Author: tirana

Milani i nisi përgatitjet e sezonit të ri nën kontrollin e rreptë të tifozëve. Mbështetësit kuqezi ishin mbledhur jashtë qendrës sportive në Milanelo, ku i shfaqën skuadrës mbështetjen për të cilën kanë nevojë, por i dhanë sinjale edhe drejtuesve të klubit se presin më tepër. Futbollistët dhe trajneri Pioli përshëndetën tifozët e shumtë, që sfiduan vapën dhe diellin jashtë qendrës stërvitore. Thirrjet dhe këngët ndikuan në krijimin e një atmosfere si në stadium. Në stërvitjen me dyer të hapura, ai që foli për tifozët ishte Davide Kalabria. Me megafon në dorë, kapiteni i Milanit i falënderoi të pranishmit për mbështetjen…

Read More

Seanca e të martës ndaj ish-zyrtares, të cilës iu vodh një shumë parash prej rreth 520 mijë euro në banesë nga pastruesja Rozeta Dobi, ka dështuar. Shkak mësohet se është bërë dorëheqja e gjyqtares Vjollca Spahiu nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi. Alda Klosi kërkoi lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.

Read More

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa paraqiti në Gjykatën Kushtetuese gjatë seancës për çështjen “Butrinti”, një sërë kërkesash për bërjen transparente të procedurave të ndjekura nga Ministria e Kulturës. Zhupa kërkoi që të vihen në dispozicion të çështjes: 1-Kominikimet e Republikës së Shqipërisë me UNECO nga viti 2019 deri në vitin 2023.2-Procesverbalet e të gjitha vizitave të perfaqësuesve të UNESCO-s në vendin tonë.3-Procedurat e ndjekur nga Ministria e Kulturës për zgjedhjen e anëtarëve të bordit.4-Thirrjen e dëshmitarëve.5-Thirrjen si palë të përfaqësuesëve të AADF-së6-Pezullimin e ligjit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër përfaqësuesit e qeverisë qe përfaqësojnë Ministrinë e…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, tha se shkak i largimit të mjekëve të rinj nuk është cedimi i sistemit, por nevoja e vendeve të BE-së për mjekë dhe liberalizimi i të gjitha procedurave për t’i punësuar mjekët që vijnë nga vendet e tjera. “Tani, pse largohen mjekët?! U përmend disa herë se mjekët largohen sepse ky është një cedim i sistemit. Në fakt ne biem dakord që kemi ende shumë punë për të bërë. Që kemi problematika, patjetër që kemi. Ndërkohë janë bërë shumë punë, shumë përparime, ka shumë zhvillim.…

Read More

Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tiranë nga bashkëshorti i saj. Dyshohet se vdekja e së resë ka ardhur nga shkaqet natyrale, pasi nuk kishte asnjë shenjë dhune dhune në trup. Megjithashtë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ministria e Arsimit ka publikuar këtë të martë të gjitha datat dhe kriteret për pranimin e maturantëve në universitet, e ndarë në dy raunde. Raundi i parë nis me pagesën e tarifave të aplikimit në universitetet përkatëse ne varësi të institucionit publik ose privat të zgjedhur. Koha për ta realizuar këtë, është në datat 10-27 korrik. Më 27 gusht do të publikohen fituesit, e një ditë më vonë maturantët do të kenë të drejtë ankimimi. 29 gusht, 11 shtator do të jetë faza e regjistrimit. Kjo sa i përket raundit të parë. Në raundin e dytë pagesa e tarifave për…

Read More

Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë është drejt përfundimit dhe në vjeshtë do të presë 750 nxënës në mjediset e reja. Me rindërtimin pas tërmetit edhe të kësaj shkolle, pjesë e paketës së dytë të shkollave të reja që po ringrihen në Tiranë, gjimnazi ofron kapacitete të zgjeruara dhe hapësira moderne për nxënësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndoqi sot punimet për rindërtimin e shkollës, si pjesë e projektit EU4schools, të mbështetur nga PNUD dhe BE, e vuri theksin te nevoja që ka kryeqyteti për të rinj, që zgjedhin t’i përshtaten…

Read More

Në Vilnius të Lituanisë mbahet një ndër samitet më të rëndësishëm të historisë së NATO-s. Liderët e vendeve anëtare zhvillojnë bisedime, të cilat mund t’i japin një formë të re luftës në Ukrainë dhe të ardhmes së aleancës ushtarake perëndimore. 31 vendet anëtare, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe disa shtete aleate që po marrin pjesë në samit, kërkojnë që t’i tregojnë armikut të përbashkët, Rusisë, të gjithë forcën e NATO-s, për të mos shkelur vijën e kuqe, atë të një lufte bërthamore. “Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e pamatur. Rusia duhet të dijë se lufta bërthamore nuk…

Read More

Kurorën e “Miss Shqipëria 2023” e rrëmbeu 18-vjeçarja Sonia Sallaku. Edicioni i 25 i këtij kompeticioni bukurie u shënua këtë vit dhe evenimenti u mbajt në sheshin “Italia” në kryeqytet. Nën moderimin e Hygerta Sakos dhe jurisë së mirënjohur, ishte një spektakël i organizuar deri në detaje duke na dhuruar mjaft emocione.

Read More

Në dosjen voluminoze të SPAK-ut, tregohen lidhjet e hershme të Arben Ahmetajt me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Miqësia e tyre daton që në vitin 2012, para se Ahmetaj të bëhej ministër. Janë me qindra biseda të zbuluara në një telefon që SPAK gjeti në shtëpinë e bashkëjetueses së Ahmetajt, gjatë kontrollit të ushtruar disa kohë më parë në Hamallaj. Telefoni BlackBerry, sipas SPAK, përdorej nga Ahmetaj dhe bisedat e fshira u rikuperuan nga ekspertët e IT-së. Për SPAK, bisedat tregojnë marrëdhënien miqësore të ish-ministrit me Mërtirin dhe Zoton. Kjo vërtetohet edhe nga mënyra si i drejtoheshin njëri-tjetrit, me fjalë…

Read More

Bosnje-Hercegovinë shënon 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre. Në përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropian thekson përkushtimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të…

Read More