Aksi rrugor Orikum-Dukat është i hapur për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga ky aks si dhe intervista të udhëtarëve të cilët shprehen mëse të kënaqur me infrastrukturën. “Këtë vit jemi shumë të kënaqur, e shkurtër dhe shumë e shpejtë”, shprehet njëri prej tyre. Ndërsa një turist thotë se rruga e re të jep një ndjesi pozitive sepse lidh dy pjesë shumë të vështira. “Mirëmëngjes, dhe me opinionet e qytetarëve dhe vizitorëve të huaj për aksin rrugor më të ri, Orikum-Dukat, tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu…
Author: tirana
Një ish-prift tashmë nën akuzës se kishte droguar dhe abuzuar me 17 burra të ndryshëm, është dënuar nga një gjykatë në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 25 vjet burg. Stephen Sauer i kishte kryer krimet e tij në lagjen franceze të qytetet, teksa objektiv ishin njerëz të dehur, të humbur apo në nevojë për ndihmë. Krimet e 61 vjeçarit kanë ndodhur nga viti 2019 deri në vitin 2021 dhe shumë prej viktimave kanë qenë turistë. Hetimet nisën në vitin 2021 pasi Sauer i dërgoi një kompjuter një kompanie riparimi elektronik në Nju Jork. Një teknik gjeti qindra…
Dy të rinjtë shqiptarë, janë dënuar nga gjykata britanike me nga dy vjet burg për kultivim kanabisi në një zonë në veri të Manchesterit. Eduard Pula, 28-vjeç dhe Florian Daci, 24-vjeç, kujdeseshin për bimët e kanabisit dhe jetonin brenda të njëjtës ndërtesë në Rrugës Lancaster në Preston. Gjatë kontrollit të policisë, ata dhe një bashkëpunëtor i tretë tentuan të ikin duke u hedhur nga çatia por u rrëzuan nga tetë metra lartësi e pësuan dëmtime fizike. Pas dënimit për sasinë prej 450 kg kanabis gati për shpërndarje dhe rreth 800 fidanë të bimës narkotike, dy shqiptarët pritet të riatdhesohen. Ata…
Rikkie Valerie Kollé u zgjodh Miss Holanda. 22-vjeçarja do të përfaqësojë vendin e saj në konkursin e 72-të Miss World. Ajo gjithashtu bëri histori, duke qenë gruaja e parë transgjinore që fitoi këtë titull kombëtar në Holandë. Rikkie Valerie Kollé do të jetë personi i dytë transgjinor që do të marrë pjesë në konkursin e Miss World, pasi spanjolli Angela Ponce e kishte këtë mundësi para saj në 2018.
Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në Vilnius se situata në Kosovë është serioze dhe se misioni i NATO-s, KFOR, është atje për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të pakicës serbe në veri, thotë Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Niç thotë se telashet do të ishin shumë më të mëdha nëse NATO-ja nuk do të ishte në Kosovë. “Mendoj se [Kosova] është më afër një konflikti të hapur sesa Bosnja. Dhe është një nivel ndryshe i konfliktit, sepse keni sulme…
Ukraina është përpjekur prej shumë kohësh që t’i bashkohet të gjitha organizatave ndërkombëtare për të forcuar sigurinë e saj pas pushtimit rus. Ukraina nuk është ende anëtare e NATO-s apo e Bashkimit Evropian (BE), edhe pse është pas 16 muajsh konflikt të armatosur me Rusinë. Paçka se ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare në luftën kundër Rusisë, Ukraina ka marrë vetëm premtime për integrimin në Aleancën Atlantike. Pak ditë më parë, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, iu përgjigj me një “JO” të fuqishme pyetjes së një gazetari nëse do ta bënte më të lehtë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Franca…
Taulant Balla që aktualisht mban postin e kreut të grupit parlamentar socialist, pret bekimin nga Presidenti Bajram Begaj për të marrë frenat e Ministrisë së Brendshme. Këtë të hënë, kryeministria do të dorëzojë në Presidencë propozimet për shkarkim të Bledi Çuçit dhe emërim të Taulant Ballës në këtë post. Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamenitt të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut. Vendimi i kreut të qeverisë për…
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë do të niset drejt Lituanisë, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Gjatë qëndrimit në Vilnius, kreu i qeverisë pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Takimi pritet të fokusohet te marrëdhënia dypalëshe, por edhe çështja Beleri. Ky i fundit ndodhet parapa hekurave për shkak se u kap duke blerë vota. Greqia ka “kërcënuar” se këtë çështje do t’a parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve. Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë…
Këtë të hënë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 12-23 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me 27 -33°C në veri, 31-36°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur. Gjatë gjithë kësaj jave priten temperatura shumë të larta. Pas një muaji Qershor të lagësht dhe reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit europian…
Dashi Të hënën dashuria vazhdon në mënyrën më të mirë ndaj shijoje këtë periudhë pa u menduar shumë. Në punë, dëshira për të bërë është e madhe dhe shumë shpejt të gjithë do ta kuptojnë vlerën tuaj. Demi Përpara se t’i jepni fund një historie dashurie, do të ishte më mirë të mendoni me kujdes. Beqarët mund të bëjnë takime të reja dhe të vijnë mundësi të reja nga ana profesionale, por do të jetë e nevojshme të vlerësoni edhe gabimet e së shkuarës. Binjakët Hëna është përballë, ndaj kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët. Në punë duhet të nxirrni…
Edhe pse Big Brother Vip Albania ka përfunduar duket se ish-konkurrentët nuk i kanë lënë menjanë mëritë mes tyre. Fituesi i BBVIP, Luiz Ejlli është përfshirë në një përplasje me ish-konkurrente Dea Mishel, për shkak se ka qenë Luizi ai i cili teksa po përformonte në Shkodër ka kujtuar një debat të fortë të ndodhur mes tyre gjatë realityshow-t. Ai kujtoi momentin kur moderatorja e quajtur qytetin provincë, ky reagim i Luizit është bërë viral në rrjete sociale dhe sigurisht nuk ka munguar as reagimi nga Dea Mishel e cila është shprehur se është ndjerë e ofenduar. Dea shkruan në…
Steven Gerrard nuk zgjodhi të firmoste me ndonjë skuadër të madhe të elitës së kampionatit arab, por me një ekip mesatar si Al-Ettifaq. Trajneri i njohur, në një intervistë të dhënë është shprehur se Liga Arabe mund të bëhet një nga më të mirat në botë. Gerrard shprehet se edhe pse janë vetëm ditët e para, ai është ndjerë si në shtëpi. “Liga Saudite mund të bëhet një nga ligat më të mira në botë! Të gjithë kemi ambicie të vazhdojmë ta rrisim këtë kampionat. Klubi ka njerëz të shkëlqyer brenda tij, kur erdha këtu u ndjeva si në shtëpinë…