Një sherr banal ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Korinth të Greqisë dy ditë më parë. Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, kur i plagosuri ka komentuar negativisht motrën e autorit e cila punonte në lokal. Pas kësaj dy shqiptarët janë përplasur ashpër dhe njëri ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka plagosur tjetrin në shpinë. Më pas autori është larguar me vrap dhe nuk është gjetur, pavarësisht kërkimeve që kanë nisur menjëherë. Policia po punon për kapjen e tij.
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa bëri një ‘projeksion’ të zgjedhjeve të 2025-ës, tha se Rama do të tentojë të manipulojë sërish. Në një konferencë me mediat, sipas Berishës, Rama ikën nga pushteti vetëm me protesta të fuqishme. Po ashtu ai tha se rikthimi i tij në politikë sërish ishte i suksesshëm, pasi pa vulë dhe pa asnjë qindarkë, ai arriti që të merrte 500 mijë vota. “Raportet janë serioze për një forcë politike që do të drejtojë. Ju do të ndiqni sipas qarqeve, farsën zgjedhore. Pas kësaj do të shfrytëzohet çdo hapësirë ligjore. Rama, të garantoj, se zgjedhjet në 2025 me…
Edhe pse në rrjetet sociale, përmbajtja mund të shfaqet sipas radhës, që nga postimet e fundit e deri tek ato më të vjetrat, përdoruesit zakonisht shohin përmbajtje të sugjeruara nga “Facebook”, “Instagram”, pra platformat e tjera që përdorin. Në të njëjtën kohë, platformat përdorin algoritme dhe rregulla të ndryshme që nuk janë të qarta për përdoruesit dhe ata nuk e dinë se sipas cilit parim u shfaqen njoftime të caktuara, sugjerime për grupe, miqësi etj. Algoritmi“Meta” vendosi këtë javë të çmitizojë algoritmet për “Facebook” dhe “Instagram”, dhe në faqet e tyre publikoi 22 rregulla mbi të cilat bazohet ai algoritëm,…
Një grua në Itali ka sjellë në jetë foshnjen e saj teksa po udhëtonte me tren. Ishte një punonjëse shëndetësie që i erdhi në ndihmë nënës, e cila kontaktoi me një mjeke dhe nëpërmjet një video telefonate, dha indikacionet e nevojshme që do të asistonin për lindjen e fëmijës. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e Arquata Scrivia, në provincën e Alessandria. Foshnja erdhi në jetë rreth orës 12 të së hënës. Mjekja që ndihmoi nëpërmjet video telefonatës tha për mediat italiane se gjëja e parë që mendoi ishte se mos po bënin një shaka por më pas kuptoi se ishte…
Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme. Shkak për këtë është bërë projektligji që pritet të miratohet në korrik, ku thuhet se studentët që nisin këtë vit shkollën për mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri pasi të kenë përfunduar studimet dhe më pas të pajisen me diplomë. Studentët e kanë kundërshtuar këtë vendim. Ata bëjnë me doje se protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 pranë Fakultetit.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kërkuar ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, ku kërkon që të bëhet sekuestro e ndërtimeve për të cilat ndërtuesi nuk provon dot burimin e parave që investon. Pra, në thelb të deklarohet burimi i parave që investohet në ndërtim. Këto propozime janë diskutuar sot në Komisionin e Ligjeve, teksa ka pasur kundërshti nga ana e mazhorancës. Sipas propozimit të deputetes së PD në nenin 42 bëhen shtesat me përmbajtje si më poshtë:Në pikën 2, pas fjalisë së parë, shtohet fjalia e dytë:Krahas deklaratës, subjekti ka detyrimin që të paraqesë një…
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf do të largohet nga Shqipëria për të marrë një detyrë re, pas përfundimit të mandatit 4-vjeçar si ambasador në vendin tonë. Në pritjen e tij të lamtumirës, ai falenderoi të gjithë partnerët dhe miqtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe të gjithë shqiptarët për mikpritjen e tyre. Gjatë fjalës së tij, Zingraf vlerësoi se për 4 vite rresht ai dhe bashkëshortja e tij janë ndier në Shqipëri njësoj si në shtëpinë e tyre. “Këtu në mes të qytetit, rrethuar drejtpërsëdrejti prej zhurmave të jetës së përditshme të këtij qyteti miqësor dhe…
Një sherr me sende të forta, ku janë përfshirë disa persona, ka ndodhur në një qendër tregtare në Tiranë. Mësohet se në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, dy shtetasit me iniciale A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç. Në lidhje me rastin, Policia e Tiranës njofton se, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 34 dhe 39-vjeçarin të përfshirë në këtë konflikt. “Specialistët për Hetimin e…
Një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës se Hedhur në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më pare, teksa vogëlushja po lahej në det. Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerre nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin. E mitura është marrë nga autoambulanca bashkë me personelin mjekësor dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.
Ambientet e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta” në kryeqytet janë gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor që do të nisë në shtator. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndarë disa foto të shkollës pas lyrjes dhe riparimeve të nevojshme hidraulike dhe elektrike në ambientet e brendshme të saj. Ai thekson se pas përfundimit të pushimeve verore, do të nisë maratona e 10-ve për nxënësit e kësaj shkolle. “Shkolla “Gjergj Fishta” është gati për në shtator. Ekipi është kujdesur për lyerjen dhe riparimet e nevojshme hidraulike dhe elektrike. Pas pushimeve, nis maratona e 10-ve për nxënësit”, ka shkruar…
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar këtë të mërkurë me takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa ndalesa e radhës ka qenë në Njësinë Administrative nr.11 në Tiranë. Për të hapja, modernizimi, fuqizimi i rinisë dhe qarkullimi i elitave brenda Partisë Demokratike do jenë pjesë e përditshme e përpjekjeve tona për të rritur besimin dhe inkurajuar angazhimin e të rinjve në politikë. Postimi i plotë Hapja, modernizimi, fuqizimi i rinisë dhe qarkullimi i elitave brenda Partisë Demokratike do jenë pjesë e përditshme e përpjekjeve tona për të rritur besimin dhe inkurajuar angazhimin e të…
Në rrjete sociale ka qarkulluar një video në të cilën thuhej se qelizat kancerogjene ushqehen nga sheqeri, por a është e vërtetë kjo? Tokslikologia Esmeralda Thoma e ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians”, na tregoi se si funksionon në të vërtetë sheqeri. Ajo tha se nuk duhet të harrojmë se sheqeri që ne marrim nëpërmjet dietave ushqimore, është i domosdoshëm për ne, por ai ushqen të gjitha qelizat tona, si qelizat normale dhe ato tumoriale, të cilat nën ndikimin e sheqerit kanë tendencë më të madhe për tu zhvilluar. “Sheqeri është një lëndë që ushqen çdo qelizë të…