Miopia është defekti më i zakonshëm i shikimit në botë dhe gjithnjë e më shumë njerëz pritet të vuajnë nga ajo. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë deri në vitin 2050 kjo patologji do të prekë 50% të popullsisë në mbarë botën. Miopia mund të korrigjohet në shumicën e rasteve. Përveç lenteve dhe teknologjisë së përhapur të lazerit, ekziston një mundësi tjetër: lentet intraokulare. Lentet ICL, Implantable Collamer Lens, e bërë nga një material i butë, i hollë dhe i palosshëm, janë të pozicionuar midis kristalit dhe bebëzës së syrit. Sipas mjekëve një operacion i shkurtër që zgjat veç disa minuta…
Author: tirana
Angelina Brezhenskaya rrëmbeu kurorën e Miss Moskës 2023. Por fitorja e modeles 25 vjecare u pasua me shumë kritika për shkak të operacioneve plastike për t’u dukur si një Barbie. Angelina nuk e mohoi këtë, por ndërsa e gjithë fytyra e saj ka shenjat e qarta të ndërhyrjeve estetike, vazhdon të pretendojë se ka bërë vetëm rinoplastikë, me rekomandimin e mjekëve. “Kam bërë vërtet rinoplastikë, nuk po e mohoj. Për këtë kishte disa indikacione mjekësore. Mendoj se në ditët e sotme pak njerëz habiten nga ndërhyrjet estetike. Unë kujdesem për veten dhe bëj rregullisht procedura të kujdesit të lëkurës. Është…
38-vjeçari Tajar Vrenozi i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar këtë të enjte nga Policia, pasi dyshohet se kanoste 28-vjeçaren me iniciale V.M për të ushtruar prostitucion si dhe i siguronte asaj kilentë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika për të ushtruar veprimtarinë kundrejt pagaesave që varionin nga 150 deri në 300 euro. Në pranga është vendosur edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale. Të dy shtetasit ishin shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni të zhviluar më datë 17 Qershor 2023. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, një foto me grupin që do të niset në Shkup në kuadër të turit Ballkanit. “Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit…
Presidenti Bajram Begaj është nisur këtë të enjte drejt Republikës së Azerbajxhanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev. Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri. Vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpёrndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit. Në përfundim të takimeve, dy krerët e shteteve do…
Vendimi i qeverisë që ka vënë kush punën 5-vjeçarë që studentët e Mjekësisë të marrin diplomën, do të prodhojë sot një tjetër protestë nga studentët që janë kundër. Studentët theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por e cilësojnë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe. Ata kërkojnë nga ministritë përkatëse përmirësimin e kushteve, të auditorëve, ambienteve të praktikave dhe spitaleve rajonale, që sipas tyre, nuk përmbajnë elementet për ushtrimin normal të profesionit. Ata që janë duke vazhduar studimet, duke nisur nga viti i dytë e deri në…
Kryeministri Edi Rama nis këtë të enjte turin Ballkanin. Përmes një postimi në Twitter, ku edhe ka treguar për agjendën e takimeve, Rama flet për refuzimin nga ana e Albin Kurtit. Ai thotë se mëngjesin e sotëm janë dorëzuar 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga qeveria Rama. “Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem…
Testamenti i Silvio Berlusconit është hapur dhe jeta në galaktikën e themeluesit të Mediaset dhe Forza Italia nuk ndryshon. Fininvest i cili kontrollon grupin televiziv dhe Mondadori, si dhe një pjesë të madhe prej 30% në Banca Mediolanum, mbetet fort në duart e familjes. Vajza e madhe Marina po merr një rol kryesor. Ajo që del nga studioja e noterit milanez Arrigo Roveda, i cili refuzon çdo koment me gazetarët, në një farë mënyre ishte parashikuar nga miku i përjetshëm i Silvio Berlusconit. Fedele Confalonieri ka përjashtuar “çdo pasojë në familje dhe strukturën e kompanive të kontrolluara apo në pronësi…
Vendimi i qeverisë Kurti që shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, për Bashkimin Europian është i njëanshëm dhe nuk kontribuon për shtensionim të situatës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë se udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së në Këshillin Evropian javën e kaluar kanë bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës. “Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së në Këshillin Evropian javën e kaluar bënë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në Kosovë. Këto emërtime janë një hap i njëanshëm që nuk kontribuon në de-përshkallëzimin e situatës dhe as për të gjetur një mënyrë…
Këtë të enjte Parlamenti do të mblidhet për të miratuar çështjet e rendit të ditës. Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, do të bëjnë raportimin vjetor krerët e disa institucioneve si dhe do të miratohen disa projektligje. 1.Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 27.6.2023.
Është zbardhur agjenda e vizitës të kryeministrit Edi Rama në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ashtu sikurse u njoftua dy ditë më parë kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër një tur ballkanik në rajon. Ajo që bie në sy është pritja për konfirmim e një takim me kryeministrin Albin Kurti, i cili një ditë më parë deklaroi se nuk do të ketë takim bilateral me Ramën por tha se i ka kërkuar që të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të qeverive.
Këtë të enjte, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës e më pas në mesditë shtim vranësirash mesatare të cilat do të pasohen me reshje të pakta shiu në formë të izoluar në male, kryesisht në pjesën lindore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 13m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.