Qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore me të cilën thotë se ka qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe në sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim. Pr/ligji i cili nuk ka dalë në konsultim publik u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë mesditën e 5 korrikut 2023, e disa orë më pas u dorëzua në Kuvend ku kërkohet të kalohet me procedurë të përshpejtuar. Në nenin 4 të pr/ligjit thuhet se për…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin Ballkanik, dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë. Rama e nis turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë. Pasi u refuzua nga Albin Kurti, kryeministri Edi Rama do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi zhvillohet nga ora 16:00. Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët…
Dashi Personaliteti juaj është shpërthyes dhe simpatik, por kujdes që të mos tërhiqeni shumë nga emocionet. Dashuria do jetë në qendër të jetës suaj, favorizoni aventurat romantike. Demi Të enjten personaliteti juaj shquhet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij. Zakonisht jeni njerëz të besueshëm dhe besnikë, por përpiquni të mos tërhiqeni shumë nga kokëfortësia. Së fundi, korriku sjell stabilitet nga pikëpamja sentimentale. Binjakët Gjatë orëve në vijim do të jeni jashtëzakonisht të pajtueshëm me shenjat e tjera. Muaji i ardhshëm do të sjellë më shumë intimitet dhe lidhje në marrëdhëniet e dashurisë. Projektet e reja në sferën profesionale do të…
Gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se tregu i drogërave të forta ka pasur lëvizje gjatë kohëve të fundit. Komentet Lala i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”, ku tha se trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë bëhet përmes tretësirave të ndryshme, qymyrit apo edhe konteinerëve me banana. “Mua sot më shqetëson trafikimi i drogërave të forta. Kryesisht trafikimi i kokainës nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë. Pjesa më e madhe kanë ardhur përmes kontenierëve me banane. Ka pasur raste që ka ardhur përmes tretësirave të ndryshme. Maroku dhe Afganistani janë vende prodhuese, rasti më i fundit…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do presë në takim kryeministrin Edi Rama nesër në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e presidencës së Kosovës. “Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Osmanit.
Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është bllokuar, duke krijuar rradhë kilometrike trafiku. Qindra automjete të transportit prej 4 orësh janë në pritje në kufi pasi po presin përpunimin e të dhënave, duke krijuar në këtë mënyrë radhë kilometrike kamionësh. Shoferët e mjeteve deklarojnë se radhët janë krijuar për shkak të mbarimit të afatit të kontratës në terminal, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë informacion se pse është kjo gjendje. Kontrata në terminalin e Prizrenit ka skaduar ditën e djeshme për mallrat që hynë nga Shqipëria, duke sjellë radhë të gjata në kufi.
Gazetari Artan Hoxha ka përmendur në Newsroom një nga problematikat që penalizon reporterët në punën e tyre. Hoxha tha se kur shikon një reporter që drejton një automjet luksoz që tejkalon të ardhurat e tij, atëherë ai nuk mund të konsiderohet më një gazetar. Të njëtën gjë shtoi dhe për drejtorët. Sipas gazetarit Hoxha, nëse një drejtues i një medieje apo një efektiv policie jeton në vilë luksoze dhe mban në dorë ora të markave të shtrenjta, tregon se ai është rreshtuar në krahun e tyre që duhet të luftojë. Hoxha tha gjithashtu se edhe publiku e bën dallimin mes…
Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se anulimi i mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës nga ana e kryeministrit Rama është një moment historik që do të mbahet mend për keq dhe s’mund të kalojë aq lehtë. “Është një moment negativ, historik, në historikun e marrëdhënieve të dy shteteve. Ne me të vërtetë jemi dy shtete më vete, por ne jemi një komb dhe ky është turpi më i madh që ka ndodhur mes shqiptarëve në dy anët e kufijve,” – u shpreh Qafoku. Megjithatë, ai doli kundër ish-deputetit të PD-së, Aldo Bumçi…
A mendoni se mund t’i vëreni shenjat që tregojnë se partneri po ju tradhton? Sipas një studimi, njerëzit që e kanë pasur numrin më të madh të partnerëve seksualë apo ata që kanë tendenca impulsive janë më të prirë të tradhtojnë. Megjithëse çdo lidhje është unike, hulumtuesit kanë zbuluar se ka disa faktorë të caktuar që i nxisin njerëzit të jenë të pabesë. Sipas zbulimeve, të cilat janë publikuar në “British Journal of Psychology”, njerëzit që janë impulsiv mund të tradhtojnë thjesht sepse nuk duan të pauzojnë për ta analizuar situatën dhe kështu veprojnë në bazë të mendimeve dhe emocioneve…
Në fund të vitit, në dhjetor, “Portokallia” feston 20-vjetorin, por nuk ka shpëtuar nga lajmet se edhe ky program humori nuk do të rinisë sezonin e ri, ka mbërritur në fund të rrugëtimit. Në të vërtetë, asgjë nuk është konfirmuar, përkundrazi. Salsano Rrapi, moderator dhe aktor i “Portokallisë”, e dëgjoi për herë të parë këtë lajm. I ftuar në “Pushime on Top” Salsano nuk i shpëtoi pyetjes për “Portokallinë”. Ai shprehu habi kur dëgjoi lajmin se “Portokallia” mund të mbyllet, por tha me bindje se një lajm i tillë as që është diskutuar ndonjëherë. “E para e punës, unë këtë…
Lulzim Basha po e zhvillon fushatën për të rimarrë drejtimin e PD-së larg kamerave, por me takime të postuara në rrjete sociale, ndryshe nga rivali i tij Gjergj Hani që të vetmen hapësirë elektorale që po shfrytëzon është media, pasi ai pretendon për një garë të pabarabartë mes tyre. Teksa nuk janë të paktë zërat që akuzojnë Hanin se ka shërbyer për legjitimimin e procesit zgjedhor brenda partisë. “Nuk kam asnjë lloj mbështetje për sa i përket platformës sime. Establishmenti apsolutisht asnjë lloj përkrahje, as morale. Të bësh takime nëpër rrethe do mundësi financiare të cilat unë nuk I kam.…
Artistët e njohur bëhen bashkë mbrëmjen e 8 korrikut në Butrint. Aktori i njohur, Timo Flloko, do të mbledhë artistët në një mbrëmje poezie, ku nuk do të mungojë as muzika. Pjesë e kësaj mbrëmje është dhe tenori Saimir Pirgu, që do të performojë në Butrint shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Teatri bën me dije se me këtë pjesëmarrje do të çelë dhe kalendarin turistik këtë sezon. “Yjet vijnë në Butrint! Timo Flloko i njohur si artist multidimensional, do të mbledhë yjet botërorë e shqiptarë, në një koncert siç asnjëherë nuk është parë! Me…