën barbare ndaj Jashar e Bilbil Maja. Në vijim të veprime hetimore për dokumentimin e…
Realizohet një operacion i komplikuar në Materniteti “Koço Gliozheni”, si rezultat i shpëtohet jeta foshnjes dhe nënës së re, e cila vuante nga probleme të rënda kardiake. Operacioni rezultoi mjaft i vështirë dhe është realizuar nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë të QSUT-së. Pas lindjes tepër të komplikuar të foshnjës, Grasjela falenderoi mjekët, e lumtur tek shihte foshnjen e saj të shëndetshme. Në shenjë falenderimi për stafin mjekësor dhe me urimet më të mura për nënën e foshnjen, Kryeministri Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë shpërndarë lajmin në mediat socile: ““Kanë bërë një…