Author: tirana

Maqedonia e Veriut është shteti i parë ku Kryeministri Edi Rama nisi turin e vizitave në Ballkan. Kreu i qeverisë u prit në aeroportin e Shkupit nga zv/kryeministri Artan Grubi. Më pas, u takua me kryeministrin Kovaçevski në selinë e qeverisë. Sipas axhendës, do të ketë një takim kokë më kokë i Ramës me Kryeministrin Kovaçevski dhe më pas takim mes delegacioneve të të dyja vendeve. Në orën 12:00 do jetë konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrave Rama-Kovaçevski. Pas takimit mes delegacioneve është parashikuar drekë e përbashkët, ndërsa më pas Edi Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të…

Read More

Prokuroria e Lezhës kërkon 20 vite burg për Redion Hysën, i cili akuzohet për vrasjen e policit Xhulio Prela. Hysa u dyshua për ngjarjen pas gjetjes së një arme pistoletë të fshehur në një depozitë uji në taracën e banesës së tij. Në armën pistoletë nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, por ekspertiza balistike provoi se me të është kryer qitje në vendin ku u vra ish-efektivi Prela. Në vijimësi, Hysa ka mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen. Ai ka pohuar se nuk ka dijeni se si ka përfunduar arma pistoletë pranë banesës së tij.

Read More

Në kuadër të turit Ballkanik që po zhvillon për Procesin e Berlinit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup. Ai pritet që të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga Shkupi, ku shihet se është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe nga kryenegociatorja e Shqipërisë për Integrimin në BE, Majlinda Dhuka.

Read More

Studentët po protestojnë kundër vendimit të qeverisë, që i detyron ata që të punojnë 5 vite pas mbarimit të studimeve, që pastaj të marrin diplomën. Një nga studentët në vitin e pestë të mjekësisë, është shprehur se ky vendim është absurd dhe bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut. “Dje ka dalë një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut. Na privohet e drejta e lirisë së lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. Sipas tyre, ose paguani gjobën ose firmën që për ne është absurditet që kurrsesi nuk…

Read More

Projektligji i qeverisë për studentët e Mjekësisë, është tema kryesore e diskutimeve në seancën e sotme në Kuvend. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve por shprehet se kjo cështje nuk zgjidhet me forcë. Tabaku: Më vjen mirë që ka një problem me mjekët që largohen. Më në fund qeveria e sheh situatën dramatike për mjekët që largohen por kjo s’ndryshohet me forcë. Reforma e arsimit të lartë ka treguar si ka dështuar. Reforma që s’kanë gjithëpërfshirje. Nikolla: Jo nuk e kam zakon. Tabaku: Është e pamundur që parlamenti në…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është përfshirë në një debat me deputeten e PD-së, Albana Vokshi, në diskutimet për projektligjin për Universitetin studimet për Mjekësi. Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar? I keni çuar për të studiuar jashtë. Pse fëmijët tuaj e paskan këtë të drejtë dhe i ndaloni të rinjtë që të ikin të studiojnë? Nikolla: Po flet përçart! Vokshi: Nuk jeni konsultuar, nuk ka transparentë nuk është e turpshme është skandaloze!

Read More

Në seancën e sotme plenare, është debatuar në lidhje me projektligjin e qeverisë “Rama 3” për studentët e Mjekësisë që pas viteve 5 punë, do të marrin diplomën. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur deputetes Flutura Açkës, duke thënë se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe i thotë deputetëve se do motivojnë mjekët ashtu siç kanë motivuar ligjvënësit të lënë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. “Janë 1200 mjekë shqiptarë të cilët kanë përfunduar studimet qoftë ato universitare apo të specializimit në Shqipëri dhe sot nuk ia ofrojnë këtë shërbim qytetarëve shqiptarë. Ky është një…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Fltura Açka që në nisje të seancës plenare, e ka cilësuar si ekstreme projektligjin e qeverisë studentët e Mjekësisë. Për të është një masë drastike dhe se nuk është diskutuar me grupet e interesit. “Duhen marrë masa që djemtë tanë mos të na ikin por ne duhet ta bëjmë atdheun tonë të dëshirueshëm kjo është një masë shumë ekstreme dhe nxitimi juaj është shumë i pavend. Është një masë drastike. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk ka pse të vijë në parlament me kaq nxitim. Gjëja e parë që ndodh është shkelja e të…

Read More

Policia bën me dije se është bërë e mundur gjetja e 25-vjeçares dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. T, 40-vjeç, banues në Divjakë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A.M, 34-vjeç, banues në Grabian, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar në kokë shtetasin F.K, 63-vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i…

Read More

Një 7-vjeçare rrezikoi të mbytej në det mesditën e së mërkurës në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Përgjatë vijës bregdetare të Lezhës nga Rana e Hedhur deri në Tale, janë mbi 500 stacione plazhe, por në pjesën më të madhe të tyre mungojnë kullat e vrojtimit, ndërsa dhe aty ky janë nuk ka roje plazhi. Shqetësimi është ngritur nga eksperti i turizmit Leonard Seferi, i cili ju bën thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjehershme për të garantuar siguri për pushuesit. Situata problematike sa i përket sigurisë pranohet dhe Bashkia Lezhë, e cila ka ngritur një task-force…

Read More

Qysh në muajt e parë të pushtimit të termocentralit bërthamor në Zaporizhia në vitin 2022, kompania ukrainase “Energoatom” raportoi se ushtria ruse ndoshta kishte minuar centralin dhe bregun e rezervuarit të Kahovkës, uji i të cilit përdoret për të ftohur centralin. Pas shkatërrimit të murit të digës nga ushtria ruse në fillim të qershorit, Kievi njoftoi se okupatorët kishin minuar edhe pellgun e ftohjes. Tani Shtabi i Përgjithshëm ukrainas paralajmëron se rusët kanë ngjitur në dy blloqe të centralit bërthamor edhe “objekte të ngjashme me pajisje shpërthyese”. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) raportoi në fund të qershorit se nuk…

Read More