Author: tirana

Nga Eduard Zaloshnja Kandidatët e Ramës për kryebashkiakë morën pothuaj 800 mijë vota të vlefshme më 14 maj, të përkrahur fuqishëm në terren nga PS-ja dhe PSD-ja. Para dy vjetësh, kandidatët për deputetë të këtyre dy partive morën diçka mbi 800 mijë vota të vlefshme, duke siguruar kështu 77 mandate parlamentare. Nëqoftëse këto dy parti marin po 800 mijë vota të vlefshme pas dy vjetësh, mund të sigurojnë 84 mandate parlamentare, ngaqë duket se partitë e ndryshme opozitare e kanë tavanin e përbashkët rreth 600 mijë vota (kandidatët e Berishës e Metës për kryebashkiakë morën vetëm 500 mijë vota më…

Read More

Dy ditë më parë, Butrint Imeri festoi ditëlindjen. Këtë ditë ai e priti në një festë private luksoze në Shqipëri krah shumë fytyrave publike. Por ajo që mori vëmendje ishte mungesa e mikut të tij Don Xhonit, që e konsideronte vëlla. Reperi nuk u pa askund dhe për më tepër as nuk e uroi në rrjete sociale. Ndjekësit ngritën pikëpyetje për arsyet përse mungoi Don Xhoni në festë dhe pse mungoi një urim në rrjete sociale. Dyshimet që ka ndodhur diçka mes tyre janë shtuar më tepër tani me veprimin e fundit. Dy këngëtarët hoqën njëri – tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram duke vërtetuar kështu krisjen e miqësisë.

Read More

Gjigandi i rrjeteve sociale, Twitter ka rënë dakord të respektojë ligjet e reja të Bashkimit Evropian që synojnë parandalimin e lajmëve të rremë, propagandën ruse dhe krimin në internet. Ky vendim vjen pasi zyrtarë të lartë të komisionit evropian vizituan selinë e kompanisë për të testuar aftësinë e saj për të vepruar legalisht në bllokun evropian, vetëm disa javë pasi pronari i gjigandit të rrjeteve sociale, Elon Musk, hoqi dorë nga kodi vullnetar i praktikës së bllokut për dezinformimin. Vizita e zyrtarëve evropian kishte si synim të testonin kontrollet e kompanisë mbi propagandën ruse, lajmet e rreme dhe aktivitetin kriminal,…

Read More

E gjithë bota përjetoi dy ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë të hënën dhe të martën, thanë shkencëtarët nga projekti Climate Reanalyzer në Universitetin e Mejnit. Temperatura mesatare globale arriti nivele të paprecedentë për dy ditë radhazi. Të hënën, kishte tashmë një rritje të ndjeshme të nxehtësisë, por e marta pa një rritje edhe më të dukshme prej 0,17 gradë Celsius, që konsiderohet si një kërcim i konsiderueshëm për sa i përket mesatareve globale dhe të dhënave historike. Llogaritësi i klimës i Universitetit të Mejnit, i cili mbështetet në të dhënat satelitore dhe simulimet kompjuterike, parashikon se temperatura e…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sot tre policët që u rrëmbyen para disa ditësh nga forcat serbe dhe u mbajtën në burg. Osmani ka falenderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë. “Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, është shprehur Osmani. Të tre policët kanë falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe…

Read More

Inspektorati i Peshkimit në bashkëpunim me grupin e Task-Forcës dhe Policinë Kufitare, kanë kryer kontrolle në vijën bregliqenore të liqenit të Ohrit. Një varkë e peshkimit është sekuestruar nga policia, pasi kryente gjueti të paligjshme në liqenin e Ohrit. “Në zbatim të Planit të Masave për evidentimin dhe parandalimin e gjuetisë së paligjshme në vijën bregliqenore Inspektorati i Peshkimit qarku Korçë në bashkëpunim me grupin e Task-Forcës, OMP Pogradec dhe Policinë Kufitare kanë kryer kontrolle në vijën bregliqenore të liqenit të Ohrit. Gjatë kontrollit është sekuestruar një mjet peshkimi në gjueti të paligjshme. Autoritetet kanë shtuar kontrolle të shumta kohëve…

Read More

Kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri nuk e mbështet vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili refuzoi të takohet me kryeministrin Rama nesër në Prishtinë. Gjatë intervistës në “Special Report”, Muhaxherri tha se veprimet e Kurtit po e vënë në rrezik serioz sigurinë dhe të ardhmen e vendit. “Nuk është e mirë për një kryeministër të Kosovës për të mos pritur një kryeministër shqiptar dhe për të mos bashkërenduar veprimet, që duhet t’i marrim bashkërisht si dy shtete. LDK është për të krijuar një front të përbashkët me shoqërinë civile për mbrojtjen e shtetit, sepse po shihet…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstaton një dëm prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike, thekson se vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit mund ta parandalojë falimentimin e Shqipërisë. “Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”! Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet…

Read More

Artan (Marius) Tafani, i cili është në kërkim për grabitjen e 30 mije eurove pak ditë më parë në një pikë valutore në zonën e Astirit në kryeqytet, është një emër i njohur për autoritetet, pasi dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Sipas mediave, dyshohet se Tafani mund të jetë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Edhe makina e vjedhur që u gjet në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale.

Read More

Policia greke ka vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar grek, pasi janë kapur duke fshehur kokainë në një shtyllë tensioni. Mediat greke shkruajnë se dy të rinjtë kishin blerë katër doza më kokainë, me peshë 3.5 gram dhe tentuan t’i fshihnin ato në një shtyllë tensioni. Gjatë operacionit policor, dy të rinjtë tentuan të arratiseshin, por pa sukses.

Read More

I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën se vizita në Prishtinë e Beograd i kanë ndihmuar në qartësimin e hapave të ardhshëm për shtensionimin e situatës. Ai i bëri këto komente në rrjetet sociale pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd, në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri të Kosovës. Zoti Lajçak tha se pati një bisedë të hapur e të sinqertë me presidentin serb “mbi rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrje të serbëve të Kosovës si dhe rikthimin në dialog”. Presidenti…

Read More

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka treguar se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në internet. I ftuar në studion e “Wake Up”, ai u shpreh se në 3 muajt fundit shqiptarët kanë kërkuar për ChatGPT, duke i marrë fronin fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Blendi: Çfarë kërkimesh ke bërë, ça na ke sjellë? Tomi: Unë kam sjellë 3 muajt e fundit se çfarë kanë kërkuar shqiptarët në ‘Google’. Enxhi: Për çfarë kanë kërkuar, për rritjen profesionale, argëtim apo për ndonjë gjë tjetër? Tomi: Në përgjithësi ‘Google’ përdoret për të shuar kuriozitete, nga shumica…

Read More