Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka mohoi të gjitha akuzat ndaj tij për inceneratorin e Elbasanit. Në seancën gjyqësore, ai “shënjestroi” Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin si dy personat që kanë stisur çdo gjë kundër tij. “Kjo është e stisur nga presidenti me fallxhoren e tij, që thoshte mejhaneve që do më fuste në burg. SPAK u bazua tek kallëzimi LSI, për 2 vite nuk më pyeti. Unë, si ministër, Sekretari i Përgjithshëm zbatuam ligjin, punuam me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, por unë s’i kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time. Akuza e prokurorisë…
Author: tirana
Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, fajtor për vrasjen e ish-dhëndrit të tij Kudret Saliaj, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2021. Gjithashtu bëhet me dije se gjykata dënoi me 30 vite burg vajzën e tij, Dhurata Picari, e cila ndihmoi babanë në vrasjen e ish-burrit. Vrasja e Saliajt nga ish-vjehrri erdhi pas një historie të gjatë konfliktesh në familje, ku viktima dhe Dhurata Picari akuzonin njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore. Vrasja ndodhi 10 minuta para se pritej të mbahej seanca e radhës për divorc në gjykatë. Picari hyri në lokalin ku qëndronte ish-dhëndri dhe e ekzekutoi…
Një konflikt mes disa personash për guroren në Borizane është përshkallëzuar në një sherr fizik. Dy persona janë dhunuar me sende të forta. Ata kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, i cili përcakton edhe “detyrimin” për studentët e ciklit të dytë të mjekësisë së përgjithshme që të punojnë për një afat 2-5 vjecar në Shqipëri, jep detaje interesante në relacionin shoqërues sa i përket tarifave dhe kostos së përgatitjes së një mjeku të ri. Ky detyrim do të jetë me zgjedhje, dhe do të përfshijë edhe ata studentë të cilët janë tashmë në proces studimesh. Mosnënshkrimi i marrëveshjes me qeverinë shqiptare do…
17 persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Londër. Një makinë Land Rover është përplasur me godinën e një shkolle fillore për vajza në Wimbledon, ku për pasojë një e mitur ka humbur jetën, 17 janë plagosur, 9 prej të cilave në gjendje të rëndë. Policia ka vënë në pranga drejtuesen e mjetit, një grua rreth të 40-ave.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, në Kosovë, ku është pritur nga ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi. Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim për takim me Albin Kurtin, Rama do të pritet në orën 16:00 nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe më pas nga kryeparlamentari Glauk Konjufca. Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut. Kryeministri u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha…
Kiara është suprizuar nga veprimi i fanses së saj. Kjo e fundit ka vendosur që t’i vendosë emrin vajzës së saj Kiara dhe i ka dërguar një foto moderatores, ku i tregon bebushen dhe emrin që kishte zgjedhur. “Një princeshë tjetër si ty, Kiara erdhi në jetë”, i thotë nëna e re. “Me jetë të gjatë Kiara e vogël”, i përgjigjet moderatorja.
Luiz Ejlli ka ndarë pak minuta më parë një video në profilin e tij në Instagram ku tregon një dhuratë speciale që i kanë bërë fansat e tij nga Anglia. Shqiponja dykrenare që mban Luizin dhe Kiarën në ditët e tyre të dasmës. Kjo dhuratë ka emocionuar këngëtarin. “Një zotëri i nderuar, Hamdi Domazeti nga Londra ka 1 javë që ma ka sjellë një dhuratë dhe unë tani e hapa dhe u magjepsa. Se sheh mallin e shqiptarëve që kanë për vendlindjen. Është diçka e jashtëzakonshme, shumë e bukur”, shprhehet Luizi i emocionuar.
Prokuroria Durrës i konfiskon pasuritë dhe kërkon 6 vjet burg për shtetasin Italian Ferdinando Muollo, për Veprën Penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”. Mafiozi i Camorras, Muollo vrau ortakun e tij në Napoli, blinte prona në Shqipëri me para krimi. Muollo rezulton i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në biznes Salvatore Ridosso. Vrasja është kryer për një konflikt të lindur për 150 milion lireta. Njoftimi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka dëguar për gjykim në kuadër të procedimit…
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë dëshminë e tij të parë në sallën e gjyqit. Ish ministri shprehet se procesi dhe gjyqi ndaj tij është i manipuluar ndërsa shpesh në deklaratën e tij, të cilën e ka siguruar gazetarja e Report Tv, shprehet se e vërteta dhe pafajësia e tij do të triumfojë. Koka, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për aferën me inceneratorët. “Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me…
Ish-drejtori i hipotekës së Vlorës, Klodian Troci, është dënuar me dy vite burgim për veprën penale të “Shëprdorimit të detyrës”. Klodian Troci u arrestua në tetor të vitit 2021, pasi dha dorëheqjen nga detyra. Gjatë kontrollit në shtëpi, atij iu gjet dhe sekuestrua një shumë prej 63 mijë eurosh. Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodian Troçi, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente arkivorë të pronësisë, si tapi tokash apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi. Këto sipërfaqe toke janë në…
Prej disa kohësh Fjolla Morina është në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve të çuditshme që bën në rrjetet e saj sociale. Ajo herë pas here bën akuza të forta për disa persona të njohur, duke thënë se janë pjesë e krimit të organizuar. Ndërkohë ditën e sotme raportohet se Fjolla Morina është shtruar në spital. Sipas burimeve të ‘nzoom.biz’, ajo tani ndodhet në spital. Ndërkohë kujtojmë se nëna e saj, Selvete Rexha, ka reaguar pak ditë më parë në lidhje me gjendjen e rëndur të së bijës. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj…