Author: tirana

Kapiteni i Francës dhe PSG, Kylian Mbappe po shijon pushimet, pavarësisht zërave të meraktos që e çojnë te Real Madrid dhe përplasjes së fortë me klubin, që kërkon ta shesë për të mos e humbur në 2024 si transferim i lirë. 24-vjeçari i shkroi një letër PSG-së ku shprehte synimin e tij për t’u larguar nga klubi kur t’i skadonte kontrata vitin e ardhshëm, por Presidenti Nasser Al-Khelaifi tha se nuk do ta lërë francezin të largohet falas. Gjashtë lojtarë të PSG-së që atëherë janë ankuar në klub për komentet e Mbappe në intervistën e tij fundit, ndaj gjasat janë…

Read More

Pas vendimeve të drejtësisë sportive italiane, Juventusi pritet të marrë goditjen e radhës nga UEFA. Qeveria e futbollit europian po përgatit masën ndëshkimore ndaj klubit bardhezi në kuadër të hetimeve të hapura në dhjetor për mashtrim me bilancet dhe thyerje të rregullave të Fair Play-it Financiar. Sikurse shkruan këtë të diel “Corriere dello Sport”, vendimi përfundimtar mund të merret në ditët e para të javës dhe me shumë mundësi do të kemi skualifikim për një vit në Kupat e Europës për “Zonjën e Vjetër”. Bardhezinjtë do mbesin jashtë Conference League-s, me kushtin që të mos paraqesin ankesë në KAS, për…

Read More

Kontrollet në vijën bregdetare të vendit kanë sjellë bllokimin e 9 mjeteve të tjera lundruese nga Saranda në Durrës. Konkretisht: -Në plazhin e Ksamilit, u bllokua një mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 Lekë të rinj; -Në plazhin e Potamit, u bllokua një tjetër mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari, dhe si pasojë përbënte rrezik…

Read More

Në qytetet bregdetare të vendit janë mundësuar plazhe publike. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhet publike në Pogradec. Rama shprehet se, në Pogradec janë mundësuar 7 plazhe publike me çadrat falas dhe hapësira të posaçme për personat me aftësi të kufizuara. Edhe në Sarandë, është krijuar një model i plazhit publik, me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë për pushuesit. Kryeministri Edi Rama, publikoi dje në rrjete sociale, pamje nga ky plazh, ku shiheshin çadra të vendosura me rregull, ambiente të pastra dhe pushues që po e frekuentojnë plazhin në këtë sezon veror. Vitet e fundit Shqipëria…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka ndërruar jetë Irodhi Dalani. Paçka se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë. Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit. Njoftimi i Policisë për askidentin Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.…

Read More

Polonia ka filluar të dislokojë më shumë se 1 000 ushtarë shtesë dhe 200 automjete ushtarake drejt kufirit të saj lindor me Bjellorusinë. Ishte ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, i cili njoftoi dje masën, të quajtur “Operacioni Podlachia”, sipas agjencisë polake të lajmeve, PAP. Blaszczak tha se Polonia synon të demonstrojë se është e përgatitur të reagojë ndaj çdo “përpjekjeje destabilizimi” përgjatë kufirit. Rajoni Podlaskie i Polonisë shënon kufirin midis anëtarit të NATO-s dhe Bjellorusisë, një ish-republikë sovjetike që është e lidhur ngushtë me Rusinë. Tensionet përgjatë kufirit me Bjellorusinë janë rritur që kur Rusia nisi pushtimin e saj…

Read More

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaron se vendi ka 10 vjet pa ministër të Brendshëm, teksa sipas tij këto vite kthyen krimin në sundues dhe Ramën në të punësuar të tij! Vasili shkruan se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit te drejtuara de facto nga Edi Rama dhe de jure nga kukullat e tij të inkriminuara ka thelluar në mënyrë kritike negative të gjithë treguesit dhe duke mos përmirësuar e ndryshuar qëllimisht asnjë prej tyre. POSTIMI I PLOTË Dhjetë vjet pa Ministër të Brendshëm kthyen krimin në sundues dhe Ramën në të punësuar të tij! Edi Rama…

Read More

Një vajzë nga Shqipëria ka një denoncim të rëndë në Policinë e Kosovës dhe pretendon se është dhunuar seksualisht nga një person, në një shtëpi të pabanuar. Ajo tha në polici se personi që ka abuzuar me të ishte nga Shqipëria, i cili mësohet se është shpallur në kërkim nga Policia. “Sipas policisë së Kosovës “viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza është dërguar te mjeku…

Read More

Këtë të diel të nxehtë korriku, qytetarët i drejtohen bregdetit të Durrësit për të shijuar plazhin. Radhë të gjata trafiku janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku sikurse duket nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi. Kjo situatë është thuajse e përjavshme gjatë stinës së verës në vendin tonë, jo vetëm Tiranë-Durrës, por edhe në Lezhë ku krahas trafikut në qytet, nuk mungon edhe në autostradë.

Read More

Ajo që panë shqiptarët me fisin e Rrajave në Krujë, ku kërciste dajaku dhe tundej gryka e pistoletës mbi dy qytetarë të pafajshëm, të cilët kërkonin të drejtën e tyre, të familjes dhe të pronës që po ua dhunonte dhe shkatërronin përditë njerëzit e deputetit të PS-, Rrahman Rraja; tregoi se bandat janë të lidhura me pushtetin dhe se është pushteti që i mbron në këmbim të thesit me vota që ato marrin apo grabisin nëpër zona të caktuara. Deputeti Rraja (e dorëzoi mandatin) ishte mburoja e krejt kësaj që ka ndodhur ndër vite në zonën e Krujës. Por deputeti…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më 8 korrik tha se ka sjellë në shtëpi nga Turqia pesë komandantë të zënë rob nga Rusia gjatë luftës brutale në qytetin e Mariupolit në fillim të luftës. Kremlini iu përgjigj me zemërim veprimit të Zelenskyt, duke thënë se ata nuk ishin të informuar për lirimin e komandantëve duke pretenduar se lëvizja shkelte një marrëveshje me Ankaranë që ata të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës. Në shtator 2022, Ukraina njoftoi lirimin e 215 ushtarëve të saj në këmbim të dhjetëra të burgosurve rusë dhe një politikani pro Moskës. Si pjesë e marrëveshjes…

Read More