Lucas Hernández është bërë blerja e pestë që PSG ka nënshkruar këtë verë. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar u konfirmua si lojtar i ri për parisienët, duke nënshkruar deri në vitin 2027 dhe me një shumë prej 50 milionë eurosh. Bayern u detyrua ta shiste atë, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2024 dhe francezi tashmë u kishte thënë bavarezëve se nuk do ta rinovonte sepse donte të luante në Paris. Ai i Lucas Hernández supozon një nënshkrim të garancive për PSG. Ish-lojtari i Atlético de Madrid, pavarësisht se ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në gju, i fundit në ndeshjen e parë…
Author: tirana
Nomadët digjitalë pa viza, mund të qëndrojnë një vit në Shqipëri. Të huajt që punojnë në një kompani në fushën e teknologjisë së informacionit do mund të hynë pa vizë. Një vendim i Këshillit të Ministrave përcakton se ata mund të qëndrojnë në vend deri në një vit dhe gjatë kësaj periudhe mund të aplikojnë për t’u pajisur me leje unike e cila kryhet “online”. Për eksperten e teknologjisë Hatixhe Bilibashi vendimi i qeverisë i shërben vendit, veçanërisht në disa prej nënfushave të teknologjisë së informacionit. “Kemi “Internet of Things”, kemi Inteligjencën Artificiale dhe më e rëndësishmja është eksperienca që…
Misri shërben për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm nivelin e yndyrës. Ai luan rol në prodhimin e energjisë në trupin e njeriut. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj, të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të ulta në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për trupin e njeriut. Në Shqipëri dhe rajon një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar…
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis ka paraqitur aspektet e politikës së jashtme të vendit në katër vitet e ardhshme. Për çështjen Beleri, ai tha se do të bëjnë gjithçka. Një “kërcënim” e ka edhe për Shqipërinë, pasi tha se nëse do Integrimin në BE, duhet të respektojë rregullat. “Greqia mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit, sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor dhe 20 vjet pas Samitit të Selanikut do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për të përshpejtuar rrugën evropiane të vendeve ballkanike. Sidomos në lidhje me Shqipërinë do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’i dhënë fund…
Tre persona nga Tirana janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë në Kavajë. Babai i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç ishin duke notuar në det dhe ndërruan jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ata kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar. “Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij…
Ambasadori spanjoll në Shqipëri, Alvaro Renedo zhvilloi një takim me rektoratin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, i shoqëruar nga profesor Ricardo Mairal Uson, rektor i Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) ku u shpreh se Spanja është mbështetëse e vendosur e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. ‘‘Si ambasadori spanjoll në Shqipëri është nder i vërtetë të përjetosh nga afër ndërlidhjen mes dy vendeve tona sa i takon kulturës, shoqërisë dhe turizmit’‘, u shpreh Renedo. Ambasadori spanjoll, Alvaro Renedo zhvilloi një takim me rektoratin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, i shoqëruar nga profesor Ricardo Mairal Uson,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë dje në trajnimin “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, organizuar për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert-Stiftung”. Ai u tha drejtuesve të rinj lokalë se të qenit kryetar i një bashkie është një punë sa sfiduese, aq edhe e bukur, pasi i shërben qytetit. “Është padyshim puna më stresuese në vend, por edhe puna më e bukur në vend. Nuk e di nëse ka ndonjë rankim cilat janë punët më entuziaste dhe punët që kanë më shumë duk, padyshim është të…
Partia Demokratike e Sali Berishës ka reaguar pas emërimit të Taulant Ballës nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm, pas shkarkimit të Bledi Çuçit. Në deklaratën e PD thuhet se kjo është një shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi. “Taulant Balla është ngarkuar për të bërë atë që nuk bënte dot Bledi Çuçi, kur ndodhin ngjarjet e sikletshme për qeverinë, ai t’i mbulojë siç bëri në Elbasan. Për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi emri dhe mbiemri: mund të jetë Taulant Yaris, Taulant Gurra, Taulant Rraja apo Taulant…
Valter Bami pritet të njihet nesër me masën e sigurisë, pasi Prokuroria ka dyshime se është i përfshirë në masakrën në Larushk të Krujës, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur. Bami ka mohuar akuzën dhe thotë se gjurmët e barutit në duar i ka nga qitjet me një armë sportive me leje. Gjithashtu, avokati tha se mbrëmjen e ngjarjes klienti i tij ndodhej në banesë. Valter Bami ishte ndër të parët persona që u shoqërua dhe mor në pyetje nga policia pas vrasjes së Sinos e plagosjes…
Anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare, është angazhuar në një operacion shpëtimi për 55 emigrantë, që është realizuar në detin Egje së bashku me një anije turke dhe një greke. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se anija Butrinti tregoi profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e Egjeut, ku është stacionuar prej disa kohësh. “Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për…
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka shprehur sërish shqetësimin e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Sunak, duke shtuar se duhet gjetur rruga për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga…
Ylli i muzikës pop, Elton John u ka thënë fansave të tij se do të ishin gjithmonë në “mendjen, zemrën dhe shpirtin” e tij ndërsa mbylli dje shfaqjen e fundit të turneut të tij lamtumirës në Suedi në mënyrë spektakolare. 76-vjeçari ka udhëtuar rreth globit duke performuar shfaqjen e tij “Fareëell Yelloë Brick Road” që nga viti 2018 dhe nata e tij e dytë në ”Tele2 Arena” në Stokholm i dha fund koncertit të tij të 330-të. Ai siguroi se ndalesa e tij e fundit do të ishte e paharrueshme pasi gjatë setit dy orë e gjysmë ai performoi 23…