Author: tirana

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike, pasi u kapën në një fermë kanabisi me vlerën e 4.5 milionë paundësh në Carlisle. Në pranga kanë rënë Florian Daci dhe Edmond Pula, të cilët kujdeseshin për bimët e kanabisit dhe jetonin brenda ndërtesës së Rrugës Lancaster. Mediat britanike bëjnë me dije se kjo mund të jetë ferma e kanabisit më e madhja e gjetur ndonjëherë në Cumbria. Pula dhe Daci, pa adresa fikse, pranuan prodhimin e kanabisit.Të dy personat kishin hyrë në vend ilegalisht me kamion me premtimin e punësimit në industrinë e ndërtimit dhe me shpresën për një…

Read More

49-vjeçari me iniciale E.I., i cili akuzohet se ka hedhur lëndë djegëse në derën e jashtme të një spitali privat, është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. I., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të Zogut të Zi, dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse në derën e jashtme të një spitali privat, e cila si pasojë është djegur”, thuhet në njoftimin e policisë. NJOFTIMI I PLOTË: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., 27 vjeç, si…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Larisës në Greqi. Gjithçka nisi kur policia mori sinjalin se një makinë e vjedhur me një pasagjer, po lëvizte në autostradën Athinë-Selanik, duke u nisur drejt kryeqytetit. Pasi policia ka nisur ta ndjekë, shoferi nuk ka ndaluar. Ai u largua sërish nga autostrada, duke zgjedhur rrugë dytësore, ndërsa policia vijonte ndjekjen e tij. Pas disa orësh ndjekje si në filma, shoferi ka braktisur mjetin pasi është përplasur me një mur dhe më pas ka tentuar të arratiset në këmbë. Më vonë, në rrethana ende të paqarta, një oficer policie dyshohet se…

Read More

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër të madh të viktimave civile në luftën në Ukrainë, e cila po vazhdon prej 500 ditësh. Më shumë se 9.000 civilë, përfshirë 500 fëmijë, kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë. “Sot shënon një fazë të re të zezë në një luftë që vazhdon të shkaktojë humbje të tmerrshme në mesin e civilëve ukrainas,” tha Noel Calhoun, ndihmës shefi i Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, në një…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Mitrovicë, pasi akuzohet për “Ngacmim seksual dhe Kanosje”. E mitura është denoncuar nga disa vajza të tjera, të cilat kanë deklaruar se janë ngacmuar. “Më datë 07.07.2023 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, e dyshuara pas intervistimit në prezencë të policisë dhe punëtori të PQS-së i ka kanosur ankueset femra kosovare të mitura. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read More

Einxhel Shkira është kritikuar nga ndjekësit për stilin e të veshurit. Vetë ajo ka treguar komentin e një ndjekësi, i cili i kërkoi të vishej ndryshe, në përshtatje të stadit të nënës. Sakaq, Einxhel pyet ndjekësit e tjerë se çfarë kuptimi ka ky mesazh, duke ironizuar në këtë mënyrë të gjithë personat që i bëjnë komente të tilla. “Dikush mtha vishu si tka hije se je gru me fmi.Ca do me then kjo?! Dini gje ju si eshte kjo veshja qe i ka hije nje gruje me fmi?!?!”- ka shkruan Einxhel.

Read More

Marash Kumbulla i është rikthyer sërish stërvitjes me Romën. Mbrojtësi shqiptar, së bashku me Stefan El Sharauin dhe Tami Abraham ishin të parët që shkuan në seancën stërvitore përpara startit të fazës përgatitore të Romës. Kumbulla është ende në fazën e rikuperimit pas një dëmtimi të rëndë që mori kundër Milanit në fund të prillit dhe duket se do të jetë gati për Shqipërinë në dy ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Polonisë.

Read More

Partia Socialiste ka nisur trajnimin e kryebashkiakëve të rinj për t’iu përgjigjur më mirë sfidave. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri nënvizon se në qendër të këtij trajnimi janë “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”.“Në trajnimin me temë: “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore” për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert – Stiftung”.Roli i qeverisjes vendore në procesin e anëtarësimit në BE, forcimi i demokracisë dhe principet për një qeverisje vendore efektive ishin disa nga çështjet themelore që ezauruam.Kontribut të çmuar në diskutimin e këtyre temave dhanë edhe…

Read More

Universiteti “Fan Noli” në Korçë nuk do të bashkohet me atë të Tiranës, por do të mbetet autonom dhe do të përfshihet në një reformë të thellë profilizimi e ndërkombëtarizimi. Vendimin e bëri të ditur ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi, pas takimit të kësaj të shtune me trupën akademike dhe drejtuesit e universitetit, ndërsa theksoi se kjo politikë do të ndiqet edhe për universitetet e tjera. Rektori i Universitetit të Korçës, Dhimitër Bello, e konsideroi alternativ propozimin e senatit akademik për bashkimin me Universitetin e Tiranës. Ministrja Kushi përsëriti thirrjen që maturantët të konsiderojnë degët e shpallura me…

Read More

U zhvillua paraditen e kësaj të shtunë takimi i radhës mbi propozimet për ndryshimin e mundshëm të formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”. Të pranishëm ishin presidenti i FSHF, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, drejtuesi i Departamentit Ligjor, Aldi Topçiu, si dhe presidentët e klubeve të kampionatit elitar në vend. Që në fillim të takimit, Presidenti Duka theksoi se synimi është rritja e garës, numrit të spektatorëve dhe të ardhurave. “Objektivi për këtë propozim është që të ketë më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar…

Read More

Një 20-vjeçar sirian ka humbur jetën në Greqi pasi pas një ndjekje nga policia është qëlluar nga një officer. Mediat e huaja shkruajnë se një ndjekje si nëpër film aka ndodhur në rrugët jahstë Larisas, ku policia ka marrë njoftimin se një person me makinë të vjehdur po lëvizte në autostradën Athinë-Selanik, në drejtim të Selanikut. Ndjekja ka nisur nga rruga në Moschohori , por drejtuesi i mjetit nuk është ndalur në asnjë sinjal të policisë. Duke kaluar Larisën, në lartësinë e Gyrtonit, drejtuesi i mjetit ka dalë nga autostrada nacionale dhe ka bërë kthesë, pas pak ka hyrë sërish…

Read More

Ish-portieri i Lazios, aktualisht pjesë e Brentford ku nuk ka gjetur hapësira, Thomas Strakosha mund të rikthehet në Serie A pas një viti me probleme. Dëmtimet e shumta dhe mungesa e aktivizimit në Premier League e detyrojnë gardianin e Kombëtares Shqiptare të mendojë për një rikthim në Itali ku ka regjistruar vitet më të mira të karrierës së tij me fanellën e Lazios. Është klubi puljez i Lecce-s që ka shfaqur interes për numrin 1. Largimi i Falcones ka lënë një vend bosh në portën e skuadrës verdhekuqe që shpreson ta transferojë shqiptarin me një kosto minimale. Lecce beson te…

Read More