Author: tirana

Luiz Ejlli edhe brenda shtëpisë së Big Brother nuk e ka fshehur pëlqimin që ka për disa artistë shqiptarë. Mes tyre ai ka përmendur emra si Elvana Gjata, Noizy apo Getoar Selimi. Madje ka thënë se do dëshironte edhe bashkëpunim me ta. Ai ka zbuluar për fansat se me kë do të ketë bashkëpunimin e parë. “Kam bashkëpunimin e radhës, që do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithmonë, tërë jetën, me Getoarin”,-tha Luizi. Kënga del me 15 korrik.

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden nis turin e tij në Europë. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi do të tregojë lidershipin e presidentit në skenën botërore. Pas mbërritjes në Londër, Biden do të takohet me Mbretin Charles III për herë të parë që kur u kurorëzua dhe me kryeministrin britanik Rishi Sunak. Ata pritet të diskutojnë ndryshimin e klimës, një çështje që ka qenë në qendër të të diskutimeve dhe si të financohen iniciativat për të adresuar problemin. Udhëtimi gjithashtu përkon me samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani që do të mbahet në data 11 dhe…

Read More

Burrë e grua, Adem dhe Sadije Sula të cilët u aksidentuan ditën e djeshme teksa po udhëtonin me motor, kanë ndërruar jetë paraditen e sotme në spital. Motori ku po udhëtonte çifti i bashkëshortëve u përplas nga një autobus me turistë në aksin Shkodër-Koplik. Ata u dërguan në spital por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra. Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.

Read More

Prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë në ambientet e një lokali, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 3 muzikantë, të cilët ishin punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me Task Forcën si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që është pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 1 rast të paligjshmërisë në këtë fushë. Konkretisht në një lokal në lagjen nr. 4, Korçë, është konstatuar muzikë e lartë, në tejkalimin të…

Read More

Britania informoi se do t’i sigurojë Ukrainës 15 automjete të ndërhyrjes së shpejtë dhe dy automjete të mëdha me shkumë përpara ditës së 500-të të fillimit luftës ruse. “Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë Ukrainës 17 automjete të specializuara të zjarrfikësve për shërbimet e shpëtimit dhe zjarrit, kryesisht me burim nga Forca Ajrore Mbretërore (RAF) dhe Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtim, njëra prej tyre e ofruar nga Qeveria e Uellsit”, thuhet në një deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes. Deklarata vuri në dukje se pajisjet do të ndihmojnë në forcimin e aftësisë së Ukrainës për t’iu përgjigjur dëmeve të shkaktuara nga…

Read More

Pas konfliktit të ashpër në Krujë, bllokohet aktiviteti në subjektin gurore “Delia Group” pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore “Delia Group”, me administrator shtetasin V. D., me vendndodhje rreth 300 metra mbi fshatin Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë. Pas këqyrjes së sipërfaqes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të…

Read More

Me një tabelë shahu nën sqetull dhe duke fshirë djersët nga moti i nxehtë bregdetar, Musa Muhiti niset drejt një parku përskaj plazhit të Shëngjinit në Shqipëri. Nën hijen e pemëve të mëdha që gjenden në këtë park, ky refugjat afgan nis rutinën e pasdites me një nga bashkëkombësit e tij, me të cilin njihet tash e disa muaj. Që nga viti 2021, të ikur nga regjimi taliban, afër 4 mijë afganë janë vendosur në qytete bregdetare të Shqipërisë, në pritje për të migruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas një marrëveshjeje të arritur mes Shqipërisë dhe SHBA-së, shumë…

Read More

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës Gjelosh Rushaj, i cili u aksidentua të enjten e 6 korrikut në Dukagjin. Gjelosh Rushaj ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit. Teksa po kthehej me kamionçinën e tij, ai humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë. Ai u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë. Tragjeditë duket se e kanë përndjekur familjen Rushaj. Në nëntor të vitit të kaluar, viktima humbi të vëllanë Pjetër dhe nipin Jason Rushaj…

Read More

NATO-ja e ka kthyer Vilnusin në një fortesë me armatime të avancuara për të mbrojtur Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e të tjerë të aleancës që takohen javën e ardhshme vetëm 32 kilometra larg kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë, vend aleat i Rusisë. Gjashtëmbëdhjetë vende të NATO-s kanë dërguar rreth 1000 trupa për të mbrojtur takimin e 11-12 korrikut, i cili do të zhvillohet vetëm 151 kilometra nga Rusia. Shumë prej aleatëve po ofrojnë gjithashtu sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore të cilat u mungojnë shteteve baltike. “Do të ishte e papërgjegjshme ta kishim qiellin tonë të pambrojtur pasi Presidenti…

Read More

Këngëtari latino-amerikan me famë botërore, Ricky Martin vjen në Tiranë për herë të parë. 20 korriku do jetë një mbrëmje të paharrueshme. Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live. Sheshi “Skënderbej” është gati të presë më shumë se 10000 spektatorë të cilët duan të përjetojnë një spektakël të përmasave botërore. Hite si “Livin la vida loca”, “The cup of life”, “ Maria”, “La bomba” pritet të mbajnë publikun duke kërcyer si asnjëherë më parë nën emrin…

Read More

Sipas MeteoAlb, vendi mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent në të gjithë territorin. Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore-juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të mbetet sërish e lehtë dhe mesatare me shpejtësi…

Read More