Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të turit Ballkanik që po zhvillon për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare u prit fillimisht në aeroport nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Më pas kreu i qeverisë u takua ‘tete a tete’ me kryeministrin Dimitar Kovacevskin. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski në një konferencë me Ramën, i bëri thirrje palëve në Kosovë dhe në Serbi që të ndërmarrin hapa për deeskalimin e tensioneve. Kovaçevski u shpreh edhe se…
Author: tirana
Këngëtarja Fjolla Morina e cila prej muajsh ka shqetësuar rrjetin me videot e saja duke akuzuar me emra, persona që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar, është shtruar në spital pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Morina ka nisur një dramë në rrjet duke ndarë pothuajse gjatë gjithë ditës video ku akuzon me m emra personazhe të njohur dhe jo vetëm si organizatorë, vrasës dhe kokat e krimit në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo është parë shpesh në gjendje të rënduar, nisur nga akuzat, paraqitja e saj dhe të shpërthimet emocionale në lot dhe shpeshherë edhe në…
Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha kërkoi që të tërhiqet ligji për kushtëzimin e diplomave të studentëve të mjekësisë dhe u bëri thirrje studentëve të të gjitha fakulteteve dhe familjeve të tyre të bashkohen dhe të protestojnë kundër këtij ligji. “I bëj thirrje studentëve të fakulteteve të tjera që t’u bashkohen studentëve të mjekësisë se kauza e tyre është e drejtë. Se ndëshkimi që u bëhet atyre është një atavizëm e regjimit të etërve të tyre. U bëj thirrje prindërve të mbështesin kauzën e drejtë të fëmijëve të tyre. Nuk ka atentat më të rëndë ndaj lirisë së zgjedhjes se…
Bashkautorë për kultivim dhe shitje në doza të cannabis sativës, kapen në flagrancë pranë vendit ku kishin kultivuar bimët narkotike dhe vihen në pranga 3 shtetas. Asgjësohen nëpërmjet djegies 70 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe sekuestrohet një sasi e kësaj lënde narkotike e ndarë në doza. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vazhdën e operacioneve kundër krimeve në fushën e narkotikëve, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Ishmi”, si rezultat i të…
Prej disa javësh po përflitet beteja për pasurinë e familjes që përfshin këngëtaren Violetë Kukaj. Rasti u bë i njohur për publikun nga ‘Shihemi në gjyq’ ku versionin e tyre e dhanë ish-kunatat e këngëtares që e akuzuan atë për tjetërsim të pronës. Por duket se emisioni ka qenë vetëm një pikënisje. Prive raporton se të enjten, në prokurori është denoncuar kallëzimi penal nga ana e ish-burrit dhe ish-vjehrrës së këngëtares së njohur. Përpos për çështjet e patundshmërive, kallëzimi përfshin edhe pretendime, për siç thuhet ‘vjedhjen e arit’ nga ana e këngëtares Kukaj.
Pas kryeministri Edi Rama dha lajmin, janë zbardhur 13 marrëveshjet që pritet të firmosen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ditën e sotme. Marrëveshjet janë firmosur nga pala shqiptare dhe pritet që të kundërfirmosen nga pala kosovare. Kryeministri Edi Rama njoftoi se ato i janë dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Tashmë, kreu i qeverisë pret që të konfirmohet edhe takimi bilateral me Albin Kurtin. Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, Rama ka planifikuar një takim bilateral me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Me thirrje kundër qeverisë Rama dhe vendimit që i ndalon për 5 vite që të largohen nga vendi dhe të punojnë në Shqipëri që më pas të marrin diplomën, studentët e Mjekësisë po mbajnë një protesta para Kuvendit të Shqipërisë, ku edhe deputetë të opozitës patën debate dhe akzua ndaj qeverisë.
Maturantët e gjimnazit “Partizani” në Tiranë e kryen ceremoninë e diplomimit në shkollën e tyre të re, e cila është ringritur më e madhe dhe më e fortë se godina e mëparshme. I pranishëm në këtë ceremoni të veçantë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se i vinte mirë për mbajtjen e premtimit, që të rinjtë e këtij gjimnazi do diplomoheshin në godinën e re. “Kishte nga ata që thoshin se Lali i bën këto premtime sepse është në fushatë dhe me gjasë nuk ka për t’i mbajtur. Por, ja ku jemi sot! Unë besoj se fjala e…
Gjatë debatit në Kuvend për projektligjin që prek studentët e <jekësisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla iu referua Sali Berishës si mjekun varkëtar të Enver Hoxhës. Në përgjigje të tij, Berisha tha se nuk e ka vizituar kurrë dhe e kërcënoi që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë. “Parafolës është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme të vendit. Është një person i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra kilometra të tëra telefonatash me vrasës trafikantë, përdhunues etj. Asnjëherë mos prisni kurrë…
Sali Berisha e cilëson ndëshkim për studentët projektligjin e qeverisë që të bëjnë 5 vite punë për të marrë diplomën e mjekësisë. Në fjalën e tij në Kuvend i bën thirrje studenteve të fakulteteve të tjera dhe prindërve që të mbështesin protestën e studentëve të mjekësisë. Taulant Balla i është përgjigjur Berishës, të cilit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë. “Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës…
Data 5 Korrik shënjoi një ngjarje të rëndësishme në kryeqytet për mediat më të spikatura në vend dhe të rinjtë pjesëmarrës në konkursin PONDER “Kritikët e Rinj”.Një konkurs i cili organizohet nga ICTSLab me mbështetjen e UNICEF Albania dhe Qeverisë Italiane mblodhi më shumë se 10 përfaqësues të mediave tradicionale dhe online si dhe u nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe shoqatës ALBICT për mundësinë e praktikave të punës për të rinjtë e angazhuar në PONDER.Ky event mblodhi gazetarë e figura të rëndësishme mediatike në vend si znj. Amela Krasniqi (AMA),…
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka po paraqet sot para Gjykatës së Posaçme konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Përmes avokatit, Koka ka mohuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Procedurën e koncesionit nuk e hap ministri, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe se çdo vendimmarrje e komisionit ka kaluar dhe në filtrat e Këshillit të Ministrave. Seanca është ndërprerë për 30 minuta.