Miqësia obsesive e Pauline Parker dhe Juliet Hulme në moshën e shkollës së mesme përfundimisht i bëri ata të shkëputeshin nga bota reale. Vrasja e vajzave të reja, të cilat gjithnjë e më shumë besonin në botën që ato krijuan, shkaktoi një tronditje të madhe në të gjithë vendin. Miqësia e dy vajzave filloi thjesht në shkollë. Pauline lindi në Zelandën e Re dhe babai i saj zotëronte një dyqan peshku dhe nëna e saj drejtonte një shtëpi me konvikt. Ndërsa Juliet, nga ana tjetër, është fizikania e famshme që ndihmoi në ndërtimin e bombës së parë me hidrogjen britanik…
Author: tirana
39-vjeçari shqiptar që u rrëzua nga një kantier ndërtimi para një jave në Greqi, ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spital. Mediat greke shkruajnë se 39-vjeçari ra nga një skelë rreth tetë metra e lartë, nga ku u transportua menjëherë për në spital. Ai jetonte në Rethymno të Greqisë prej vitesh dhe ishte babai i dy fëmijëve.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se inflacioni në Shqipëri ka pësuar rënie. Në një komunikim për mediat, ai bëri të ditur se gjatë tremujorit të dytë është regjistruar vlera mesatare 4.7%. Ndër të tjera, Sejko tha se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit, ndonëse me ritme më të ngadalta në krahasim me periudhën paraardhëse. “Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se inflacioni do të shënojë rënie graduale dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. Rënia e inflacionit…
Blegtoria vijon të mos jetë në ditë të mira, pasi numri i gjedhëve, të imtave dhe shpendëve ka pësuar rënie progresive nga viti në vit. Konkretisht, numri i lopëve regjistrohet në 298 mijë në vitin 2022, numri i të imtave 1 milionë e 372 mijë, numri i dhive 722 mijë dhe po ashtu rënie të konsiderueshme ka pësuar dhe numri i shpendëve. Shifrat janë në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Si rrjedhim, rënie ka pësuar gjatë vitit që lamë pas, prodhimi i qumështit, vezëve dhe mishit peshë e gjallë, duke bërë që konsumatorët shqiptarë të kenë më…
Trupi i futbollistit nga Brazili, Vinicius Skulny është gjet i copëtuar në lumin Iguatemi, në komunën Sete Quedas në Mato Grosso do Sul. 19-vjeçari luajti si sulmues në ekipin modest të komunës, Seduc de Anastasio. Në datën 25 qershor ai shkoi në një festë me kolegë dhe miq dhe që prej asaj nate rezultoi i zhdukur. 10 ditë më vonë në lumë u shfaqën pjesë të trupit të futbollistit të zhdukur. Policia bëri të mundur identifikimin përmes tatuazheve që ai kishte në trup. E dyshuara kryesore është ish-e dashura e tij. Kjo pasi ai kishte shkuar për ta vizituar vajzën…
Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka zbuluar në “Wake Up” se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në 3 muajt dhe 30 ditët e fundit. Kallanxhi ka zbuluar edhe detaje të tjera interesante, për shembull beratasit vijojnë të mbajnë vendin e parë për kërkimin në internet për porno. I pyetur nëse shqiptarët kërkojnë për ‘gjëra të jashtëligjshme’, eksperti tha: “Patjetër. Për shembull për kategorinë porno vazhdon të jetë Berati. Ne po flasim vetëm për togfjalëshin, domethënë mund të jenë edhe togfjalëshe të tjera që mund të dalin edhe në qytete te tjera. Ka qenë në vend të parë dhe vazhdon…
Hetimet për atentatin ndaj Gentian Bejtjës janë në udhëkryq, pasi nuk ka asnjë person të dyshuar. Por grupi hetimor mendon se atentati lidhet me ekzekutimin e tre të rinjve në mbikalimin e Fushë-Krujës, afro një vit më parë, Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës. Hetuesit dyshojnë se Gentjan Bejtja mund të jetë i përfshirë si informator në vrasjen e trefishtë. Nga ana tjetër, mekanizmi i ngjarjes ka karakteristika të përbashkëta me krimin e ndodhur në zonën e Don Boskos ku viktimë mbeti Mimoza Paja. Mendohet se atentatorët janë të njëjtët persona, kjo nisur nga fakti se i gjithë krimi…
Numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun në gjysmën e parë të 2023 është më i larti që nga viti 2017, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Në total, të paktën 1,874 njerëz vdiqën ose u zhdukën në gjashtë muajt e parë të vitit, sipas shifrave të IOM. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishte 1108. Në vitin 2017, të paktën 2,278 emigrantë u mbytën në tre rrugët detare të Mesdheut, krahasuar me 2,946 në 2016, sipas të dhënave të IOM. Në total, të paktën 27,633 njerëz kanë vdekur në rrugët e…
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me trajtimin mediatik në Shqipëri për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu ka treguar pse sipas tij qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon. Postimi i plotë: Te gjitha mediat e Edi Ramës kundër Kosovës pro Vuçiçit Asnjë gërmë e shkruar apo e artikuluar për krimet e Serbisë në mediat e Ramës,asnjë gërmë për rrezikun Serb asnjë gërmë për rrezikun Rus,asnjë gërmë për kërcënimet me gjak,e asnjë gërmë për ministrin e Millosheviçit. Vetëm sulme ndaj Kosovës,sulme ndaj…
Përplasjet verbale janë pasuar nga një konfrontim fizik në seancën e sotme të parlamentit serb. Partitë opozitare kishin kërkuar largimin nga salla të ministrit të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandër Martinovic i cili refuzoi ta bënte një gjë të tillë. Gazeta Danas shkruan se gjatë seancës, ligjvënësit e opozitës kanë përmendur edhe emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Punimet e parlamentit të Serbisë vazhduan mes zhurmës e pështjellimit, thotë gazeta. Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë e kanë thirrur “Vuçiç ik”, teksa kërkonin edhe largimin nga seanca të Martinovic, për shkak të fyerjeve të bëra një dite…
Studentët e Mjekësisë kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i ndalon të diplomohen nëse nuk shërbejnë për pesë vite në Shqipëri. Për këtë, ata kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste, e cila është parashikuar të zhvillohet ditën e enjte, 6 korrik, në orën 10:00 pranë fakultetit të Mjekësisë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se studentët që do të nisin studimet në universitetin e Mjekësisë do të nënshkruajnë kushtet e paracaktuara. Studentët e vitit të para do të jenë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipëri, studentët nga viti i dytë në të katërtin 3 vite, ndërsa studentët nga viti…
Në video shihen momentet e pafata kur një dem i provokuar ekzekuton hakmarrjen e menjëhershme ndaj një spektatori gjatë një eventi vrapimi me demat, dje në Castejon të Spanjës. Trumat që kishin mbushur anët e bulevardit Sarasate de Castejón dëshmuan sulmin e demit që ndaloi papritur në mes të rrugës, ndaj burrit problematik. I rrethuar nga të gjitha anët nga spektatorë që ulërisnin, demi dukej i trazuar dhe konfuz, teksa njerëzit tundnin duart nga prapa barrikadave teksa tentonin ta nxisnin të vraponte sërish. Por ata duket se morën më shumë nga sa prisnin kur demi i vuri syrin spektatorit që…