Taulant Balla do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blendi Çuçin, sapo të marrë dritën jeshile nga presidenti i Republikës. Taulant Balla lindi më 12 gusht të vitit 1977 në Librazhd, ku ndoqi shkollën fillore dhe të mesme. Me rezultate të larta ai kreu studimet dhe masterin për shkenca politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi të Rumanisë. Hyrja e tij në politik nisi në vitin 2004-2005 ku shërbeu si anëtar i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Balla u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit…
Author: tirana
Më në fund diell! Të gjithë dalin në park apo shkojnë në plazh. Sport, not, banja dielli. Por në një moment temperaturat e larta dhe rrezet e diellit bëhen shumë, dhe trupi ka nevojë të pushojë. Kush qëndron për një kohë të gjatë në diell, rrezikon të digjet. Dhe kush qëndron për një kohë të gjatë në temperatura të larta, rrezikon hipertermi, një gjendje e ngjashme me ethet. Çfarë është insolacioni? Dielli i fortë në kokë dhe në zonën e qafës mund të shkaktojë insolacion ose heliosis. Lëkura dhe indet e trurit ngacmohen nga nxehtësia e madhe dhe mund të…
Dashi Hëna në shenjën tuaj e bën këtë të diel vërtet intriguese për dashurinë. E kaluara mund të lihet pas për të filluar nga e para me një partner të ri. Në punë ka mundësi të reja për t’u kapur në fluturim. Demi Të dielen dashuria po ecën mirë, por ju duhet t’i jepni dorën fatit herë pas here, ndaj përpiquni të shkoni në vende të reja nëse jeni ende beqar. Në punë vlerësoni me kujdes propozimet e reja përpara se t’i pranoni verbërisht. Binjakët Hapuni më shumë në dashuri, sepse edhe nëse nuk e dini, ka dikë që ju…
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen Xhabije në Shkodër. Disa persona kanë qëlluar ndaj njëri tjetrit në një shkëmbim zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje për hetimet e para. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Tëitter në lidhje me samitin e radhës të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius. Në një status në Twitter, ai thotë se Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në dekadën e fundit, teksa shton se objektivi është të arrihet në 2% deri në vitin 2024. Statusi: Ne mezi presim samitin vendimtar të NATO-s në Vilnius. Në Vilnius, ne do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor. Në dekadën…
Bledi Çuçi ka reaguar për vendimin e Ramës që ta shkarkojë nga posti i Ministrit të Brendshëm duke thënë se ka shërbyer me integritet dhe ka adresuar shumë sfida. “Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm. Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme…
Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur këtë të shtunë në plazhin e Pishporos në Fier. Viktima është identifikuar si Besmir Hoxha. “Rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit”, njofton policia.
Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra të Bledar Çuçit, duke ia besuar postin e ministrit të Brendshëm Taulant Ballës. Sipas kryetarit të Grupit të PD-së, akti i Kryeministrit është më i rëndë se vetë ngjarjet e raportuara, duke shtuar se dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit! “Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes! Akti i sotëm…
Shqiptari Shkëlqim Marku është arrestuar në Angli, pasi u gjet në një shtëpi bari. Gjykata ka caktuar deportimin drejt Shqipërisë. 33-vjeçari u kap pasi policia e Luginës së Thames kreu 31 bastisje në qershor duke synuar bandat e organizuara që kultivonin kanabis në të gjithë rajonin. Marku, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B dhe pranoi se ai kishte vizituar pronën për 15 ditë përpara arrestimit të tij në mënyrë që të mund të ujiste bimët. Ai u burgos për tetë muaj dhe u gjobit me 402 £. Në total, shtëpia kishte rreth 300…
Lulzim Basha ka zhvilluar takime me mbështetës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Ish-kryedemokrati u shpreh se PD do të krijojë një aleancë të gjerë me qytetarët, e cila sipas tij, do t’i kundërvihet frikës dhe pasigurisë që ka pllakosur vendin. Reagimi i Bashës: Hapja e Partisë Demokratike ndaj të rinjve dhe të rejave është një nga prioritetet tona. Harmonizimi i frymës dhe pasionit të rinisë me përvojën dhe profesionalizmin e kontributorëve ndër vite, është një hap i rëndësishëm në riorganizimin që kemi nisur, për t’i dhënë shqiptarëve një alternativë më të mirë. Natyrisht pjesë e saj do të…
Një autobus është përplasur me një motor ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit. Për pasojë, raportohet se dy persona janë në gjendje të rëndë. Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet shkaku i aksidentit. Autobusi po kthehej nga Mali i Zi me qytetarë nga Lezha, të cilët ishin në një udhëtim turistik.
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në Twitter, njoftoi se në vend të tij do të propozojë për Ministër të Brendshëm Taulant Ballën. “Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, njofton Rama. Vijon…