I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta humbasë mundësinë nëse refuzon të zbatojë planin e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina, ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me një grup gazetarësh kroat të premten në Zagreb, ku qëndroi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut. Zoti Escobar citohet të ketë thënë se ka shenja që Beogradi është i gatshëm të pranojë kërkesat evropiane për dalje nga kriza, duke theksuar se nuk mund ta thotë të njëjtën…
Author: tirana
Lexoni më poshtë të gjitha sëmundjet apo problemet shëndetësore që vijnë nga mungesa e vitaminave të caktuara: 1. Dhembje muskujsh, probleme me kockat apo dhëmbët- mungesë e vitaminës D: Për të marrë më shumë vitaminë D në dietën tuaj, provoni qumështin ose produkte të tjera të qumështit (si kos ose gjizë) peshk yndyror si salmoni apo toni (edhe pse jo më shumë se dy herë në javë). 2. Këmbët të mpira, problemet me ekuilibrin atëherë keni nivele të ulëta të vitaminës B12 Pse? Për shkak se vitamina B12 është e domosdoshme për shëndetin dhe funksionin e trurit dhe sistemit nervor. Hani më…
Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pas një aksidenti me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës, përgjatë rrugës Monza-Saronno. Sipas asaj që shkruan Corriere Della Sera, viktima është Arnold Selishta. Ai ishte pasagjer në një Range Rover dhe dyshohet se po bënte gara me makina, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit. Makina përfundoi jashtë rruge duke u rrotulluar disa herë, e më pas shpërtheu në flakë. 22-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monza-s ku vdiq pak kohë më pas. Bashkë me shqiptarin udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë të…
Gjendja shëndetësore e Fjolla Morinës në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje “Skype” ishte gazetarja Edona Gashi, e cila u shpreh se këngëtarja u braktis nga miqtë e saj në momentet më të vështira. “Siç thuhet Fjolla është shtruar në spital, edhe pse kjo ka qenë një gjë e vonuar pasi është dashur që të ndodhte shumë më herët. Mirëpo këtu është ai problemi që unë e kam pikërisht me mediat, ku mediat, sidomos miqtë e saj që i ka pasur të shumtë në media nuk i kanë qëndruar në krah në asnjë moment. Jo vetëm miqtë nga media, mirëpo…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur në telefon me Presidentin francez Emmanuel Macron, të shtunën, të cilit i ka kërkuar që “të bëjë përpjekje shtesë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet në kornizën e bisedimeve konkrete”. “Si gjithmonë një bisedë e hapur dhe serioze me presidentin Emmanuel Macron, të cilit i kam prezantuar pasojat e zhvillimit të rrezikshëm të situatës në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram. Vuçiç ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes së paqes, edhe pse, siç tha ai, “komuniteti serb në Kosovë…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. Tre automjete janë përplasur në hyrje të qytetit te zona e tuneleve panoramikë. Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 2 mjete të tjera. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Një aksident tragjik në Barcelonë i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar Klaudio Mirashi. I riu ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Class A, kur u përplas me një kamion. Sipas medieve të huaja, ai kishte përcjellë kushëririn e tij në aeroport dhe gjatë kthimit ndodhi aksidenti fatal. Varrimi i tij do të bëhet sot pasdite, ndërsa ceremonia mortore do të kryehet në kishën famullitare të Fontane në Villorba.
Bardhyl Idrizi, i njohur si Bardhi, është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer nga publiku. I ftuar në “Pushime on Top”, ai ka folur për fillimet në karrierë, projektet e reja e po ashtu edhe për planet e të ardhmes. Ndërsa u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si nisi në muzikë, Bardhi theksoi se gjithçka ndodhi falë një vajze. “Talentin e kam falë një vajze që dashurova sepse shkruaja vazhdimisht tekste për të, ia dedikoja”, u shpreh ai.
Michelle Obama ka kujtuar vitet e saj të hershme si nënë, e cila i ushqente fëmijët e saj të vegjël me ushqime të shpejta. “Përgatitja e vakteve të gatshme është më e thjeshtë se prerja e karotave. Ende mbaj mend që mora një nga vajzat e mia në takimin e mjekut dhe ai më tha se të gjitha këto zgjedhje të thjeshta që po bëja po ndikonin negativisht në shëndetin e saj. Ishte një nga ndjenjat më të këqija që kam pasur si prind dhe një nga zgjimet më të mëdha të jetës sime. Isha pak e frikësuar, por edhe…
Tre të rinj, 26, 22 dhe 20 vjeç janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e dy viçave. Ata u shpallën fajtorë për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, pasi tetorin e vitit të kaluar vodhën dy bagëti në fermën didaktike të Universitetit Bujqësor Tiranë. 3 të rinjtë e penduar për veprën penale, u dënuan me nga 4 muaj burg secili me gjykim të shkurtuar. Prokuroria kishte kërkuar për ta dënimin me nga 6 muaj ndërsa gjykata vendosi pezullimin e burgimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 1 vit. Gjatë zbardhjes së ngjarjes nga forcat e komisariatit nr.…
Një pushues rrezikoi të mbytej këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit, në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë që e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji. Bëhet me dije se ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.
Lundroi me gomone afër perimetrit të sigurisë, duke cenuar sigurinë e pushuesve, bllokohet mjeti lundrues. Pronari i mjetit lundrues ndëshkohet me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe mungesë dokumentacioni. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në veçanti për kontrollin e mjeteve lundruese, pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues gomone që po lundronte në zonë të ndaluar, në Ksamil, kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe më pas…